Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Galeria e pikturave nga Dafinë Vitija, përkon tërthorazi me një vizitë në një muze imagjinar etnografik shqiptar.

Nga Adela Kolea
24 Shkurt 2023
Në Intervista
Dafine Vitija Collage

Zakonisht, kur përmendet termi “Grua”, krijohet përshtypja se në çdo gjuhë të botës, që ai të jetë shprehur, të homologohet në një ndërthurje tiparesh njerëzore sigurisht të ngjashme nga një anë dhe, nga ana tjetër, secila ofron pasurinë e vet me traditat dhe kulturën e rrënjëve të përcaktuara, nga të cilat rrjedh.

Në këtë mënyrë, piktorja kosovare, Dafinë Vitija, si një artiste poliedrike, duke qenë se në pikturën e vet, si element bazë dhe frymëzuese thelbësore ka figurën e gruas tradicionale shqiptare, me veshjet folkloristike të çdo treve, nga çdo kënd i territorit shqiptar, përfshirë diasporën tonë arbëreshe jashtë kufijve të vendit, me mjediset karakteristike dhe skenografinë etnografike, ku personazhet e saj janë të pozicionuar, me aksesorët e bizhuteritë që zbukurojnë e shndrisin veshjet popullore, pra me kurën e detajeve të imta estetike folkloristike, me kontrastet kromatike e kombinimet e elementeve të gurrës popullore shqiptare, na fton automatikisht, nëpërmjet vëzhgimit të galerisë së pikturave të veta, në një vizitë të tërthortë, imagjinare, sikur të na shpaloseshin prej saj me zemërgjerësinë e mikpritjen tipike shqiptare, dyert e një muzeu të mirëfilltë etnografik shqiptar të pasur me traditat tona shumë shekullore.

Dafine Vitija 14Dafine Vitija 13Në pikturat, me një stil modern, paraqitet në mënyrë konvencionale subjekti folk tradicional femëror shqiptar.
Na shfaqet gruaja veriore shqiptare, vihet në dukje e madhërishmja Xhubletë, e cila vetëm prej pak kohësh u regjistrua në listën e pasurisë jomateriale UNESCO; paraqitet gruaja e Shqipërisë së Veriut në çdo skaj, në Kosovë e Shqipëri; ajo e Shqipërisë së Mesme me dimiq mermeri; ajo e Shqipërisë së Jugut po ashtu me veshjet e veta tipike; gruaja arbëreshe me fundin karakteristik me pala ceremonial “llambadhor”, me këmishat e qendisura dhe modelet karakteristike të flokëve të mbledhur e stilizuar në harmoni, pra këto figura grash të kulturës sonë, herë të pikturuara individualisht, herë në grupe, herë me elementë të një zone të vetme e të përcaktuar, herë me elementë të përzier e të përqafuar në sintoni ndërkrahinore, duke shprehur esencën shqiptare si në një dossier publicistik, kthehen në një tregues identitar të fuqishëm për admiruesit shqiptarë të artit, kulturës, zakoneve e historisë, edhe për ata të huaj njëkohësisht.

Dafine Vitija 12Dafine Vitija 11Dafine Vitija 10Sot Dafinën e kemi të pranishme në Albania News dhe përfitojmë për t’i drejtuar disa pyetje mbi veprimtarinë e saj.

Përshëndetje Dafinë, mirë se vjen pranë nesh. A mund të na përshkosh në mënyrë koncize, si lindi pasioni yt për pikturën?

Mirë se ju gjeta Adela, faleminderit për ftesën, kënaqësi dhe nder për mua.

Përfundimi im në pikturë nuk është rastësi. Kam kërkuar fusha të tjera paraprakisht të botës së artit gjithashtu. Prej shkollës së ciklit të ulët të muzikës, në vizatim (design) të modës për stilizëm e deri dizajnimi i bizhuterive dhe përfundova aty ku ndihem më së miri: pranë kanavacës me plot ngjyra dhe penela.
Njëkohësisht kam përfunduar fakultetin e Gjuhës Angleze, drejtimi i Linguistikës.

Gjetja ime karshi pikturës ka ardhur gradualisht me kohë dhe atëherë kur jam ndier më së shumti vetja, meqënëse më ka pëlqyer të bëj shumë gjëra njëkohësisht e ka qenë e vështirë fillimisht të përcaktohesha për atë që dua të bëj më së shumti.

Por, një moment ndryshon gjithçka dhe atëherë kur erdhi çasti që të projektohem për atë që dua të bëj dhe asgjë tjetër, i mora me vete të gjitha pasiguritë dhe ‘çka nëse’ e i shndërrova në triumf.
Praktikisht kam vizatuar që kur kam qenë fëmijë por, në mënyrë ‘profesionale’, nëse mund ta quaj kështu, tashmë bëhen 7 vjet.

A ke familje arti në origjinën tënde, ndonjë piktor paraardhës i pranishëm në të?

Nëse kthehemi në origjinë, gjyshja e nanës ka qenë artiste artizanale.
Nana dhe motra janë po ashtu në botën e artit: nana është profesoreshë e muzikës, ndërsa motra, muzikante në instrumentin e kontrabasit në muzikë klasike. Në këtë rast, artiste performuese njëra, dhe tjetra, në edukim dhe arsim, ndërsa unë, në atë pamor, që e bën edhe më të shumëllojshëm artin tonë të përbashkët, që e bashkëndajmë përmes gjeneve…

Kujt i detyrohet pasioni dhe kjo nevojshmëri jotja e brendshme, për të pikturuar kryesisht gruan folk tradicionale shqiptare?

Ka qenë një verë, kur në një akademi verore për art bashkëkohor, një profesor, pasi pati parë punën time të deriatëhershme, më pyeti:
“Po mirë, këto vajza nga fiset afrikane apo japoneze ose kultura të ndryshme me lloj-lloj ngjyra, a të ka shkuar në mend të punosh diçka me motive nga kultura jote?”
Ajo pyetje ka qenë ‘epiphany’, një farë vizioni, ku e kam konsideruar si mision apo detyrë që të merrem me këtë fushë pikërisht.
Sigurisht dashnia për vendin tem dhe për pasurinë që kemi si komb në etnografi dhe kostume, pavarësisht që s’jemi numër i madh në popullsi, sikur më motivon çdo herë e më shumë, që të tregojmë ato pjesë më të mira që kemi, sigurisht në versionin tim. Ȅshtë një burim i pashtershëm dhe me kohë ajo po shkon duke u tjetërsuar, në kuptimin se i shtoj ‘erëza’, në varësi nga frymëzimi i çastit por, baza mbetet gjithmonë e njëjtë.

A i vesh vetë këto kostume folkoristike në ndonjë rast e nëse po, çfarë ndjesish provon me to veshur? Ke një veshje tradicionale që parapëlqen në veçanti?

Nuk kam pasur fatin ende të vesh ndonjë nga këto veshje, megjithëse i kam parë nga afër.
Ngaqë janë shumë të ndjeshme dhe ato që janë më të vlefshme e më të kuruara, sigurisht që nuk kanë opsion për t’i veshur, e kam fjalën për ato të vërtetat dhe jo veshje që shiten në dyqane të souvenir-eve.
Xhubleta është dhe do të mbetet veshja ime e preferuar.
Jo vetëm se është e mbrojtur nga UNESCO tanimë, që e
bën edhe më të veçantë por, është me të vërtetë madhështore, edhe filozofike, edhe mistike, edhe historike.

A e ke një piktor – idhull tëndin shqiptar apo të huaj e nëse po, cilët janë ata?

Piktorë ka shumë që i parapëlqej.
Meqënëse çdo periudhë e artit ka “mjeshtërit e vet’ të kohës kur kanë arritur përsosmërinë e artit që kanë bërë, si në pikturë, skulpturë etj. Megjithatë, do të veçoja periudhën e fund shekullit XIX dhe fillimi i atij XX, periudha e Impresionizmit, Kubizmit dhe në veçanti, periudha e Bauhaus, ku ka qenë një revolucion dhe rishikim i artit, që e dimë dhe duke e mishëruar në dizajn grafik, veshje, gjeometri dhe mënyrë tjetër e të menduarit, në atë moderne.

Me se je duke u marrë aktualisht?

Përpos këtij stili dhe koncepti të lartpërmendur, mbi të cilin, jam duke punuar tashmë ka kohë, ndërkohë kam punuar një stil dhe koncept, që i kam dedikuar natyrës dhe botanikës, për vetë faktin që është një botë e magjishme dhe e shumëllojshme e ka shumë material dhe mënyra të ndryshme, që çdo artist mund t’i paraqesë në formën më të mirë të mundshme.

Natyra është pjesë e pandashme imja, meqënëse më frymëzon dhe më jep shtysë me përsosmërinë e saj e pikërisht për këtë arsye, ia dedikoj kohë pas kohe artin tim, aty ku paraqes një formë harmonie dhe dashurie mes bimëve dhe gjallesave.

Projekte të ardhshme?

Befasi…

Dafine Vitija 9Dafine Vitija 8Dafine Vitija 7Dafine Vitija 6Dafine Vitija 5Dafine Vitija 4Dafine Vitija 3Dafine Vitija 2Dafine Vitija 1

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

EsmeraldaCalabria Low

Intervista a Esmeralda Calabria. Nel suo film, la memoria d’Albania

23 Mars 2023
Le Vallje Di Frascineto

La cultura arbëreshe e le sue incantevoli quattro stagioni

21 Mars 2023

Librat më të fundit

Gli invisibili

Gli invisibili

Gusht 2021
Pajtim Statovci
Sellerio
9788838942297
L’amore è il cuore dell’universo con il nome Dio

L’amore è il cuore dell’universo con il nome Dio

Qershor 2022
Shefit Troka
Gruppo Albatros
9788830659063
Shamal 2021

Shamal 2021

Qershor 2021
Liljana Qafa
Aletti
9788859171973
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}