Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Më poshtë teksti i letrës së ambasadores Lendita Haxhitasim, dërguar drejtorit të gazetës “Il Fatto Quotidiano”, në përgjigje të shkrimit me titull "Rastësitë e rreme për të bërë luftëra" shkruar pak ditë më parë nga Fabio Mini.

Albania News
4 Prill 2022
Në Itali
Fatto Quotidiano Fabio Mini

«Dje Serbia, sot Ukraina – Varret masive vendosur nga NATO në 1999 në Kosovë dhe “lajmet”, të gjitha për t’u verifikuar mbi masakrat e civilëve në spital dhe në teatrin e Mariupolit»

Keshtu fillon artikulli publikuar nga gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” shkruar pak ditë më parë nga Fabio Mini, gjeneral dhe shkrimtar italian, ish komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2003. Sot, Ambasada e Kosovës në Itali i shkruan drejtorit të gazetës “Il Fatto Quotidiano” një letër në përgjigje të shkrimit.

Letra e Ambasadores së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim

I nderuar drejtor,

Lexoj gjithmonë me vëmendje dhe kuriozitet shtypin italian, përfshirë edhe artikujt e botuar nga gazeta juaj. Liria e shtypit është një nga të drejtat e patjetërsueshme që garantohet nga të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të botës së lirë. Në thelb është një e drejtë e çdo populli, e cila duhet trajtuar, mbrojtur dhe promovuar me patjetërsueshmëri nga e gjithë bota autoritative e mediave dhe nga ju gazetarët profesionistë, për të informuar në mënyrë korrekte opinionin publik të çdo demokracie, në paqe dhe në luftë.

Në vijim të ngjarjeve aktuale të agresionit të paligjshëm ushtarak rus në Ukrainë, të bësh paralelizma të neveritshme e të pabaza mbi mizoritë që po pëson populli ukrainas dhe që ka pësuar populli i Republikës së Kosovës gjatë luftës është e pahijshme dhe e dënueshme.

Kështu duhet konsideruar shkrimi i Fabio Minit, i botuar nga gazeta juaj para disa ditësh, ku lexohen gënjeshtra të tmerrshme për ngjarjet e luftës që ne kosovarët përjetuam, gjatë tentativës së spastrimit etnik shqiptar, të orkestruara dhe të jetësuara nga diktatori serb Sllobodan Millosheviq.

Drejtor Travaglio, po ju shkruaj si një qytetare kosovare që e ka përjetuar luftën jo vetëm nëpërmjet bombave por edhe me mjete të tjera, si refugjate dhe e mbijetuar, e cila tani ka nderin të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Itali. Ju informoj se spiralet e dezinformatave që krijohen nga tentativa për të deformuar dhe “rishkruar” historinë e dhunës së pësuar si pasojë e një lufte, janë jo vetëm të pasakta në këndvështrimin e parimeve dhe vlerave të frymës së shtypit të lirë, por janë edhe të pandjeshme e ofenduese ndaj popullit tonë, familjeve të viktimave të shumta që kanë emër e mbiemër, të vdekur e të zhdukur, që ende nuk kanë varr ku mund të qahen.

Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga Serbia në Kosovë janë dokumentuar me paanshmëri nga vëzhgues autoritativ ndërkombëtar, institucione, qendra studimore të vlerësuara dhe think tank si dhe nga gazetarë profesionistë, shumë prej të cilëve janë edhe kolegë tuaj italianë. Dhe siç e dini, disa nga liderët politikë dhe ushtarakë serbë janë gjykuar dhe dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Gjenocidi i regjimit të Millosheviqit dhe agresioni ushtarak e paraushtarak serb i viteve 1998-1999 shkaktoi shpërnguljen e mbi 80% të popullsisë së Kosovës, duke na detyruar të ikim, neve që ishim mbi 860.000 civilë. Mbi 10.000 bashkatdhetarët e mi nuk ia dolën, sepse u vranë e u masakruan brutalisht. Përveç kësaj, më shumë se 1,400 fëmijë janë vrarë pa mëshirë, dhe 20,000 gra janë dhunuar brutalisht. Madje, pas më shumë se 23 vitesh, ka ende shumë familje që çdo ditë presin lajme për të dashurit e tyre, sepse ende nuk dihet fati i 1600 civilëve të zhdukur. Familjarët e tyre janë gjithmonë në pritje të identifikimit të varrezave masive, për më shumë se 500 ekzekutimet masive të verifikuara në territorin e Kosovës. Serbia vazhdimisht ka manipuluar dhe është përpjekur të eliminojë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, provat gjithë botës, duke djegur dhe zhvarrosur trupat nga varret masive, madje duke përdorur kamionë frigoriferë për t’i transportuar ato në Serbi, në përpjekje për të fshirë edhe kujtesën e tyre.

Deri më sot, në Serbi ka disa vende ku janë gjetur varre masive me trupa të civilëve shqiptarë kosovarë të masakruar gjatë luftës. Batajnica, Petrovo Selo, Raska, Rudnica, Kizevaku e shumë të tjera, ende të panjohura dhe të mbajtura të fshehura nga e gjithë makineria shtetërore e Beogradit.

Ftoj Fabio Minin, dhe të gjithë ata që ende kanë dyshime për faktet e dokumentuara të tragjedisë së përjetuar  popullit tonë, të kthehen në Kosovë dhe këtë herë të vizitojnë familjet e viktimave civile të masakruara në Krushë të Madhe, Krushë e Vogël, Izbicë, Rezallë, Poklek, Kotlinë, Pastasel, Tërrnje, Suharekë, Bellanicë, Slovinje, Mejë, Gjakovë, Bellacërkë, Xërxë, Celinë, Korenicë, Drenicë, Verbovce, Shtuticë, Vushtrri, Studime e Eperme e Studime e Poshtme, Trepce, Pejë, Qyshk, Zahaq, Pavlan, Lubeniq, Istog, Prizren e shumë të tjera.

Në Kosovë ende po përjetojmë murtajën e luftës, të të vdekurve, të plagosurve, të grave të dhunuara dhe të të zhdukurve. Nderimi i kujtimit të tyre është parakushti i parë për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Populli i Republikës së Kosovës po e ndërton ditë pas dite të ardhmen e tij, me aspirata të pazëvendësueshme për t’iu bashkuar sa më shpejt familjes së madhe euroatlantike. Dhe këtë do ta arrijmë edhe falë mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve tanë si Italia mike.

Drejtor Travaglio, e sigurt për mirëkuptimin tuaj dhe me besim për bashkëpunimin tuaj, mbetem në dispozicionin tuaj të plotë që të mund të raportoj në “Il Fatto Quotidiano” komentin tim si dëshmitare mbi përvojën e jetuar gjatë luftës së fundit në Evropë të 1998-1999.

Lendita Haxhitasim, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Itali

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025
Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025

Librat më të fundit

Albania serafica

Albania serafica

Qershor 2023
Donato Martucci
Besa Muci Editore
9788836293353
Epifanie sostratiche e non. Le th- words del sardo e dell’albanese

Epifanie sostratiche e non. Le th- words del sardo e dell’albanese

Janar 2023
Alberto G. Areddu
9798372805491
Sorelle spaiate

Sorelle spaiate

Qershor 2024
Giunti Editore
9788809935976
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali