Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Emigrantët. Historia do të na gjykojë sepse përballë masakrës mbetëm të heshtur

Opinion nga shkrimtari italian Jacopo Fo publikuar në gazetën Il Fatto Quotidiano

Albania News
14 Gusht 2017
Në Emigracion, Itali, Opinion
Na falni nëse nuk u mbytëm

Na falni nëse nuk u mbytëm

Më 13 Gusht 2017, Jacopo Fo , autor, aktor dhe shkrimtar italian, publikoi ne faqet e gazetës së njohur italiane Il Fatto Quotidiano këtë mesazh që po iua përcjellim të përshtatur në shqip.

Ka të drejtë Alex Zanotelli . Ato me të cilat po përballemi janë krime naziste.

Dëgjojmë njerëz që mburren sepse Berlusconi dhe Lega Nord kanë arritur një marrëveshje me diktatorin dhe torturuesin Gaddafi dhe vendosën të financonin ndërtimin dhe menaxhimin e kampeve të përqendrimit kontrolluar nga diktatori libian, në të cilat të internoheshin ata të cilët do të donin t’i drejtoheshin Europës. Kështu ra numri i emigrantëve nëpër anije. Thjeshtësisht mund të imagjinojmë se çfarë kampesh përqendrimi arritën të krijonin vrasësit e Gaddafit.

Duhet të ndihemi të turpëruar kur dëgjojmë se si njerëzit që shiten si humanistë dhe progresistë, sulmojnë OJQ’të sepse shpëtojnë refugjatë në det. Sipas këtyre debilave OJQ’të duhet të ndërhyjnë veç nëse emigranti po mbytet. Sikur të arrijnë ta marrin vesh më parë se ku t’i gjejnë dhe të shkojnë t’i marrin para se varka të fundoset nuk bën sepse është e qartë se informacionin po ta japin skafistët kriminelë, ndaj konsiderohesh fajtor. Dhe është faji yt nëse mbërrijnë më tepër emigrantë.

Unë do të përmbysja çështjen: pse nuk shkojmë direkt me ushtrinë në plazhet e Libisë dhe të lirojmë këta njerëz, pengje të kriminelëve?
Ka aq shumë persona që vuajnë, njerëz të dhunuar, torturuar, pa kujdesin mjekësor, pa një çati mbi kokë, në mëshirën e çmendurisë sadiste totale e ti më çan trapin pse nuk pyes emigrantin nëse realisht po mbytet apo po bën ca prova zhytjeje?
Është si të thuash që ka disa hebrenj në kampet e vdekjes, por nuk po shkoj t’i liroj sepse përndryshe do të gjendemi me 6 milionë semitë në shtëpi…Çfarë trapin po dërdëllit?

Duhet të shkojmë t’i marrim vetë nëpër plazhe, ça telefonatash kontrabandistëve.
Dikush thote: “Po si t’ia bëjmë? Kemi shumë vetë. Nëse nuk rrezikojnë më jetën për të ardhur tek ne, atëherë fillojnë e nisen me miliona!”
Kush mendon në këtë mënyrë, në fakt po pranon që është duke përdorur një pengesë përbërë nga bota e krimit e që i kthen në të frikshme e të rrezikshme ardhjet në Europë e që e kthen në një frenues që na shkon për shtat! Ja pra tek zbulohet e vërteta: duam që ardhja në Europë të jetë e rrezikshme. Duam që njerëzit të vdesin në Mesdhe pasi çdo i vdekur bind njëmijë të tjerë mos të vijnë e të na çajnë trapin!

Sa i mirë që Jeni zotëri!
E hajde sërish e më thuaj që je progresist me fytyrë njerëzore.
Ti nuk i vret drejtpërdrejt…Por nëse ndodh aksidentalisht…
OK. Unë jam me OJQ’të e këqija.

Pasi sqaruam këtë aspekt, është turp për sensin njerëzor kur dëgjon njerëz qqë flasin e që deri dje bënin sikur nuk shihnin se si SHBA financonte masakruesit si Sadami, e më pas Bin Laden, Talebanët, e më pas Isis… Njerëz që kanë votuar në favor të pushtimit të Afganistanit dhe të Irakut e që sot harrojnë. Fuqitë perëndimore kanë financuar dhe kryer një seri intrigash të neveritshme dhe financuar çfarëdolloj krimineli kur këta ishin të dobishëm kundër Rusisë apo Iranit apo kundër diktatorit sirian. Blloku perëndimor ka sheshuar qytete, torturuar, vrarë me mijëra civilë gabimisht, grabitur çdo lloj pasurie. Lufta kundër terrorizmit të Bushit, që Obama nuk diti të ndalë, ka vrarë miliona me plumba dhe uri që liria solli me vete.

Në Libi francezët kanë armatosur dhe financuar banda kriminelësh ordinerë, në të shumtat e rasteve të arritisur nga brugjet, që i janë futur me themel bastisjeve të fshatrave më keq se turqit në Mesjetë, dhe ky krim ka përcaktuar mbështetjen Kalifatit të Zi të disa fiseve. Dhe Franca vazhdon të komplotojë në Libi akoma dhe sot duke prodhuar konflikte nga të cilat shpreson të nxjerrë përfitime.
Ky agresivitet dritëshkurtër është arsyeja e parë e emigrimit të njerëzve që ia mbathin nga lufta.

Dhe shtetet europiane, përjashtuar Gjermaninë, po sillen si burracakë edhe pse bashkëfajtorë në luftrat kundër terrorit shpallur nga Bush.
Komuniteti Europian ka paguar miliarda diktatorit turk Erdogan për të mbajtur në Turqi tre milionë refugjatë. Sigurisht që shumicën e parave e kanë futur në xhep ata sipër dhe këto tre milionë qënie njerëzore jetojnë në kushte ikanakësh, në kampe të rrënuara, pengje të krimit. Rrathë ferri para të cilave lagjet e varfëra braziliane janë Disneyland.

Arsyeja tjetër kryesore e kësaj vale migratore është ana ekonomike.
Kur flasim për t’i “ndihmuar në shtëpitë e tyre” më vijnë të dridhurat nga niveli i verbërisë ideologjike. Vendet më të pasura ende sot po plaçkisin ekonominë afrikane me një luftë të egër edhe pse nuk qëllohet me armë. Thjesht po i tejmbushim tregjet e tyre me produkte ushqimore të shitura nën çmimin e produkteve vendase. Një luftë mbytjeje ekonomike që çon në mjerim mijëra fshatarë çdo ditë.

Kësaj po i shtojmë dhe peshkimin grabitqar të anijeve tona përgjatë brigjeve afrikane që po shkatërron peshkatarët vendas, shfrytëzimi nën çmim i burimeve të tëra bujqësore dhe minerare, kurhtet e financimeve të Bankës Botërore, paratë nga ndihmat e Kombeve të Bashkuara dhe ndihmat ndërkombëtare shpesh çuar dëm nga burokracia shpeshherë e paaftë dhe lakmitare. Kjo luftë ekonomike po detyron një masë të madhe njerëzish të migrojnë në shtete të tjera afrikave ku një pjesë kërkon të gjejë të ardhmen e vet në Europë. E ç’tjetër duhet të bëjnë?

Nëse duam vërtet të përballemi me këtë çështje, duhet një plan i madh. E duhen dhe politikanë që në vend që të qajnë e të teatrojnë çdo ditë, të dinë të përgatisin një ndërhyrje humanitare. Unë do t’ja nisja duke ndërruar ligjet dhe rregulloret. Kush vjen në Itali duhet menjëherë të ndjekë kurse formimi dhe të mësojë gjuhën italiane e ndërkohë të punojë. Nëse nuk formohen, nëse nuk vihen në gjendje pune, nëse nuk trajtohen si njerëz, por thjesht si numra, është një kafshëri që për më tepër ushqen zemërimin e të shumtëve dhe forcon të pandershmit që me siguri janë dhe ndër emigrantë si në çdo grup njerëzor. Parandalesa e parë, hapi i parë drejt integrimit është krijimi i një eksperience pozitive. Në Itali ka njerëz që çdo ditë bëjnë mrekullira me 35 euro ndihmë që Shteti paguan për çdo emigrant. Të tjerë limitohen t’i parkojnë në vende të rrënuara një mijë emigrantë dhe të arkëtojnë 35 mijë euro në ditë!
E më pas le të shohim si mund ta përdorim në mënyrë dinjitoze këtë forcë pune. Kemi kilometra të tërë brigje lumenjsh dhe pyje për t’i pastruar, kemi fshatra të braktisur në Apenine dhe Alpe, një ekonomi të zhdukur, fusha të braktisura që fundosen.

Dhe këtu egziston një problem strategjik i Italisë. Çdo vit tërmetet, thatësira, përmbytjet na kushtojnë vërtet shumë. E kushton një lumë tjetër parash të kesh 10 milionë shtëpi që duhen izoluar dhe kthyer energjitikisht efikase. Çdo vit këto fatkeqësi mjedisore dhe shpenzime energjie na kushtojnë shumë më tepër se këstëzimi i investimit për të siguruar Vendin Tonë të bukur (Bel Paese). Do të ishte një veprim kolosal, i aftë të fshinte papunësinë dhe do të kërkonte krahë të huaja për të përfunduar në një dhjetë vjeçar.
Të strehosh një milionë emigrantë të rinj nuk do ishtë problem i madh nëse do të çohej përpara një projekt i logjikshëm dhe menaxhuar në mënyrë efikase.

Tjetër, ndërpresim luftën tregtare të manipulimit kundër prodhuesve të vegjël afrikanë, krijojmë një korsi të mbrojtur për eksportimin nga Afrika dhe Lindja e Mesme për ushqimet dhe mallrat e prodhuara. Tjetër akoma, zgjojmë ndihmat ndërkombëtare me Gentilonin që përplas duart në tryezën e Kombeve të Bashkuara dhe të pretendojë një kontroll mbi shpenzimet dhe rezultatet e planeve të zhvillimit financuar nga organizmat ndërkombëtare. Një lumë parash që bën shumë pak. Pastaj shkojmë e i kërkojmë qeverive afrikane të na besojnë zhvillimin e zonave në depresion. Mussolini, një koqe, në fund të fundit arriti të bonifikonte Agro Pontinon dhe të shpërndante parcela toke dhe mjetet minimale për t’i kultivuar mijëra venecianëve…Kemi një gjeni ushtarak me mjete të jashtëzakonshme. Formojmë në Itali emigrantët dhe le t’i kthejmë në vendin e tyre për të ndërtuar qytetet e gjelbërta të vetë-mjaftueshme. Ne dimë ta bëjmë, ne duhet ta bëjmë. Nuk do të jetë e lehtë.

Hapi i parë është që disa progresistë të fillojnë të tregojnë se si është realisht situata.
Duhet të përdorim koncepte të thjeshta: luftërat që kanë shkaktuar miliona refugjatë i kanë organizuar Shtetet e Bashkuara në bashkëfajësi me Evropën.
Jemi duke mbytur ekonominë e tyre.
Jemi duke bërë vërtet shumë pak për t’i ndihmuar në shtëpinë e tyre.
Duhet t’i shpëtojmë refugjatët e burgosur nga duart e krimit të Libisë.
Duhet t’i sjellim në Itali, dhe të sigurohemi që ky shpëtim të bëhet i qëndrueshëm ekonomikisht sipas një plani të madh për sigurimin dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë në vendin tonë.
Dhe progresistët humanitare që në TV flasin për tjetër gje janë njerëz pa vlerë.

Ndoshta është mirë t’i kujtojmë vetes se pas luftës ishim ne italianët që ia mbathnim nga rrënojat dhe uria. Po flasim për gjashtë milionë emigrantë. Kur ndërkohë sot diaspora italianë në botë, sipas vlerësimeve nga Ministria e Jashtme, është diku tek 60, 70 milionë!

Emigrantët Italianë

Atëherë, kur kishim nevojë ne, mirë apo keq na kanë pranuar. Pse sot dikush dëshiron t’i hedhë sërish në det? Jacopo Fo

Argumenta të trajtuar: Emigrantët
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Donne d’Albania in Italia

Donne d’Albania in Italia

Korrik 2022
AA.VV.
Com Nuovi Tempi
9788889193389
Lingua madre duemilaventitre

Lingua madre duemilaventitre

Tetor 2023
AA.VV.
SEB27
9788898670857
I canti della brughiera

I canti della brughiera

Prill 2023
Gëzim Hajdari
Edizioni Ensemble
9788868819996
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali