Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Reportazh udhëtimi : Trieste, udhëkryqi i kulturave

arjankallco
24 Qershor 2014
Në Kulturë

Kam lexuar shumë për qytetin e Triestes, por rruga asnjëherë nuk më kishte rënë. Prej vitesh ftesta nga prof. Valeria Gruber dhe bashkëshorti i saj nuk mungojnë, meqë dërgojmë poezitë e studentëve për pjesëmarrje në konkursin që ata organizojnë.

Kam njohur një prej personaliteteve më në zë të korridorit Mitteleuropa, shkrimtarin dhe filozofin Klaudio Magris, presidentine Mitteleuropës z. Peticol dhe shumë miq të tjerë në ditët e qëndrimit në Lubjanë. Por më ka rënë rasti të lexoj se gati një shekull më parë Trieste ishte një prej qëndrave më në zë të kulturës europiane.

Mund të kesh lexuar shumë, por është mirë që t’i shohësh vetë me sytë e tu ato përshkrime dhe ato histori të materializuara nëpër gjithë hapësirën e qytetit, në qytetet përreth midis dy kufijve, atij italian dhe atij slloven.

Vizita konsistonte në një qëndrim njëditor ku do të shikonim nga afër qytetin symbol të rezistencës ndaj nazifashizmit dhe të gjitha ngjarjet e hidhura që e përbaltën historinë e asaj pjesë të Europës.

Autobuzi që kishim në dispozicion nga parku Tivoli i Lubjanës, ishm rreth 20 miq që kishim shprehur dëshirën ta kryenim edhe atë vizitë, mori rrugën për në Trieste. Kishte mes nesh që e kishin vizituar shumë herë dhe përsëri thoshin se ende nuk e kishin zbuluar të gjithën.

Ka kaq shumë gjëra, saqë nuk e merr dot me mend – më shpjegonte një prej kolegeve të mia që ishte ulur diku afër. E ndërsa km kalonin si pa u ndjerë, natyra kudo që kalonte ishte një kombinim i kujdesit dhe pastërtisë në një det gjelbërimi që të bënte të ndiheshe rehat në këtë udhëtim që shënonte fundin e programit tonë.

U ndalëm në një stacion pushimi për të furnizuar autobuzin dhe njëkohësisht edhe për ndonjë kafe, pasi ishim ngritur disi herët dhe vendalinjtë nuk kishin patur kohë për një filxhan të shpejtë. Por një kafe në Trieste merrte tjetër kuptim, tjetër nocion. Vendi që kafen e ka ritin më të bukur të ditës nuk ishte larg, prandaj edhe mund të mos nxitoheshim gjatë rrugës.

Afër kufirit ndarës midis Sllovenisë dhe Triestes përsëri godinat e doganës kishin mbetur të braktisura dhe të kujtonin se dikur Europa kishte barriera ndarje me ekstremin në veri të Ballkanit. Historia është mësuesi më i mirë – thonë, por në shumë raste ngjan me atë mësues që duke mos patur alternativa të tjera, përsërit faqet më të shëmtuara të saj.

Pas disa orësh udhëtim në horizont shtrihej deti Adriatik dhe më pas pjesa industriale e portit ku do të vizitonim nëj prej vendeve më të turpshme të asaj historie që përmenda pak më parë. Autobuzi u ndal në një parking dhe ne u drejtuam për tek muzeu i parë i vizitës sonë, një lloj miniholokaust në gji të Europës bregdetare, në qytetin kozmopolit të Triestes, në qytetin e Xhojsit, të Sabës dhe Svevos.

Tek hyrja të bënin përshtypje muret e lartë prej betony dhe rruga e ngushtë nëpër të cilën hyje deri në qendër të lagerit të San Sabës. Simbolikë e goditur betoni i lartë, rruga e ngushtë saqë vetë Liria e ka të pamundur ta shprehë atë moment të errët të historisë së Europës. Ndërtesa ngjante me një fantazmë që për nga tmerri ende nuk e kishte larguar shijen e hidhur të ngjarjeve.

Perceptohej në çdo hap që hidhja drejt qendrës së muzeut. Pas rrugicës dolëm në një shesh të rrethuar nga të njëjtat mure të lartë prej betoni dhe disa dhoma të lëna enkas ashtu siç lishin qënë në kohën e gjëmës së madhe. Guida jonë – prof. Speelmani na shpjegon se krematoriumi nuk ekzistonte më, pasi gjermanët e hodhën në erë para se të iknin, për të fshehur gjurmët e genocidit që kishin kryer. Në një derë afër tij, hyjmë të vizitojmë atë muze modes që mund të sigurohej pas luftës.

Ndoshta ekziston një numër i saktë i njerëzve që përfunduan në krematorium dhe mes tyre kishte hebrenj, partizanë dhe antifashistë. Prekse e gjithë skena brenda muzeut tek lexoje emrat e të gjithë atyre fatkeqëve që fati i ngujoi në atë skëterrë të vërtetë. Të ekspozuara shikon edhe ndonjë veshje të lagerit, sende të përdorura nga të dënuarit, foto dhe letra të lëna për të afërmit. Nuk ka asnjë mundësi që të vizitosh muze të tillë dhe të mos lotosh për tragjedi me përmasa të tilla.

Në librin e vendosur për përshtypjet nuk mund të mos e shtosh dhe ti emrin tënd dhe vendin nga vije. Një lloj vule që i thoshe jo tragjedisë. Në dalje të muzeut një skenë rrënqethëse ta përshkon trupin tek sheh qelitë ku qëndronin të dënuarit, të vogla, të ngushta dhe prej betoni, rralë me disa dërrsa që mund t’i jepnin formën e një shtrati. Një projektor shfaqte papushim emrat e atyre që kishin patur fatin e keq ta përjetonin tmerrin e lagerit.

Më pas autobuzi u ngjit në një rrugë dhe para syve tanë u shafq një tjetër pamje, një tjetër jetë: shëtitorja e bukur buzë detit me portin e vogël të barkave të ankoruara.

Pasi zbritëm, morrëm rrugën për të vizituar qytetin dhe disa muzeume të tjerë. Natyra e trishtë e pjesës ku ndodhet lageri, ia la vendin natyrës së qeshur të qytetit. Pasi përshkruam disa rrugë të tij, sheshin kryesor tepër befasues, u futëm në rrugica ku ndodhej muzeu i Xhojsit dhe Svevos, dy miq në jetë dhe në histori. Në një vend afër muzeut ngrihej statuja e Svevos ku bëmë edhe fotografi me të, në këmbë si për të thënë se është një prej nesh që ende jeton.

Tek muzeu na priti një zonjë e cila na foli për jetën e Svevos në Trieste deri në detaje të imta, por si çdo luftë shkatërrimtare, edhe e fundit e shekullit të kaluar nuk mund të përfundonte pa pasoja. Një pjesë e mirë e kujtimeve të Svevos, sendeve, dorëshkrimeve, pajisjeve, kishin humbur apo ishin djegur. Në ekspoze librat e tij të famshëm që i dhanë një emër të ndëruar jo vetëm në Trieste, por edhe në botë, kjo në sajë të mikut të tij të madh Xhojsit.

Në dhomën ngjitur emri i mentorit të madh e plotësonte biografinë e Svevos dhe vetë historinë e Triestes. Ishte ora e drejës dhe nuk mund të mos shkonim në një prej lokaleve më në zë të qytetit, aty ku historia e tij jetonte ende, lokal që gjendet në të gjitha guidat e Triestes. Pas një dreke të këndshme përsëri nëpër qytet për të parë pjesën më të vizitueshme të tij, historinë.

Në një urë ngjitur me parmakun ngrihej statuja e Xhojsit dhe përsëri një ndalesë e detyrueshme për fotografi, por edhe për respekt ndaj gjigandit të letrave. Të duket sikur ecen me ty sapo kalon mbi urë dhe bashkë bën një copë rrugë krah për krah me të.

Ndalesa e radhës ishte kafeneja e famshme triestine ku në vite kishin qënë pjesë e saj personazhe të njohura të qytetit që uleshin aty për një kafe dhe harronin të ngriheshin, pasi të rrëmbyer nga ngjarjet që hidheshin në letër dhe më pas prej shtëpive botuese në libra, ku mund të përmendim klientin fiks për vite Magrisin. Aty janë ngjizur kushedi sesa libra të tij në kthim nga ushëtimet e gjata nëpër rrugët e Europës.

Por kafeneja ka qënë edhe vendi i intelektualëve të shumtë që takoheshin aty dhe diskutonin për problemet e shumta të qytetit dhe vendit në të gjitha kohrat. Lokali ishte edhe një librari e vërtetë ku mund të gjeje libra të shumtë, edhe të autorëve nga bota, por nëse nuk i blije, mund t’i shfletoje dhe t’i lije përsëri në vendin e vet. Zakon i bukur që bashkë me kafen të lexoje edhe disa faqe të ndonjë libri që të tërhiqte.

Vetë lokali është një muze më vete që flet me kujtimet e njerëzve që u bënë pika referimi për banorët e tij. U takuam të gjithë aty dhe një kafe të mirë askush nuk mund të na e mohonte, të zhytur në përshtypjet e një dite që ngadalë po i drejtohej fundit.

Në programin tonë ishte parashikuar edhe një vizitë në sinagogën e Triestes, por ora dhe mosprenotimi bëri që të mos e kishim shansin të vizitonim një tempull tjetër, të kultit hebre. Përgjatë rrugëve kishte filluar gjallëria pas vapës dhe një tundim i këndshëm të një shëtitje përgjatë shëtitores buzëdetit.

Aroma e detit dhe e luleve përzihej në një atmosferë tepër të favorshme për një ditë plazhi. Koha po e arrinte finishin e vet dhe ne nuk mund të mos e respektonim atë. Në një dyluftim mes kohës dhe ne ka vetëm një humbës, historia dhe pamundësia që të shkruhet në të gjithë himtësinë e saj.

Qershor 2014

Lexoni gjithashtu: 
1. Kultura nuk mban përgjegjësitë e politikës
2. Në gjurmët e qytetërimeve

Argumenta të trajtuar: Trieste
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Cattedrale senza croce

Cattedrale senza croce

Korrik 2023
Gëzim Aliu
Besa Muci Editore
9788836293452
Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Qershor 2022
Youcanprint
9791221409673
Cronaca di una vita in silenzio

Cronaca di una vita in silenzio

Janar 2022
Artur Spanjolli
Besa Muci
9788836291786
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali