Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Reportazh udhëtimi: Kultura nuk mban përgjegjësitë e politikës

arjankallco Nga arjankallco
19 Qershor 2014
Në Kulturë

Në orën 9.45 makina me të cilën duhet të niseshim drejt Lubjanës duhej të gjendej para stacionit të autobuzit të Banja Lukës, por siç ndodh gjithmonë në qytetet e mëdha, trafiku është problem i ditës, disa vonesa të vogla janë mëse të justifikueshme.

Autobuska Stanica (stacion autobuzi) është fjala që e mëson cilido që gjendet për të udhëtuar me linjat tepër të sakta në ish vendet e Jugosllavisë. Ka një lëvizje të madhe të pasagjerëve drejt destinacioneve të ndryshme dhe kjo lidhet me faktin se niveli i jetesës nuk është i njëjtë me vendet e zhvilluara. Më në fund pas disa minutash pritje nën një diell të nxehtë, miku im Raniero Speelman, profesor në universitetin e Utrecht-it, u shfaq me makinën e tij të bardhë të marrë me qera në një konçesionare në Slloveni.

Pasi përshkoi parkingun më pa dhe më bëri një sinjal me dritat. Makina ndalet dhe pasi shkëmbyem përshëndetjet e njohura të mëngjesit, më kërkoi ndjesë për vonesën, por nuk ishte faji i tij nëse trafiku ishte plot.
Megjithatë i kishin marrë masat bashkë me gruan e vet, profesore edhe ajo në Universitetin e Ankarasë, dhe më parë e kishte çuar tek vendi ku bëhej nisja e autobuzave. Një impenjim që shprehet në korrektësinë e takimit, për më tepër kur nuk ishim vendas, e ndesh shumë rrallë tek njerëzit.

Pasi dolëm në rrugën kryesore, kaluam para stacionit dhe pasi e morrëm edhe atë, u nisëm për në Slloveni. Disa rrugëkalime të detyruara në dalje nga Banja Luka ndoshta edhe ta shpërqëndrojnë vëmendjen, por çuditërisht me ndihmën e hartës, gjithçka zgjidhej me një qetësi të admirueshme pa e prishur terezinë dhe pa e ngritur zërin. Pas një pjese rruge më në fund dolëm në rrugën që të nxirrte tek rruga kryesore dhe tashmë ndiheshim më të qetë.

Rrugë të mbarë thashë në gjuhën italiane dhe mora të njëjtën përgjigje nga të dy miqtë e mi. Para syve kalonin hapësira të pafund gjelbërimi, mjedise të sistemuara dhe të pastra. Në mendje më vinte proverbi se edhe syri e do kënaqësinë e vet dhe tek shfletoja në memorie kujtesën, më dilnin para hapësirat tona shqiptare që shpesh janë në ditë të hallit.

Pak kilometra nga qendra është aeroporti që edhe pse modest nga dimensionet, ishte funksional të paktën brenda hapësirave ballkanike. Rruga kaloi shpejt mes bisedave të ndryshme për përshtypjet e konferencës së një dite më parë, për temat dhe diskutimet e shumta që lidheshin me to.

Një praktikë e bukur kjo që pas kumtesave të plotësoheshin apo edhe të diskutoheshin argumenta që lidheshin me to. Një tolerancë dhe kulturë që duhet imponuar kudo tek ne, për të mos u mjaftuar vetëm me kumtesat.. Natyrisht nuk mund të zgjasë pafund, por disa gjëra edhe duhen thënë, në të mirë të punës.

Shkenca nuk është e thjeshtë, pasi është e thellë dhe mendimet janë nga më të shumtat. Vlejnë vetëm të vërtetat apo rezultatet në të. Pas një udhëtimi të shkurtër, kur po mbërrinin në kufirin midis Republikës sërbe dhe Kroacisë, Ranieri na sugjeroi që të bënim gati pasaportat, sepse ka kontroll të doganë.

Edhe pse prej një viti Kroacia është në Europë, bëhet kontrolli i pasaportës – tha ai ndërsa i jepte makinës. Unë mendoja se nuk do të kishte kontroll – i thashë, por ai po shpjegonte se nuk përfshihet në zonën Shengen. Ndonjëherë të nxjerrin dhe telashe – vazhdoi zonja, por pa problem se i zgjidhim nëse krijohet ndonjë situatë e pakëndshme.

Kur u afruam bëmë gati pasaportat dhe ia dhamë një vajze që ishte në pultin e kontrollit me një kompjuter para. Edhe këtu paska femra police që kontrollojnë – u them bashkëudhëtarëve të mi. Po si kudo në të gjitha vendet e qytetëruara europiane. Është një normë e detyrueshme për të gjithë. Një mentalitet i tillë kishte hyrë edhe tek ne dhe në shumë pika doganore do të shohësh plot femra.

Bëhet më e këndshme surpriza nëse ato kanë qënë nxënëset apo studentet e tua vite më parë. E drejta për punë është e drejtë për të gjithë. Pasi kaluam kontrollin e pasaportave, na drejtuan tek parkingu për një kontroll të makinës dhe dokumentave të saj. Makina mbante targën e Kroacisë dhe ndoshta menduam se nuk do të kishte probleme.

Pas pyetjeve se ku do të shkonim dhe përse do të shkonim, pyetje që m’u dukën të pavend, u shpjeguam se shkonim në një konferencë në Lubjanë dhe po bënim gati disa dokumenta për ta vërtetuar se ishim kolegë që kishim marrë pjesë në një të tillë në Banja Lukë.

Pasi i hodhën një sy makinës, na lejuan që të niseshim për në destinacion. Makina tek ikte linte pas fshatra dhe qytete të vogla të zhytura në gjelbërim dhe qetësi të jashtëzakonshme. Stresi i udhëtimit sikur zhduket me magji – u them gjithmonë miqve të mi në Korçë, sapo kalon kufirin tonë.

Zhurma, pluhuri dhe gjallëria tepër e madhe që i kalon caqet e etikës, në Kroaci, si kudo në vendet ballkanike, nuk janë shqetësuese. Me kolegen turke filluam një bisedë të këndshme që e patëm lënë më parë në Fakultetin e Filologjisë dhe që lidhej me hisorinë mes dy vendeve tona.

Nuk më intereson e shkuara jonë dhe gjithçka ka ndodhur – filloi ajo me një zë tepër të qartë. i takon historisë t’i vërë pikat mbi i. As unë as brezat para meje nuk mbajnë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur mes dy vendeve tona. Kjo përgjegjësi e ka një emër: politikë, prandaj i takon asaj dhe vetëm asaj kjo përgjegjësi. E kuptova shumë mirë miken time dhe në atë çast e plotësova: Nuk mund t’i ndëreqim ne gabimet e së shkuarës, sepse nuk jemi ne fajtorë.

Historia dhe historianët le ta thonë me komptencë fjalën e tyre. Objektiviteti në të vërtetat është po aq i rëndësishëm sa edhe kjo biseda jonë sot. Mua më intereson lidhja jonë kulturore e cila ka prioritetin e saj. Jam shumë dakord – i përgjigjem – pasi i përkasim kulturës dhe kulturë shkëmbejmë mes nesh.

Tema e parë e bisedës sonë ishte gjuhësore dhe ishte e interesuar të mësonte diçka më shumë rreth gjuhës sonë. Kur i shpjegova se leksiku i gjuhës sonë ka rreth 10% fjalë nga turqishtja, atëherë filluam dhe të renditnim në një fletore të gjitha fjalët që sot i ndeshim në gjuhën tonë. Ranieri e ndiqte me kërshëri këtë bisedë, si të gjitha bisedat që lidheshin me kulturën në përgjithësi, pasi Shqipëria është një vend që nuk e njohin mirë ose fare.

Fjala e parë që i thashë ishte penxhere dhe u futëm në një bisedë për nuancat që fjala merrte edhe në gjuhët e tjera, por pa harruar fjalën sinonime shqipe dritare që përcjell dritën. Ah, lidhet me dritën – tha ajo – sa bukur. Listës së fjalëve turke iu shtuan edhe rreth 60 të tjera të cilat e bënë rrugën më të lehtë. Hera herës hidhja sytë majtas dhe djathtas për të mos humbur pamjet që të ofronte Kroacia, gjelbërimin mitik që në ndonjë vend më ngjante me rrugët e ndonjë filmi francez të kohës së rinisë sime, mes pyjeve pafund.

Tabelat tregonin vendet që kalonim, por asnjëherë km dhe kjo më çudiste. Më mirë të mos i dimë- them se kështu rruga do të na bëhet km. Koha nuk duhet të ndihet dhe duhet të përhumbet në këtë hapësirë të mrekullueshme – vazhdova unë. Në disa vende të tjera të Ballkanit km në tabela janë normale.

Tabelat që tregonin Zagrebin, kryeqytet që nuk e kisha vizituar, po bëheshin më të shpeshta dhe biseda sikur u tret për disa kohë, pasi kureshtja ime nuk i shpëtoi syrit të tyre. Një tangente që kalonte poshtë qytetit sikur nuk ta jepte idenë e qartë, ndërsa diku lartësoheshin ndërtesa moderne. Nuk kishim kohë që të ndaleshim ose më mirë nuk mund ta kërkoja një nder të tillë, pasi drejtimi ynë ishte Lubjana. Ndonjëherë kortezia ndaj teje nuk duhet marrë si një nder mbi nderet dhe të të shoqërojnë kudo që nuk ke qënë.

Të paktën këtë nuk mund ta pretendosh. Koha është flori dhe kur para teje ka një impenjim tepër serioz si një konferencë ndërkombëtare, atëherë e kupton se nuk duhet abuzuar me mirësinë e të tjerëve, por duhet dhënë kontributi që takimi të shkojë sa më mirë.

Qershor 2014

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

Briciole di gioia

Briciole di gioia

Irma Kurti
4 Qershor 2021
CTL Editore
9788833873121
La strada verso la luna

La strada verso la luna

Carmelina Fusca
30 Korrik 2021
Gruppo Albatros Il Filo
9788830646339
I Balcani nel Novecento

I Balcani nel Novecento

Oliver Jens Schmitt
25 Shkurt 2021
il Mulino
9788815291271
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}