Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Sebastiano Grasso – poeti italian, i ftuar nderi në Panairin e Librit, Tiranë 2011

Në Paniarin e Librit ishtë dhe vëllimi “Ti, në grackë nën qepalla” i poetit italian, Sebastiano Grasso, gazetar i “Corriere della Sera”.

Albania News
17 Nëntor 2011
Në Kulturë
Sebastiano Grasso

Sebastiano Grasso

Në Paniarin e Librit, mes librave të shumtë, ishtë dhe vëllimi me poezi “Ti, në grackë nën qepalla” (botimi i “UEGEN”) i poetit bashkëkohor italian, Sebastiano Grasso, gazetar i kulturës në gazetën më të madhe italiane “Corriere della Sera” njëkohësisht dhe President i PEN Clubit italian.

Mes viziorëve të shumtë e autorëve që vërtiteshin nëpër panair nga stenda në stendë, atje te UEGEN, do të takonit dhe vetë poetin Sebastiano Grasso, teksa jepte autografe apo intervista. I ftuar Nderi do ta quanin, i ardhur posaçërisht nga Milano për këtë panair, që do ta quante simpatik, jo i stërmadh e zhurmëtar si ato të vendit të tij, ku nuk merret vesh libri, se duke qenë panair i vogël, është ë intim e më komunikues.

Por ai do të shkonte dhe në gjimnazin më të vjetër të Tiranës, ku do t’u tregonte me çiltërsi dhe humor befasues nxënësve pjesë nga jeta e tij, sa e njihte letërsinë shqipe dhe ç’ishte poezia për të, si dhe përshtypjet nga vizita e parë në Shqipëri, i impresionuar nga mikpritja e miqve të tij.

Në përurimin e librit të Sebastiano Grasso-s, të porsadalë në panair, pjesëmarrja do të ishte e gjerë, lexues, shkrimtarë, poetë, kritikë arti, studentë, kamera, gazetarë, etj. Po atë do ta priste dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Aldo Bumçi dhe do të bisedonin dhe për shkëmbimet e përvojave në fushën e artit, për organizime sa më të begata veprimarish. Po kështu Sebastiano Grasso do të vizitonte Institutin e Kulturës Italiane në Tiranë, ndërsa PEN Clubi shqiptar, në takimin me të, do ta nderonte me “Çertifikatën e Mirënjohjes”, ndërsa shqipëruesit të poezive të tij, poetit Visar Zhiti, do t’i jepej çmimi “Përkthyesi i Vitit”.

Prania e Sebastiano Grassos në panairin e Tiranës si dhe libri i tij i parë me poezi në gjuhën shqipe, me origjinalin përballë, patën jehonë në median e shkruar dhe atë elektronike. Ndër të tjera, ai la mesazhin që poezia nuk vdes kurrë, ajo do të jetë gjithmonë bashkë me njeriun, ndërsa theksoi se vetë shkruante një poezi të qartë e të kuptueshme, ndoshta për shkak të profesionit si gazetar. Të qenit i kuptueshëm, sipas tij, ishte dashuri. Dhe e gjithë krijimtaria e Sebastiano Grasso-s është poezi dashurie. I kushtohet një gruaje, por e universalizuar.


Parathenia e librit: ËNDRRA E DASHURISË

Poezia ngjan me ditët, që janë po ato e kurrë ato, gjë që Herakliti ua tha me kohë njerëzve duke bërë krahasimin e kohës me ujin. Krahasimi në vetvete është dhe poezi. Uji është tjetër vazhdimisht si dhe format e tij janë të tjera gjithmonë. Teksa përsëriten, janë risi ashtu si ditët, madje secila është unikale. Dhe përjetimi po kështu.

Dhe kjo ndjesi më përforcohet me poetin bashkëkohor italian Sebastiano Grasso, që ka në poezinë e tij dhe kohë dhe ujë, kujtesën e të dyjave, por mbi të gjitha lëndë dashurie, që është vetë dashuria. Poezia e tij, e ngjashme me të poetëve të tjerë, është dhe e vetja tërësisht siç është dhe jeta e tij

Se mund ta ndash mundimin me një tjetër, edhe gëzimin, siç ndan dhomën, madje dhe të psherëtish për të, por kurrë s’mund ta shuash ti etjen për një tjetër, sado të pish, përkundrazi. Nuk mund të dashurosh ti për një tjetër, edhe pse gjak mund t’i dhurosh apo dhe një organ. Poezia nuk mund të transplatohet.

Kështu dhe Sebastiano Grasso. Ai shkruan sikur para tij s’ka patur poetë, por fillon me të, çdo gjë ai sikur kërkon ta (ri)zbulojë vetë, pasi ta ketë vëzhguar vetë, prekur, shijuar, lënë, dashur, çmendur, zhgënjyer dhe punë e madhe se të tjerë para tij kanë thënë ashtu siç kanë ndjerë diçka apo shumëçka që do ta thoshte dhe ai patjetér, s’ka rëndësi se kur, rëndësi ka që e zbulon vetë.

Por dhëmbja s’është një trill, nuk qetësohet pagjumësia;

Një porosi misterioze në thelb, që poeti e nxjerr nga vetvetja për vete dhe për të tjerët. Fjala poet, (që në latinisht është poéta dhe në greqishten e vjetër poiétés dhe rrjedh nga poeíéín), do të thotë “me ba”, “me prodhue”. Çfarë? Ndjenja apo emocione. T’i shpikësh apo t’i tregosh apo t’i provokosh? Të tregosh çastin që është përjetësi e përjetësinë çast. Ka një si nyje këtu që nuk duhet zgjidhur kurrë. Gjë që shihet dhe me poetin Sebastiano Grasso.

Nga sa enigma përbëhet historia jonë;

prej sa magjish [… ]

Dialogu i thyer rinis: ëndërroj

një kohë që nuk ishte në ëndërr.

 

Ai, pa asnjë kompleks, si i çmagjepsur nga magjepsja, natyrshëm, gati me një si ndjenjë të fshehtë sublime, parake, ribën ditën e njeriut, me diell, takime, shi dhe erëra, me stinë të moshës e frikë të bukur, me e kthesa e dashuri kudo e në çdo gjë, ndarje për t’u takuar më mirë, që të kesh ç’t’i japësh tjetrit.

Gjithçka tek ai është dashuri, ose kujtim dashurie, njëlloj janë, madje kujtimi ndonjëherë është më i fortë, më real se realiteti. Edhe ëndrra e dashurisë kjo është.

Prandaj dhe treni, dimri, veturat, kalldrëmi, hapat, ashensori, ballkoni, dredhkat në ballkon, gota e verës, divani, taketukja me cigaren që nxjerr ende tym të trishtë, fleta e shkruar dhe sidomos e pashkruara, udhëtimet e befta, kthimet, shtrati i zbrazët, etj., etj., të gjitha i përdor dashuria për të na dhënë mundësinë e të qenit ata që jemi, e të gjeturit dhe e shpalosjes. Vetvetja në numrin shumës. Që askush nuk mund të të përsërisë ashtu siç nuk përsërit ti dot kurrkënd dhe që të gjithë jemi i njëjti njeri, ai Borgesiani. Me po atë poezi. Pafundësisht të ndryshme.

Grassso vë re se:

Ndërrojmë zakone: pak nisje, tepër arritje.

 

Poeti largohet pa u larguar, i vetëm mes njerëzve priret të zbulojë shpirtin kudo, sidomos te fjala, që i beson shumë. Duket sikur thotë: poetë të tjerë brenda janë meje, ashtu siç isha dhe unë brenda atyre… Dhe shiu ka zërin e saj… Kjo përzierje njeri natyrë, natyrë njeri, të mbetura nëpër fjalë, që dot nuk i shpikim, por kanë fuqi të na rishpikin, nuk bën gjë tjetër veçse: ta kthente pavdeksinë për një tjetër ditë…

Edhe një ditë më shumë i pavdekshëm. Akoma:

Engjëjt tanë janë

gjetiu, në det të hapur, si zogjtë shtegtarë.

Netët mufaten, bëhen fllucka kujtimesh

por s’plasin dot. Zot!, fati

ynë është një torturë e gjithmontë. Dhe është tamam këtu, thua, muzgu i jetës, ferri ynë.

 

Dhe mbase zbulohet me vonesë që kemi dashur pak e ca më keq akoma, që s’kemi ditur të dashurojmë.

Jemi para vargjeve të një qartësie të pazakontë. Mbase kjo ka ardhur nga që Poeti bën dhe gazetarin në Corriere della Sera, në të përditëshmen më të madhe italiane, ku kanë punuar dhe Eugenio Montale e Dino Buzzati, (prej të cilëve “ka trashëguar” faqen e Artit). Gazetari duhet të shkruajë qartë, që të kuptohet prej të gjithëve. Dhe mbase kjo manierë është shpërngulur nga artikujt në vargje.

Grasso ka shkruar dhe për Ibrahim Kodrën tonë, me të cilin ishte shumë mik. Edhe unë u bëra mik me ta gjatë qendrimit tim në Milano. Te të dy kisha gjetur diçka magjepsëse, të cilën njëri e kthente në ngjyrë e tjetri në fjalë, poetikisht të dy.

Ai vjen nga skaji më jugor i Italisë, nga Siçilia, biri natyral i një mjeku- gjeneral dhe i një markezeje. 16 vjeç boton librin e parë. Pasi laurohet në Letërsi Moderne, jep leksione për Letërsinë italiane disa vite. Pastaj në ’71 vendoset në Milano, në Corriere della Sera, ku aktualisht bën të dërguarin special dhe drejtorin për Artin. Që nga 2007 Sebastiano Grasso është dhe Presidenti i PEN club-it italian.

Nga 1964 deri më 1980, përveç disa librave me përkthime nga frengjishtja dhe spanjishtja, ka botuar përmbledhjet me vargje “Orizzonti lontani” (“Horizonte të largëta”), “Plaquette” (“Plaquette”), “Poesie fuori stagione” (“Poezi jashtë stine”), “Il giuoco della memoria” (“Loja e kujtesës”), “Pour Marie-Hélène” (“Për Marie-Helenën”), “Il poeta e il fantasma” (“Poeti dhe fantazma”). Dhe më pas një heshtje që zgjati 20 vjet.

Pastaj në 2000, në mijëvjeçarin e ri, shpërthimi. Poeti takon Giuliana-n dhe dalin librat “Il tuo pube nero bufferá la morte”, (“Pubja jote e zezë do ta tallë vdekjen”), “Sul monte di Venere” (“Mbi malin e Venerës), “La preghiera di una vergine” (“Lutja e një virgjëreshe”), “Il talco sotto le ballerine” (“Pudër në këpucë të sheshta grash”). Njëri prej tyre ka çmimin LericiPea (së bashku me amerikanin e “Beat generation”, Lawrence Ferlinghetti.), te njejtin cmim, qe me 2010 do t’i jepej Ismail Kadarese.

Prej këtyre librave, veçmas ose antologji, përkthehen në Spanjë, (me parathënien e nobelistit José Saramago), në Rusi (me prolog nga poeti Evgjeni Jevtueshenko), në Poloni, në Suedi, (me hyrjen nga Jesper Svenbro), në Siri (me prezantim të Adonis, poetit më të madh arab sot).

Përmbledhja e fundit, botuar në Itali më 2009 me titull “Tu, in agguato sotto le palpebre” (“Ti, në grackën nën qepalla”), është kjo, që tani po paraqitim në shqip, në një ndër gjuhët më të vjetra e më të çmuara në botë, i thosha autorit. Kam dashur që edhe në gjuhë tonë të ruaj atë ritëm prej erërash, prej dallgësh e atë gumëzhimë, veçanërisht të atyre guackave, që kanë të mbyllur brenda një yll. Shpresoj, sado pak, të jetë kështu.

Ky shkrim është i disponueshëm dhe në italisht

Argumenta të trajtuar: Corriere Della SeraTiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

Il Kinostudio “La vecchia Albania”

Il Kinostudio “La vecchia Albania”

Maj 2022
Gëzim Qëndro
Rubbettino
9788849865417
Plasma. Il gesto poetico esistenziale

Plasma. Il gesto poetico esistenziale

Nëntor 2024
Mariglena Gjoni
Edizioni Il Saggio
9788893605281
Fuga da Belgrado

Fuga da Belgrado

Mars 2024
Ardian Haxhaj
Besa Muci Editore
9788836292769
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali