Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Tedi Papavrami. Kolona zanore e një pranvere që ishte larg

Historia e Tedi Papavrami. “Kur një ikje, ështe e barazuar me frymëmarrjen”

Adela Kolea
30 Qershor 2013
Në Opinion
Tedi Papavrami në moshën 7 vjeç

Tedi Papavrami në moshën 7 vjeç

“Kur nje ikje, eshte e barazuar me frymemarrjen”

Ishte viti 1985.

Frekuentoja shkollen 8-vjeçare.

Ajo dite prilli qe e jashtezakonshme.

Nuk mundej, ne asnje menyre te ishte e njejte me ditet e tjera.
Ose me mire:ne mengjes,dita jone shkollore filloi si çdo dite tjeter, por ne intervalin ndermjet nje ore e nje tjetre, dalluam dy shoqe tonat te shkolles, qe vinin nga korridori duke qare..

E jona, ishte nje shkolle shume e vlefshme ne kryeqytet,ndodhej, nder te tjera, jo edhe aq larg nga ‘Blloku’, residenca e eksponenteve te qeverise ne fuqi e familjeve te tyre..

Prandaj, keto shoqe tonat, qe ne ato momente po drejtoheshin nga ne,duke ardhur nga nje klase tjeter,benin pjese ne familjet e te ashtuquajturit ‘Blloku’. E si per çudi,ishin disi me te ‘informuara’ se ne te tjeret per te rejat..

Te kuptohemi: Per te reja qe mund t’u transmetoheshin edhe moshatareve tane..

Pas tyre, drejtoresha e shkolles,mesuesja kujdestare e klases,me nje fytyre te trishtuar,me pamje me tragjike se kurre,duke bere te mundur trasmetimin e nje ankthi te pabesueshem,na percollen lajmin:”Babai i kombit tone,drejtuesi i partise sone te vetme,shpetimtari i popullit shqiptar, nuk ishte me ne jete,kishte vdekur..!”

Mbetem aq te befasuar, u mbeshtollem nga nje sens humbjeje,konfuzioni..

Por ishte normale kjo ndjesi..

Per me teper, per moshen ne te cilen ndodheshim,te sapo hyre ne fazen adoleshenciale,duke ditur qe, ideja e krijuar mbi disa figura,ishte e lidhur me paprekshmerine, me pavdekshmerine..

Tashme, e gjithe kjo shembej, ashtu papritur e jo vetem:Edhe ai qe brenda vetvetes, kete surprize nuk e ndjente edhe aq,nuk i shkaktonte ndonje efekt edhe aq te dallueshem,duhej, ndonese duke recituar apo luajtur pjesen, te tregonte habi, dhimbje te thelle, te hidhur..te tregonte se ishte copetuar nga kjo dhimbje..

Duhej te shtrengonte dhembet, edhe syte mundesisht, ne shpresen per te perfituar ndonje lot..

Por, fatkeqesisht, pikerisht si ne ato raste kur diçka e kerkon me insisitim e ajo nuk vjen,edhe lotet, jo te gjitheve u dilnin lehtesisht..

Filloi nje faze e veshtire per vazhduesin e babait te atdheut,per besnikun e tij Ramiz,i cili duhej te tregonte qe asgje nuk ndryshonte per vendin,persa i perket drejtimit te tij, per popullin e tij..

Por, thelle-thelle,edhe ai vete e dinte se nuk ishte keshtu..

Goditjet e para te forta per drejtimin e vendit,qene te lidhura me fenomene qe bene te dridhej terreni nen kembet e tij..: Asnjehere, populli aq i bindur shqiptar,do te kishte guxuar me pare te prekte qofte edhe me sy,nje perfaqesi diplomatike te huaj..

Aq me pak, te guxonte t’i afrohej ndonjeres prej tyre e jo me, t’i kapercente kufirin!. Epra, nje fakt i çuditshem, unik,por me sa dukej, i vertete, ndodhi!Nje familje shqiptare, e persekutuar tashme nga regjimi,per shkak te arratisjes se njerit prej vellezerve te tyre jashte,hyri ne ambasaden italiane e kerkoi strehim politik.

Si nje bombe qe te shperthen ne dore,-mendoj-do te jete ndjere qeveria e hekurt..

Ishin sinjale keta qe,nuk duheshin lejuar te ndiqeshin nga te tjere te ketij lloji..

Duhej, ne te gjitha menyrat, penguar perseritja e rasteve te ngjashem,nese nuk do te deshirohej t’ju krijonte ideja popullit, qe qeverisjes se re, po i dilte situata nga kontrolli..

Por, nuk kaluan veçse pak muaj,dhe situata u nderlikua serish..
Kesaj rradhe, nje tjeter goditje e rende,nje tjeter zhgenjim per qeverine..

Nuk behej fjale per incidente ne ndonje ambasade te huaj,por per nje lloj tjeter ‘mosbindjeje’ dhe shkelje te rregullave te hekurta,deri atehere, te respektuara ne menyre te padiskutueshme.

Ne kete menyre, beri buje,duke perhapur si nje njolle vaji lajmin,vendimi i guximshem i nje familjeje te njohur ne kryeqytet.

Kjo familje, e njohur per pranine e figurave te rendesishme ne brendesine e saj,por me teper, e njohur per talentin dhe suksesin qe po korrte djali i tyre – gjeni,ne fushen e muzikes ,vogelushi i madh, Tedi Papavrami,ai atehere ne faze adoleshenciale..

Kjo familje, prinderit e Tedi Papavramit,moren vendimin aq kuptimplote e te rendesishem,per te qendruar ne France prane te birit,te cilit sapo i ishin bashkuar e qe, ndodhej atje per nje koncert, duke kerkuar strehim politik! Ata bene te ditur me qetesi se zgjodhen kete rruge per te birin,per te tentuar t’i mundesojne nje te ardhme me te mire atij,ate te ardhme qe, nje talent si ai,meritonte! Jo vetem nga pershtypjet qe Tedi po linte ne arenen nderkombetare, por edhe per faktin e thjeshte se ata vete, ishin muzikante, perceptonin qe nje talent i nje kalibri te tille,ne Shqiperine e asaj periudhe, do te kishte shkuar dem..

Pasojat per familjaret e tyre, te mbetuar ne Shqiperi, per gjysherit ,tezen etj.te Tedit, qene shume te renda..

Ata u persekutuan dhe ju mohuan shume te drejta, edhe esenciale..

Kjo, qe nje goditje e rende per qeverine,qe vazhdonte te vuante mungesen e liderit te saj legjendar e jo vetem: Lajmeronte qe, shqiptaret po fillonin te zgjoheshin e te reagonin..

Shqiptaret, ne menyre te pashmangshme kerkonin ndryshimin..

Kurren e kurres, mamaja ime, ( dhe shume te tjere..)nuk mundi te pranoje faktin qe,nje familje qe ajo vleresonte aq shume,si ajo e te afermve te Tedit, te mbetur ne Shqiperi,me te cilet, ajo nder te tjera ishte e lidhur per motive miqesie te vjeter,te vuante ne ate menyre persekutimin..

Kjo, per zgjedhjen e familiareve te tyre,te jetonin ne France.

E per ç’faj behej fjale?Per ate te pretendimit te nje diçkaje aq te thjeshte,te nje te drejte: Nje te ardhmeje me te mire per djalin e tyre!

Epra, le ta merrte vesh bota qe:Shqiperia ishte edhe ajo e ndjekesve te Paganinit!
“24 Kapriçot e Paganinit”!

Vajze e vogel ne ate kohe, -une mendoja qe,- nese Tedi do te mundte t’i ekzekutonte si pjese muzikore ne bote keto,do te bente te degjohej per te gjithe ne,zeri i nje populli qe kerkonte te ndryshonte jeten e tij..

Tedi ja doli me se miri!

Dhe, vendosmeria e guximi, nga ana e ketij populli,duke kerkuar ndryshimin me çdo kusht,vetem “Kapriço” nuk mund te quheshin..
Thjesht,si nje e drejte per kete popull, kjo, po..

Kjo interviste eshte e disponueshme ne italisht

Argumenta të trajtuar: Ambasada ItalianeEnver HoxhaTedi Papavrami
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Quando dormono i risvegli

Quando dormono i risvegli

Dhjetor 2023
Jeton Kelmendi
Pace Edizioni
9798871107980
Il mercato della salute in Albania

Il mercato della salute in Albania

Dhjetor 2022
Sapienza
9786205470657
Diario di guerra. Albania e Grecia 1940-1941

Diario di guerra. Albania e Grecia 1940-1941

Nëntor 2022
Ronzani
9791259970022
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali