Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Letërsi Libra

Prezantim i vëllimit poetik “Dritë në lëkurë” i poetes Sabina Darova

Bardhi Hyka, profesor i letërsisë pranë gjmnazit Muharrem Çollaku në Pogradec

Albania News
31 Gusht 2019
Në Libra
"Dritë në lëkurë" , nga Sabina Darova

"Dritë në lëkurë" , nga Sabina Darova

Vëllimi poetik “Dritë në lëkurë” e poetes Sabina Darova është një vepër e këndshme që i shtohet poezisë pogradecare dhe me vlerë.

Siç pohon edhe vetë autorja tek poezia “Bekim trinjak”, ajo është bekuar nga tri qytete: Shkodra, Pogradeci dhe Kruja. Dhe vetë poezia është shkruajtur me frymëzimin që i kanë dhënë këto vende.

Prandaj dhe poezia mbyllet “E pra, si të mos jem e lumtur”?!

Kruja meditohet si një duel i lashtë mes qytetit të gurtë dhe syve të njerëzve që duan ta bluajnë atë.
Pogradeci tek poezia ” Përse hesht gjoli”, portretizohet me Qafën d Thanës, belushkën, verën ” Shesh të bardhë”, zgalemin, karafilat dhe pastaj shkon tutje në kohë, në vitet 60‘ për të dëgjuar orkestrën e vjetër, pesë vëllezërit, që në memorien e tij, Pogradeci ende këndon Palomën.

“Ata ishin pesë”, titullohet një poezi tjetër. Meloditë e tyre e kanë rrjedhën nga një liqen, ku zogjtë mrekullohen dhe nderin krahët e tyre për ti bërë vela barke që udhëtimi të jetë i përjetshëm.

Tek poezia “Dialog me tim atë” ( postmorton), Sabina Darova dialogon me sytë e mendjes me babain, duke kujtuar çastet më mbresëlënëse të assj kohe si gjeste e lëvizje, si rrotolloma e radios, kënaqësia që ndjente ai si të ishte në parajsë, kur muzika pushtonte dhomën, gishtat e tij që ledhatonin tastierën imagjinare, filxhanin e kafesë, revistat Drita, Nentori, Hosteni, mbështjellë nën sqetull, malli që digjte përbrenda kur permendte belushkë dhe përlotej për Pogradecin, dhe ajo ” njëckë” teke raki në banak sa të binte mbrëmja.

Por, nuk janë vetëm tre qytetet që e mbajnë të lidhur poeten, është edhe Shqipëria, Atdheu, që si lëmsh i lidhur mbas këmbës e shoqëron poeten gjithandej në rrugëtimet e saj prej maratonomaku. Deri në përkuljen e fundit të qepallës.

Tematika e trajtuar në këtë vëllim poetik është një gjithëpërfshirje e sociales me intimen. Do të veçoja dy lirikat intime me tituj “Shkurt dhe saktë” dhe “Maj”. Tek e para hiqet një paralele mes këtij muaji dhe lindjes së poetes

“Në shkurt/ nën shenjën e ujit dhe të ajrit / që nuk njohin ndaljen/ jeta shkruan / lulëzimin e saj të gjatë…”

Ndërsa tek poezia “Maj”, e shoqëruar me retiçensë, poetja pasqyron harlisjen e botës dhe natyrës në këtë muaj, avujt që u mësojnë ecjen nuseve të virgjëra, trëndafilat që si bandillë ndezin epshin ethshëm, rrëmbejnë puthjet dhe pastaj zhduken si xixëllonja nëpër errësirë s‘di se ku.

“Dritë në lëkurë” titullohet vëllimi poetik.

Nga ana biologjike lëkura është organi më i madh ndijor në trupin e njeriut, por në poezinë e Sabina Darovës lëkura merr frymë dhe jep frymë dhimbjeje apo dashurie.

Tek poezia “Në verë”, janë vargjet :

Mendimet në ëndrrën e diellit/ kryqëzohen/ dhe mbjellin dritë mbi lëkurë.

Lëkura metaforike si fjalë kyçe e vëllimit poetik, përsëritet tek poezia “Kur të më duash”

…Të shkrihem si vaji mbi lëkurë/ në një përqafim fatal/ përzier me aromë rrëshire.

Ndryshe përdoret kjo fjalë tek poezia ” Emrin e ka dashuri”. Mbas një emuneracion vargjesh “tre libra, tri këngë, tri shkallë, tri fjalë, “ , autorja përsërit tri herë vargun “Jam e jotja dhe djeg, për ta përmbyllur me vargun “Djeg nën lëkurë tri herë, pra jo mbi lëkurë si në poezitë e mësipërme.

Tema e mërgimit është trajtuar dhimbshëm në këtë vëllim. Tek poezia “Jemi”, mbizotëron vargu lajtmotiv “Ne të ikurit larg” , e shoqëruar me postvargjet:

Mirazhe të një fotografie të vjetër / as këtu , as aty/ hijet mercenare ngasin si masha prushin/ relike të tokës së premtuar/ pelegrinë të përhershëm.

Ose tek poezia “Gjurma”, lexojmë vargjet :

Unë dhe qyteti im/ të dy bashkë të rritur/ në një agim takimesh/ nga ato të rrallat/ që veshin pelerinën e zgjimit/ për të shkuar diku afër dhe larg.

“Fletë- hyrje”, titullohet një poezi tjetër me temë emigracionin:

Në qytet mbrritën të tjerë emigrantë lëkurëzinj/ të bardhëve si ata ju lëvizi gjithë shqetësim/ bishti i syrit pa e fshehur/ ashtu si fëmijës, kur sheh në krah të së ëmës/ në vend të tij vëllanë e porsalindur.

Por poezia mbyllet “Koha jep kohë, ridimensionohet!”

Tek poezia “Cinizëm?”, autorja ben një jetëshkrim sintezë me ….me fëmijërinë pa fëmijëri, me radhë qumështi, 15-18 vite në zbor, 25 vjeç në radhë tek shkallët e tragetit, dhe reshton në radhë për leje-qëndrim e 26 e më tej në kërkim të një identiteti. E dhimbshme një jetë në radhë!

“Për ku?”, titullohet poezia në vijim

“Mbi tjegull grisur/ ëndrra kukudhe e mërgimtarit/ një sqep i brishtë copëzat e mavijosura mbledh në zarf/ Për ku?!

Fëmijërisë, Sabina Darova i rikthehet me poezinë “Akuzë”. Akuzon të rriturit për përrallat me kuçedra, për frikën nga rruga, për mollën e helmuar nga të panjohurit, për princin sykaltër “ardhur nga asgjëja për mua; – thotë poetja. Dhe tani që u rritëm, këta të rritur teksa më shikojnë me hije mbi shpinë ngarkuar, duke kërkuar ndihmë në udhëkrxq, habiten dhe qeshin me fëmijën që vetë rritën, në fantazma përrallash kolovitur.

Proçesi i krijimit tek laboratori krijues i poetes pasqyrohet në disa poezi: Dhimbja poetike jepet nëpërmjet metaforave jo fort të qarta ashtu siç është i paqartë edhe vetë të shkruarit poezi.

Tek poezia “Squfur dhe rërë”; Sabina Darova ka shumë për të thënë. E ndjen dhimbjen e lindjes së poezisë, për fjalët poetike të mbledhura pirg në kullën e ngujimit, presin një kokëshkrepse, fosfor të kuq që të fërkohen dhe atëhere ndjen çlirim, lindje me shpresën se fjalët do të ndizen e do të marrin për dore jehonën “Ej ku je ti!”

Poezia “Qilim me gjuhë fjalësh”, flet për një bagazh të madh kulturor, historik e letrar të autores, e cila tashmë është gati që në tezgjah të nisi të endë qilimin e skicuar mbi një letër, një qilim me gjuhë fjalësh, që s‘ëdhtë gjë tjetër veç “Jeta ime”– thotë poetja.

Ajo e di mirë peshën e fjalës, ndonëse ajo fjalë është e vogël sa një bërthamë, sa një notë, sa një rrënjë, por që ka brënda aq ajër, qiell, forcë, bukuri, shpresë. Prandaj ajo këtë fjalë e ngul në mish, e mbjell, e këndon dhe pastaj noton mbi të si në një det të paqtë.

Kush është kjo fjalë magjike kaq e madhërishme? Është fjala e vetme DUA.

Muzika, vargjet për të si një nostalgji gjenetike vijnë natyrshëm në këtë vëllim dhe s‘kishte si të ndodhte ndryshe. Muzika në mënyrë metamimike vjen nëpërmjet një karkaleci, gaforre dhe barbuni, që kompleton orkestren jazz dhe më tutje një kitarë , fizarmonika në buzë, dy shkopinj dhe një pjatë.

Memoria muzikore vjen me vargjet “kur mbi tastierë, ato të parat mollëza gishtadh lëmojnë diafragmën e pianos. Tek poezia “Ai çast”, edhe çastet dashurore paralelizojnë me format dhe me tingujt muzikorë.

“Ah, ato ledhatimet e tua/ që përshkojnë si një hark violine dhe më pas” zhvishen e këndojnë një këngë.

Edhe në momentet e dhimbjes krijuese, fjala asaj i lëkundet si kompozim operete dhe flatrat e fluturës martire, janë në një ritëm vallëzimi të pafund.

E drejtëpërdrejtë është lidhja e poezive me muzikën kur Sabina Darova shkruan për të afërmit e saj.

Tek poezia “Pse hesht gjoli” porosit kamerierin për belushkë, verë, por edhe një porosi të fundit :

“Më sill orkestrën e vjetër/ pesë vëllezërit/ veshur me frak të bardhë/ të këndojnë Palomën.”

“Ata ishin pesë”

Kur era shpërndan notat e një fizarmonike të vjetër/ që mbush mushkritë me musht melodie/ që e ka rrjedhën nga një liqen.

Po e mbyll me poezinë “Nuk ngatërrohet me asnjë” që i dedikohet mësuesit.

Si përfundim një pasqyrë e vetëvetes është i gjithë vëllimi poetik “Dritë në lëkurë”.

Bardhi Hyka, profesor i letërsisë pranë gjmnazit Muharrem Çollaku në Pogradec

Argumenta të trajtuar: Liber ShqipPoezi Shqip
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

La terra sbagliata

La terra sbagliata

Janar 2023
Gazmend Kapllani
Del Vecchio
9788861102347
Albania su Lonely Planet

Albania su Lonely Planet

Maj 2023
Piero Pasini
EDT/Lonely Planet
9788859256151
Lingua madre duemilaventitre

Lingua madre duemilaventitre

Tetor 2023
AA.VV.
SEB27
9788898670857
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali