Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Muzikë

Tedi Papavrami sjell klasikët gjermanë në vendlindje, Tiranë

Nga Adela Kolea
3 Nëntor 2018
Në Muzikë

Tedi Papavrami gjendet këto ditë në Tiranë bashkë me Maki Okada-n, bashkëshorten e vet, pianisten japoneze.

Përgatitet sot për koncertin e mbrëmjes së bashku me kolegun François- Frédéric Guy e do të performojnë në mjediset e Katedrales Ortodokse, në orën 19:00.

Janë akomoduar në Hotel Tirana këto ditë por, një gjë e çuditshme është mënyra sesi Tedi pas kaq shumë vitesh, përjeton dhe me një flash back, kujton mbërritjen e tij pikërisht në atë hotel, kur sapo hyri demokracia në Shqipëri.

“Ja ku gjendem sërish në Hotel Tirana. E quanim 15- katëshi dhe e konsideronim si godinën më të lartë të kryeqytetit gjatë fëmijërisë”, – thotë Tedi që nga Tirana, e vazhdon me përshkrimin që unë kam përkthyer nga frëngjishtja në shqipe më poshtë, marrë nga parathënia e librit të tij autobiografik “Fugë për violinë”, referuar pikërisht mbërritjes së tij në 2001-shin në Hotel Tirana, kthyer pra, pas aq shumë kohësh në emigracion e strehim politik për të e familjen.

Nga këto mbresa, mbi kthimin në të njëjtin hotel, që vërej se atij i përputhen si ndjesi analoge e nuk mbeten aspak indiferente për të, marr shkas dhe i vë në dukje:

“Tedi, akomodohesh sot në të njëjtin hotel, atë të fëmijërisë, ashtu siç e përshkruan edhe në librin tënd…”

“Saktë – thotë Tedi – nuk kthehesha në këtë hotel që atëherë, pikërisht siç e përshkruaja në episodin e librit…!”

FUGË  PËR  VIOLINË

  • Autor:  Tedi Papavrami
  • Botues:   Robert  Laffont
  • Përktheu  nga  frëngjishtja: Adela Kolea

Shkëputur nga parathënia.

“Hotel Tirana” (Tirana 2001)

“Zoti Papavrami, urdhëroni  çelësin tuaj, dhoma juaj ndodhet në kat të dhjetë, ju uroj  qëndrim të këndshëm në Hotel Tirana.”

Toni  steril i zërit të punonjëses,  më bëri  pothuajse të harroja që ajo shprehje sapo ishte shqiptuar në gjuhën shqipe;  çdo gjurmë e origjinës së saj në shqiptim, apo ajo përdorimit të një terminologjie të vjetër, ishin fshehur me kujdes.  Hodha një shikim të shpejtë mbi  kartelën e identifikimit të asaj punonjëseje të hotelit, vendosur mbi xhaketën e kompletit të saj,  që dukej i prodhuar me numëruesin e me fushën e orës, në diferencë oraresh, që gjendej pas saj, në të cilën vërehej shkruar:
“Yllka”. – Yll i vogël.

Para 1991- shit dhe shembjes së regjimeve lindore, ky ishte emri  i më të riut prej grupeve të rinisë komuniste. E  ëma e saj duhet të ishte e quajtur  Fitore ndoshta dhe i ati, Marenglen (nga shkrirja e emrave Marx  – Engels  – Lenin), në mos  quheshin Shqipe e  Luan, Hajrie e Muharrem,  nga krahina e Tiranës, Vitore e Gjon nga veriu,  apo Kristofor e Kostandina, nga jugu i vendit.
Të ushqyer të gjithë  ndër breza, me byrek, speca të mbushur apo me fërgesë.”

Lexo gjithashtu

  • Tedi Papavrami. Kolona zanore e një pranvere që ishte larg
Argumenta të trajtuar: Tedi Papavrami
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Selmani

Intervista a Shpëtim Selmani. “Nessuna pace con il mio passato”

5 Qershor 2023
IMG 1732 (1)

Intervista a Fatos Kongoli. “Non sono più un buon lettore”

30 Maj 2023

Librat më të fundit

I giorni dolci

I giorni dolci

Tetor 2022
Silvia Iside
9798356641794
Riflessa in uno specchio rotto

Riflessa in uno specchio rotto

Dhjetor 2022
Erida Petriti
PAV Edizioni
9791259734594
Ritorno ad Aspen per San Valentino

Ritorno ad Aspen per San Valentino

Shkurt 2021
Brunilda Begaj
Daria Torresan
9798710483251
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}