• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet

Nisma për pensionet e shqiptarëve të Italisë: 5mijë firma në 5 ditë.

Merr hov peticioni për marrëveshjen e pensioneve Itali-Shqipëri. U nënshkrua nga 5000 persona në 5 ditë! Firmos edhe Senatori italian Tommaso Nannicini

10 Shtator 2019
0
Home Itali

Çështja e pensioneve është aq e rëndësishme për shqiptarët e Italisë sa dhe e panjohur për opinionin publik italian. Nga data 5 shtator një peticion publik po përpiqet të nxisë sensibilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve italian, krahas shqiptarëve, në mënyrë që situata të zhbllokohet.

Firmos peticionin

Faktet

“Italia ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore me shtete të ndryshme (nga Argjentina në Kanada dhe Quebec, Tunizia, Izraeli, Turqia, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika e Maqedonisë, Republika e Serbisë dhe Vojvodina)”, lexojmë në peticionin që gjendet në internet, i cili vazhdon:

“Ndër këto marrëveshjeve, për fat të keq, mungon Shqipëria”. Në Itali komuniteti shqiptar është i integruar dhe është pjesë e strukturës shoqërore dhe prodhuese. Sot ky komunitet përbëhet nga më shumë se 430mijë persona, mbi 70% e të cilëve me leje qëndrimi afatgjatë. Qytetarët shqiptarë po ndërtojnë në Itali të ardhmen e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre, duke punuar këtu prej gati 30 vitesh, veçanërisht në ndërtim dhe në bujqësi. Deri tani, një pjesë gjithmonë e më e madhe e punëtorëve vuan nga fakti që nuk ka asnjë marrëveshje midis Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve. Punëtorët shqiptarë në Itali në moshën e pensionit ose afër saj, kanë paguar kontribute si në Shqipëri (përpara se të emigronin) ashtu edhe në Itali.

Mungesa e një marrëveshjeje midis dy shteteve nuk i lejon ata të arrijnë pensionin as në vendin e nisjes e as në atë të mbërritjes, duke dëmtuar kështu atë fashë të popullsisë që ka sakrifikuar më shumë që sot të rinjtë italo-shqiptarë të jenë aq mirë të përfshirë në jetën italiane.

Firmos peticionin

Angazhimi për arritjen e marrëveshjes

Iniciativa dhe peticionit vjen pas vitesh në të cilat italo-shqiptarët janë përpjekur ti bëjnë të njohur opinionit publik këtë problem për të rritur sensibilitetin e institucioneve të vendit të tyre por edhe të Italisë.  Shoqatat dhe shumë individë, përfshirë edhe një pjesë e pensionistëve të prekur drejtpërsëdrejti, kanë organizuar konferenca dhe kanë ndërmarrë protesta. Tema është trajtuar gjerësisht nga mediat e krijuara në Itali, si Shqiptari i Italisë dhe Albania News, krahas të tjerave në Shqipëri.

Pala shqiptare në plan zyrtar shpreh gatishmëri. Por për t’i dhënë forcën e nevojshme kërkesës diferencën e bën komuniteti italo-shqiptar, që ka mundësinë dhe aftesinë të ngrej zërin e të dëgjohet nga vendimmarrësit në Itali. Kjo është shtysa nga e cila lind peticioni.

Një akt i rëndësishëm politik u krye nga Senatori i qendrës së majtë Tommaso Nannicini, i cili me anë të një kërkese parlamentare në muajin shkurt 2019 angazhoi Qeverinë italiane të aktivizonte një marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë. Senatori është edhe ndër firmëtarët e parë të peticionit, që u publikua nga Gerarta Ballo , prej vitesh aktive në çështjet e Diasporës dhe kandidatja e parë italo-shqiptare në zgjedhjet europiane. Ballo kandidoi me qendrën e majtë, ku edhe ka lobuar për çështjen e pensioneve, siç nënvizon Senatori Nannicini sot në profilin e tij Fb.

Lo sappiamo, ogni battaglia, dalla più piccola a quella più decisiva, ha bisogno di tanti piccoli passi per trasformarsi…

Geplaatst door Tommaso Nannicini op Zaterdag 7 september 2019

Me formimin e Qeverisë së re Conte, që merr votëbesimin këto ditë, qendra e majtë hyn në Qeveri, duke rritur kështu shanset e përfshirjes së marrëveshjes në aktet e ardhshme politike.

Firmos peticionin

Peticioni

Pikërisht në datën e betimit të Qeverisë së re PD-M5S të udhëhequr nga Giuseppe Conte – 5 shtator 2019 – është hedhur në internet ky peticion, duke kërkuar “që të negociohet dhe miratohet sa më shpejt Marrëveshja Itali-Shqipëri në mënyrë që ti garantojë punëtorëve njohjen e një të drejte themelore: Pensionin”. Sfida është që secili prej nesh ta nënshkruaj peticionin, ta përhapë atë dhe të shpjegojë rëndësinë e tij. Albania News do të luajë si gjithmonë rolin e saj edhe në këtë nismë.

Firmos peticionin

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda643CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version