Elvana Bilalaj

Lindur në Tiranë. Diplomën trevjeçare e merr në Universitetin e Firences në Media e Gazetari dhe më pas diplomohet në Universitetin e Bolonjës në Kinema, Televizion dhe Prodhim Multimedial (D.A.M.S.) Ka punuar për vite me radhë si speaker dhe gazetare në disa radio, televizione dhe gazeta në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2017 përfundon një tjetër master në Universitetin e Firences, qytet ku aktualisht jeton dhe ushtron profesionin e gazetares.