Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Bleri Dervishi: “Në Itali kam realizuar ëndrrën për t’u bërë kuzhinier”

"Qëllimi im? Të jem si Massimo Bottura"

Albania News Nga Albania News
16 Gusht 2017
Në Itali, Kulturë
Bleri Dervishi

Bleri Dervishi

Bleri Dervishi: “Kam mbërritur në Itali në një anije dhe kam realizuar ëndrrën për t’u bërë kuzhinier. Qëllimi im? Të jem si Massimo Bottura”

Lindur në Korçë, Bleri Dervishi ka ardhur njëzet vjet më parë në Itali dhe tashmë, pas fitores së një edicioni Masterchef, punon në Siçili. “Amerika për shqiptarët është veç 300 kilometra larg e quhet Itali. E tashmë Italia, është shtëpia ime”

Kur 20 vjet më parë zbriti në Itali, Bleri sapo kishte kaluar ngushticën e Otrantos në një gomone. “Ishte mesi i dimrit, njerëzit përqafoheshin dhe e kishin lëshuar veten të trishtuar. Nuk e kuptoja mire se çfarë po ndodhte. Na u deshën katër orë në të ftohtë për të mbërritur. Kemi zbritur ay ku deti ishte ende i thellë. Nxitonim për të arritur në breg: kemi fjetur për dy netë, në tokë, në një pyll. Ishim në Itali, por ato netë ishim të gjithë klandestinë”. Sot, pas studimeve, punës dhe shumë djerse, Bleri është bërë një nga shefat më të famshme në komunitetin shqiptar. Ka fituar një nga edicionet Masterchef dhe ëndërron të bëhet një profesionist.

Mund t’ju interesojë gjithashtu
  • Emigrantët. Historia do të na gjykojë sepse përballë masakrës mbetëm të heshtur

I lindur në Korçë, Bleri Dervishi është rritur në Itali. “Arritëm të mbërrinim në Fabro, një qytet me 2 mijë banorë në Umbria,” kujton ai. Atje, së bashku me motrën e tij, ka jetuar në shtëpinë disa miqve shqiptarë: “Ishim e vetmja familje që mbërritëm së bashku në Itali. Përpiqeshim të dilnim në qytet sa më pak: kishim frikën e arrestimit dhe kthimit në Shqipëri”, shton ai. Pak kohë më vonë, Bleri dhe familja e tij transferohen në një fshat të vogël malor, ku për shtatë muaj kanë “fjetur në një stallë të braktisur”. Babai i tij filloi të punojë si druvar dhe e jëma si lavapjatëse: “kështu arritëm të gjenim një shtëpi të vogël afër pyllit”. Pasioni për kuzhinën nis aty, në moshën 11 vjeç, duke ndihmuar të jëmën të thante enët në një restorant afër shtëpisë. “Kështu zgjodha shkollën për menaxhim hoteli”, tregon ai.

Më kujtohet kur shokët e klasës shkonin në eskursione e unë isha i vetmi që qëndroja në shtëpi, sepse familja ime nuk kishte para për t’më dërguar dhe mua.

Dashuria për kuzhinën nis në vegjëli kur çdo mëngjes, së bashku me gjyshin e tij, Bleri shkonte në kullotat shqiptare. “Ishte kohë luftë – kujton ai – Niseshim herët në mëngjes me një qese me ushqimet tona, dhe riktheheshim pak para perëndimit të diellit”. Me ndihmën e gjyshes, më pas, përgatisnim tagjinë për lopët: “Ishte momenti im i preferuar i ditës”, tregon Bleri. Shtëpia e tij shërbente si një pikë takimi për të gjithë barinjtë që kishin zbritur nga malet dhe ktheheshin në fshat, në sajë të një burimi të pastër që kalonte aty pranë. “Ndihmoja gjyshen në kuzhinë në përgatitjen e një supe me bukë, domate, djathë dhe kastravec. Ajo, për mua, është era e Shqipërisë, e bujarisë së popullit të saj, që ofron çdo gjë, edhe pse nuk ka asgjë”.

Me kalimin e kohës gjërat u përmirësuan. Për Blerin pasioni u kthye në punë. Me një përvojë si ajo në Azurmendi Gastrónomico të Eneko Atxa, tre yje Michelin. Apo duke marrë pjesë në MasterChef, e cila kulmoi me një fitore të papritur. Jeta në Itali nuk ka qenë e lehtë për Blerin. Është e vërtetë, kur erdhën dokumentet dhe lejet e qëndrimit u largua dhe tmerri i ridërgimit në Shqipëri. “Më kujtohet kur shokët e klasës shkonin në eskursione e unë isha i vetmi që qëndroja në shtëpi, sepse familja ime nuk kishte para për t’më dërguar dhe mua”. Bleri u impenjua: ka luajtur në ekipin e futbollit të të rinjve, për herë të parë në Fabro, pastaj në Chiusi. Kuzhinën e një restoranti e pa për herë të parë në sajë të z.Mario, pronarit të restorantit, ku nëna e tij punonte. “Shkoja çdo ditë tek restoranti sapo zbrisja nga autobuzi që më përcillte në shtëpi – kujton me një buzëqeshje -. Ishte momenti që prisja: atje isha i lumtur”. Bleri shoqëron zotin Mario në dyqan për të blerë ushqimet, e sheh si gatuan, të presë mishin, të veshë përparësen. “Po, i bezdisja të gjithë në kuzhinë, por pasioni im ishte tejet i fortë”.

Unë jam shqiptar, dhe bir i Shqipërisë. Vendi im më ka mësuar të ëndërroja Amerikën, një vend të largët, një vend magjik, ku gjithçka është e mundur

Për kuzhinierin e ri, Italia u kthye në një shtëpi të re. Bleri kthehet në Shqipëri dy herë në vit, ndoshta për të përshëndetur një të afërm: “Unë jam shqiptar, dhe bir i Shqipërisë – përgjogjet – Vendi im më ka mësuar të ëndërroja Amerikën, një vend të largët, një vend magjik, ku gjithçka është e mundur. Kurrë nuk mund të imagjinoja se në Amerikë do të isha rritur, duke kaluar detin kur isha veç tre vjeç. Amerika për shqiptarët është vetëm 300 kilometra larg e quhet Itali. E tashmë Italia, është shtëpia ime”.

Pas 20 vjetësh Bleri ka realizuar më së fundi ëndrrën e tij. Por nuk ndalet atje. Sot është krye kuzhinier i Monaci në Terre Nere, një vend i njohur sicilian nën malin Etna. “Dëshiroj të përmirësohem – përfundon ai – të krijoj diçka origjinale dhe unike. Tè ndjek atë që ka realizuar Massimo Bottura në Itali. Me pak fjalë – buzëqesh – dua të bëhem më i miri në botë”.

Ky artikull është publikuar më parë në italisht Autor: Raffaele Nappi. Datë publikimi: 16 gusht 2017. Il Fatto Quotidiano

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Le prime voci dell’italofonia albanese

Le prime voci dell’italofonia albanese

Fabio M. Rocchi
21 Tetor 2021
Artemide Edizioni
9788875753771
Diario dall’Albania (1990)

Diario dall’Albania (1990)

Annarosa Manetti
19 Janar 2022
Youcanprint
9791220383813
I Balcani nel Novecento

I Balcani nel Novecento

Oliver Jens Schmitt
25 Shkurt 2021
il Mulino
9788815291271
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}