Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Turizëm

“Plazhi dhe Galateo”, kodi i mirësjelljes në pushime

Në verë, vërtet ne shkojmë me pushime por, nuk duhet të “nisim me pushime” rregullat e mirësjelljes në shoqëri

Adela Kolea
20 Gusht 2019
Në Turizëm
Ksamil

Ksamil

Përmbajtja

  • 1. Smartphone
  • 2. Bar, kioska apo restorante.
  • 3. Sport.
  • 4. Fqinjët e çadrës.
  • 5. Fëmijët.
  • 6. Plazhi.
  • 7. Bronzimi i lëkurës.
  • 8. Mjedisi.

Shoh të nevojshme, në këtë mënyrë, të përcjell një përmbledhje të kodit etik dhe të normave të sjelljes, atyre konvencionale të bon ton-it, për t’u pasur nën vëzhgim në plazh e kudo qofshim me pushime, të përpiluara nga Akademia Italiane e Galateos.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, stina e verës nuk ka mbaruar ende.

Ndonëse shumë prej jush janë kthyer nga pushimet, të tjerë përgatiten për t’i nisur ato.

Zyrtarisht kemi edhe një muaj verë, ama përtej kësaj, koha e bukur vazhdon dhe pushimet për inerci, zgjasin relativisht për secilin, nëpër lokalitete të ndryshme: det, mal, liqene, lumenj, etj.

Përveç faktit se në verë, vërtet jemi ne ata që shkojnë me pushime dhe ndërkohë, nuk duhet të “nisim me pushime rregullat e mirësjelljes” por, duhet t’i vëzhgojmë me kujdes ato, janë edhe disa norma bazë të kodit etik të njeriut, që nuk kanë “stinë apo vendndodhje”: ato nuk duhen harruar kurrë.

Shoh të nevojshme, në këtë mënyrë, të përcjell një përmbledhje të kodit etik dhe të normave të sjelljes, atyre konvencionale të bon ton-it, për t’u pasur nën vëzhgim në plazh e kudo qofshim me pushime,  të përpiluara nga Akademia Italiane e Galateos.

Plazhi të krijon vetvetiu imazhin e një farë shkujdesjeje që njeriu praktikon, duke u shkëputur për disa ditë nga rregullat e ngurta të sjelljes në qytet dhe në mjedisin e punës.

Por, në të vërtetë nuk është kështu:  plazhi dhe deti kërkojnë shumë ndjeshmëri, qoftë për nga ana sociale, qoftë nga ajo mjedisore.

Në përsiatje të parë, nëse do të imagjinonim sjelljen tipike të rëndomtë në plazh, do të na vinte parasysh ndoshta ajo e një familjeje, e cila nën çadër pret vazhdimisht copa shalqini dhe vjen e ngarkuar me tenxhere e tasa me gatesa të ndryshme por, në të vërtetë, gjërat që na bezdisin në plazh janë shumë me të holla se kaq.

Le t’i vërejmë disa prej tyre:

1 Smartphone

Radhisim në vend të parë smartphone-t, pasi janë instrumentët më të përdorur dhe shpesh, ata më të bezdisshmit.

Nëse fqinji i çadrës sonë do të kalonte tërë ditën duke i treguar video në youtube mikut të tij ose partneres, mbi futbollin apo gjithçka tjetër, ose do të rrinte duke kërkuar muzikë e video pa përdorur kufjet, sigurisht që do të diktohej si një njeri i paedukatë. Njëkohësisht, janë irrituese zilet e shpeshta të telefonit me volum të lartë apo telefonatat e vazhdueshme.

Le të mos harrojme selfie-t!

Shumë persona e ngatërrojnë plazhin me një set fotografik, ku mund të na fotografojnë edhe ne të tjerëve gabimisht, pa vetëdije, ndërkohë që bëjnë selfie-t e veta dhe ne e shohim veten shpërndarë nëpër rrjetet sociale pa e ditur fare e pa autorizuar kënd.

Ose, të na detyrojnë që të bëhemi padashje spektatorë daljesh hollywoodiane nga uji, duke u fotografuar apo filmuar ato persona vetë nga “regjisorë” shumë kërkues.
Rregulli thelbësor është me siguri: veproni me kriter!

2 Bar, kioska apo restorante.

Mbani parasysh se në këto lokale, ndonëse gjenden në plazh, shkohet të veshur, të mbuluar pjesërisht me një pëlhurë që mbulon rrobet e banjos për femrat, apo nje kanotjerë, bluzë për meshkujt. Duhet të ulemi nëpër karriget e lokalit me rrobe banjo të thara e nuk duhet të kushtëzojmë tjetrin që do të ulet aty pas nesh, pasi ne të kemi njomur eventualisht vendin me ujin me kripë që mbartim në trup apo djersën, nëse do të kishim rrobet e banjos të lagura apo do të ishim të pambuluar pjesërisht, aq sa nevojitet.

3 Sport.

Të ekspozosh një fizik të stërvitur e të tonifikuar në plazh, kjo gjë është natyrisht shumë e këndshme. Nëse kjo ka ardhur si rezultat i një përgatitjeje tënde fizike paraprake në palestër apo kudo në muajt e mëparshëm, mirë se të vijë por, kjo s’do të thotë që plazhin ta këmbesh me hapësirën tënde personale për stërvitje dhe të ekspozosh para pushuesve të tjerë manitë e tua për t’u stërvitur e mbajtur trupin në formë pikërisht në ato ditë të caktuara pushimi. Një vrapim në bregdet në perëndim, është i pranueshëm por, vrapimi në mes të vapës në orën 15.00, ky është ekzagjerim dhe egocentrizëm.

Edhe sportet e praktikuara në grup duhet të aplikohen në hapësirat e përcaktuara e pa bezdisur të tjerët. E njëjta gjë vlen dhe për sportet e ujit apo përdorimin e kamerdareve të ndryshme. Duhet respektuar hapësira, largësia dhe siguria e tjetrit në det.

4 Fqinjët e çadrës.

Kur jemi në plazh, jemi të detyruar disi që të ndërveprojmë me fqinjët e çadrës, qofshin ata të përkohshëm, njëditorë, apo të vazhdueshëm, me praninë e të cilëve do të kalojmë gjithë kohën tonë të pushimeve kur kemi një çadër fikse diku.

Në të dyja rastet duhen pasur parasysh rregullat përkatëse të qytetërimit.

Duhet përshëndetur kur mbërrijmë në plazh dhe kur largohemi. Edhe në rastin kur e shohim që fqinji i çadrës është i predispozuar të këmbejë dy fjalë pa u sforcuar fundja, atëherë le të kursejmë të paktën detajet mbi restaurimin e shtëpisë sonë në fshat dhe ta lemë të relaksohet. Le të shmangim të folurën me zë të lartë, të bëjmë kujdes që fqinjët e çadrës të mos i spërkasim me solucionet tona për diellin, t’i lemë orenditë e plazhit sistemuar në rregull kur largohemi nga çadra e kujdes me peshqirët kur i shkundim: të mos i mbushim me rërë fqinjët.

Ndër të tjera, nëse kemi me vete në plazh sende apo aksesorë me vlerë, duhet të kemi parasysh që s’mund të bezdisim fqinjët që të na i mbajnë nën kontroll ato kur shkojmë për të bërë banjo në det.

5 Fëmijët.

Fëmijët në plazh janë një gëzim i vërtetë, kur janë të edukuar ama, të kontrolluar dhe të ndjekur ose një ankth i mirëfilltë kur nuk janë të edukuar siç duhet, kur vrapojnë sa para, prapa duke ngritur rërën, ndërkohë që nëna e tyre është e zënë duke bërë nje selfie perfekte për ta postuar në Instagram. Fëmijët duhen mbajtur gjithnjë nën vëzhgim dhe nuk mund t’ia ngarkosh rojes bregdetare kujdesin për ta apo fqinjit të çadrës. Kujtohuni se fëmija është juaji. Kështu që nuk do të jetë e nevojshme as që t’i bërtisni fëmijës në mes të plazhit vazhdimisht.

6 Plazhi.

Plazhi është një vend tipik ku verifikohen shpesh akte bullizmi dhe përqeshjeje, talljeje.

Plazhi është një vend për të gjithë: për persona mbipeshë, nënpeshë, me imperfeksione apo mangësi fizike, me probleme pak a shumë të rënda fizike dhe me karakteristika trupore që bien në sy. Diskriminimi nuk përcillet vetëm nëpërmjet fjalës. Shpesh një shikim i gabuar, një pëshpëritje nën zë, një përqeshje, mund të jenë një armë gati vdekjeprurëse për tjetrin. Ndaj në det relaksohuni e lini të tjerët të relaksohen.

7 Bronzimi i lëkurës.

Ȅshtë e ditur që një bronzim i tepruar i lëkurës nuk është veçanërisht elegant por, ama  edhe një ngjyrë e zbehtë kufome, në gusht nuk është e  këndshme.

Urdhri i radhës është: kujdes e kriter në marrjen e diellit mbi lëkurë, për shëndetin tuaj paraprakisht. Më tej,  për të mos u shfaqur me ngjyrën e lëkurës suaj, si të asaj karavidhes që ju shërbejnë në restorant e që ju pëlqen aq shumë, dhe njëkohësisht, për të mos u diktuar në fund të ditës, me lëkurën e djegur, si të pakujdesshëm për vetë trupin tuaj.

8 Mjedisi.

E lamë mjedisin për të fundit, duke shpresuar që në 2019-ën të mos jetë më nevoja për paralajmërime për ruajtjen e tij apo për ta vendosur në radhë të parë të listës mbi përkujdesjen.

Asgjë, e theksojmë, asgjë nuk duhet lënë në plazh!

“Letrën e lë se ajo është biodegraduese, filtri i cigares fshihet lehtë nën rërë, tapa e birrës as që duket”, të gjitha këto gjeste ju përshkruajnë jo thjesht si një të paedukatë por, si një njeri të paqytetëruar.

Adela Kolea
Adela Kolea

Burimi: Akademia Italiane e Galateos

Argumenta të trajtuar: Turizem Shqiperi
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Versi di zaini e matite

Versi di zaini e matite

Gusht 2024
Dirista Roli
Kimerik
9791254666678
Il dittatore in croce

Il dittatore in croce

Gusht 2023
Mira Meksi
A&B Editrice
9788877285393
La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria

La maledizione delle sacerdotesse d’Illiria

Mars 2022
Mira Meksi
Besa Muci
9788836292516
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali