Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Unë kam një ëndërr…

Blerina Kushta
25 Janar 2011
Në Opinion

Unë kam një ëndërr…që thotë edhe pse u largova vite më parë, një ditë do të kthehem në Shqipëri.

Unë kam një ëndërr… që thotë se nëse mashtrimi, korrupsioni më prekin, do të çohem dhe do të dal në protestë, pa veshur petka rozë, të kuqe a blu.

Unë kam një ëndërr…ku të protestosh do të thotë të shprehësh publikisht vullnetin tënd, kundër kujt atij që të ka ofenduar, pa u kthyer në falangist. Se dua t’a shkruaj një pankartë dhe ta valëvis një flamur sa herë ndiej të më shemben ëndrrat, sa herë më ceket vota, sa herë më cytet familja, sa herë më mohohet e drejta. Se dua të ulem kembëkryq në mes të Sheshit “Nënë Tereza” dhe të bëj sit-in me mijëra bashkëkombas për të treguar revoltën time, se dua të shkoj në grevë urie dhe të lidhem para Piramides nëse e shoh të më rrëzohen gjithë simbolet.

Unë kam një ëndërr …se një ditë ky komb do të ngrihet në këmbë dhe do të jetojë deri në fund sipas bindjeve të veta. Dhe jo sipas vullnetit të të tjerëve, në mënyrë që të vërtetat që themi dhe kërkojmë si protestues janë në vetvete të vërteta, të padiskutueshme dhe të pakompromisa në një shoqëri demokratike dhe të lirë.

Une kam një enderr …dhe eshte ajo qeverisjes se vendit tim nga te perzgjedhurit e popullit dhe nese nuk e mbajne dot mbi krahë këtë peshë le ta lëshojnë pa pasur grusht shteti cdo katër vjet. Se “E dua Shqiperine si Evropa” dhe me këtë slogan dua ta shoh atdheun si vendin që me shumë përpjekje ka bërë hapa përpara, si anëtare e NATO-s, si plotësuese e kushteve për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë dhe së fundmi si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

Unë kam një ëndërr… ku në radhet e kundërprotestuesve nuk janë miqtë e mi ose persona që kam ndjekur si shembuj ne gjimnaz; nuk janë të rinj që kanë pasur forca e ideale të shëndosha që tashmë janë trasformuar ne marioneta partish. Se nuk kërkoj revolucion, dua vetëm të ndihemi qytetarë me të drejta të plota dhe nëse duam të manifestojmë, të jemi të lirë dhe të kemi të siguruar integritetin fizik e moral dhe sigurisht të kemi detyrime në rast se i shkelim këto të drejta e te gjykohemi të gjithë njësoj me normën “dura lex sed lex” nga një prokurori e paaneshme dhe pa standarte të dyfishta.

Unë kam një ëndërr… ku nuk tronditem sepse mes te vrarëve protestues mund të jetë vëllai, kolegu, kushëriri im; ku mes protestuesve të rrahur të jenë shokët, të afërmit e mi; ku në radhët e policisë së plagosur mund të jetë babai im. Se të gjithë janë viktima dhe të gjithë janë fajtorë sepse në dy llogore të ndryshme ndoshta kanë luftuar për të njëjtën drejtësi: atë të stabilitetit. Se përtej skafandrave te xhamta të ftohta fshihen ndoshta sytë e një prindi që ka kaluar gjithë revoltat e këtij populli që nga 1990 deri tani, se ndoshta është dikush që punon me ndershmëri e rrezikon jetën çdo ditë për një pagë që s’mbulon as shpenzimet e degdisjeve që arkitekturon çdo qeveri e re nga Vermoshi në Konispol. Se ndoshta nën atë uniformë është një profesionist që i ka shpëtuar çdo reforme krasitëse.

Unë kam një ëndërr…ku i vetmi asocim që dua të bëj me të Premten e Zezë është dita para Pashkës së Madhe që më bashkon me familjen time.

Unë kam një ëndërr… ku askush nuk injoron situatën e qëndron duarkryq, ku nuk ekzistojnë sjelljet “nuk degjoj”, “nuk shoh” e “nuk flas”. Ku masa nuk është thjesht turmë por grup me ide të perbashkëta e organizuar nga shoqëria civile, ku nuk ka vend për pseudoprotestues hipotetikisht të paguar.

Unë kam një ëndërr… ku Faik Konica nuk përpëlitet në varr nëse dëgjon të ripërmenden vargjet e tij në 2011 ” Shqiperi s’të kuptova asnjeherë”.

Unë kam një ëndërr…ku nuk ndiqet politika falangiste e militante që ndihet e gatshme të hedhë gurët e parë sepse ndihet pa mëkate. Ku si në 21 janar gurët u hodhën nga te gjitha palët dhe nuk u mor vesh kush ishte gjykuesi, viktima dhe ekzekutuesi.

Unë kam një ëndërr..që më kujton fjalët e Berlinguerit që thoshte: Nëse të rinjtë do të organizoheshin, do të bëheshin padronë të çdo dege të dijes e nëse do të luftonin së bashku me punëtorët dhe të shtypurit, nuk do të kishte më shpëtim për regjimin e vjetër të themeluar nga privilegji dhe padrejtësia.

Unë kam një ëndërr…ku nëse dua të protestoj në menyrë paqësore s’do të shënjestrohem për jetë te jetëve e të më pengohet rruga duke m’u sjellë si precedent damka e pjesëmarrjes në një miting.

Unë kam një ëndërr… ku edhe pas pesë vitesh do të mund të përqafohem me të dashurin tim tek stolat përballë Piramidës; ku pas dhjetë vitesh do përkund fëmijët e mi në një kolovajze tek Parku Rinia, ku pas njëzet vjetësh do të ec krahë per krahu me nënën time përgjatë Bulevardit “Deshmoret e Kombit” pa tymnajën e makinave të djegura e shkrimeve “Skenë krimi, ndalohet kalimi! “. Dua te ec e qetë dhe të thith liri.

Unë kam një ëndërr… ku dëshira ime klasifikohet si e drejtë primare e nuk mbetet e përëndërrt

Argumenta të trajtuar: Speciale Albania 2011Tiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Albania

Albania

Maj 2023
Benko Gjata
Francesco Vietti
Feltrinelli Morellini
9788807741777
Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Shkurt 2023
Gedi
9788883718472
Amata terra mia

Amata terra mia

Janar 2023
Klaudio Findiku
9798484045860
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali