Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

“Epo dreqi ta hajë këtë punë”

Nga Besjona Puto
2 Gusht 2012
Në Opinion

Ka kohë që kartelën time shëndetësore e kanë trasferuar në zyrën e mjekut të të rriturve, por gjatë qëndrimit në Tiranë mjaftohem të di oraret e pritjes së pediatres. Është lidhje që s’kam mundur ta ndërpres. Nga ana tjetër, askush nuk më thotë prerazi që duhet.Salla e pritjes është e përbashkët për të gjithë pacientët e të gjithë mjekëve të lagjes. Ngjitur me murin, qëndron ende stoli ku ulesha që fëmijë. Kësaj here qëndroj në këmbë për ta bërë të dobishëm për tre të moshuar. Ata s’do kenë mundur të mendojnë për të gjithë…

Muret lëshojnë aromën e bojës së sapovënë që e ka të vështirë të zotërojë mbi erën që ka lëshuar prej vitesh mungesa e kanalizimeve. “Tualeti është i pisët, por s’kemi c’bëjmë”- m’u kujtua shprehja e një doktoreshe dikur. Me siguri Ata s’do kenë mundur të ndërhyjnë…

Në zyrën e këmishave të bardha për të rritur, hyn një xhaxha me bastun e me kapele republike. Derën e gjen të hapur, s’ka nevojë të trokasë. E pyesin “Hë, xhaje ca deshe?” sikur i moshuari t’i ishte drejtuar një qendre dëfrimi e jo shëndetësie. Askush nuk mendoi ta ftojë të ulet në fillim. Madje i kërkojnë të mbyllë edhe derën. Pas afro 2 minutash, i moshuari del duke shqiptuar “ Epo dreqi ta hajë këtë punë…” C’të ketë ndodhur vallë?

Lë muret e bardha të qendrës shëndetësore me letrën ku janë të shënuara ilacet e kures. Ka datën e lëshimit dhe vulën e mjekut. Po ju rrëfej që në një prej katër farmacive që rrethojnë qendrën shëndetësore dikush mund të përdorë të njëjtën recetë dy herë. Në rast nevoje e ruan ende… Mendoj për farmacistët, paratë e vëna nga shitjet dhe dozat e mirëpërcaktuara të kurave. Ata ndoshta s’munden t’i kontrollojne…

***

Për të mësuar grupin e gjakut, i drejtohem të njëjtës zyre shëndetësie sikur një i afërmi im, banues i së njëjtës zonë. Kisha dëgjuar prej tij që mund të behej edhe aty, kuptohet kundrejt një pagese modeste të pashoqëruar nga ndonje kupon përkates. Pasi trokas, më lejohet të hyj brenda. Të ulur në karrige gjej një këmishë të bardhë që mbante në duar një byrek. Gishtat i shndërrisnin nga yndyra. U përpoqa ta imagjinoj duke bëre betimin e Hipokratit, por nuk munda. E kuptova që bisedën duhej ta ndërtoja me ndokënd tjeter aty. Një i dytë m’i hodhi sytë shkarazi dhe vazhdoi të merrej me letrat mbi tavolinë. I vetmi që iu përgjigj përshëndetjes sime ishte një burrë me këmishë të zezë. Më tha që kisha trokitur jo në zyren e duhur. I tregova rastin e të afërmit tim. Heshti një copë herë. Mori pamjen e një njeriu të shqetësuar: “Goce, mos je gjë gazetare ti?” Mendoi se mos po mundohesha të bëja faktike rryshfetet e këmishave të bardha. U habita pse nuk mendoi që mund të isha e kontrollit të shtetit… Ndoshta Ata s’kane kohe per te humbur…

“Dua vetëm të mësoj grupin e gjakut, nuk jam gazetare, por di që bëhet edhe ketu” – i përgjigjem qetë. Ai hodhi vështrimet mbi kolegët e vet si për të gjetur fjalët e duhura. “Jo, jo, ketu nuk bëhet goce” Përshëndeta dhe u largova duke menduar për moton “me duar të pastra” që ndihmoi të votëbesonte partinë në pushtet. Votat tërthorazi kanë shkuar për duart me byrek! U ndjeva e lehtësuar që nuk m’u lejua të ushqej më tej rryshfetet në shendëtësi, ndonëse qëllimi im kish qenë ai në fillim. Iu drejtova një laboratori privat për të ditur grupin e gjakut, me shpresen që rezultati të jetë i vërtetë. Një shoqja ime në Itali kish mesuar se kish një grup gjaku të ndryshëm nga ai i dalë në Shqipëri. C’dëftues të kenë përdorur vallë?

***

Në korrik të ketij viti, sillet në Ankona të Italisë për t’u operuar Alketi, 14 muajsh i lindur me një keqformim në zemër që i rrezikonte jetën në mungesë të një operimi sa më të shpejtë. Për të siguruar shumën e nevojshme të parave për qëndrimin në spital të Alketit, dy shoqata ndërmorën një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe hapën një llogari bankare për mbledhjen e fondeve. Ata do kene pasur për të menduar ndosend tjetër… Pse nuk mund të operohej Alketi në Shqipëri? Pse fondet nuk ishin shtetërore? C’mungesa e detyruan Alketin të kalonte kufijtë? Me siguri Ata do kenë pasur mungesa më të ngutshme për të plotësuar…

Ndërkohë, për fat të mirë, s’e kanë lënë të ndjehet mungesën e tyre në rastin e aktorit të madh Roland Trebicka duke akorduar një fond të posacëm për kurimin e tij në Francë. Duan të tregojnë se Ata dinë të vlerësojnë njerëzit me emër. Për ne të tjerët duhet të mendojmë po ne! Është ndoshta e tepërt të kërkojmë vëmendje për problemet tona, kur Ata ende s’kanë gjetur kohë për të tyret! Në sitin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me rubrikën e spitaleve lexohet “kjo faqe është në ndërtim” …C’presin ende?

***

Jemi të ndarë, në Ata dhe Ne. Dikur edhe Ata kane qenë Ne por kuptuan që cdo gjë është më e lehtë po të jesh një ndër Ata. “Epo dreqi ta hajë këtë punë!”

Argumenta të trajtuar: Tiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Il cielo scrollava le stelle

Il cielo scrollava le stelle

Nëntor 2021
Adelina R. Mamaqi
Youcanprint
9791220367677
Le sentinelle profumate della memoria

Le sentinelle profumate della memoria

Nëntor 2021
Klodeta Gjini
In.edit edizioni
9788831422437
La scatola del buio

La scatola del buio

Janar 2023
Aurora Dibra
PlaceBook
9798372229686
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}