• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Veri Shaqja, Asti: nga “Masterchef Albania” në kuzhinën e Gener Neuv të rrugës Carlo Leone Grandi

Kur kuzhina tradicionale Piemonteze takon shijet mesdhetare të Durrësit

Nga Redazione
21 Gusht 2017
Në Intervista
0
Veri Shaqja, Asti: nga “Masterchef Albania” në kuzhinën e Gener Neuv të rrugës Carlo Leone Grandi

Veri Shaqja, Asti: nga \"Masterchef Albania\" në kuzhinën e Gener Neuv të rrugës Carlo Leone Grandi

ShpërndaCicëro

Veri Shaqja: Kur kuzhina tradicionale Piemonteze takon shijet mesdhetare të Durrësit, rezultati është një kuzhinë e shijshme dhe inovative me një shije befasuese e origjinale.

Kështu fillon artikulli publikuar në gazetën e qytetit të Astit “La Nuova Provincia ” përgatitur nga gazetarja Lucia Pignari.

Është ajo që po ndodh në “Gener Neuv” në rrugën Carlo Leone Grandi të Astit të Italisë, ku që prej një viti po punon shefi Veri Shaqja.

Me origjinë shqiptare, e prej 12 vitesh në Itali, ky kuzhinier i ri 29-vjeçar tashmë ka mbi supe një kurrikulum për t’u patur zili kur dy vite më parë u nderua në kronikat e gazetave kur doli i treti në edicionin televiziv “Masterchef Albania”.

Albania News e ka ndjekur nga afër atë edicion nga ku mund të përmendim artikullin publikuar në faqen tonë “Masterchef Albania – storie di talenti albanesi d’Italia ”

Sot, Veri Shaqja, me vendosmëri dhe pasion drejton kuzhinën e një prej restoranteve më të famshëm dhe të bukur në Asti, me mbi 40 vjet histori.

Rishikimi i recetave tradicionale

Me ndryshimin e menaxhimit në Gener Neuv, ky djalë kishte barrën dhe nderin e marrjes së recetave nga Pina Fassi, ruajtur, por edhe duke i rishikuar.

“Sepse, klientela jonë po kërkon një kuzhinë tipike Piemonteze, por me disa risi”, thotë Veri, të cilit titulli i “shefit” i rëndon.

“Preferoj të quhem përgjegjës, kam ende shumë për të mësuar,” shpjegon me përulësi dhe me një buzëqeshje që i ndriçon sytë.

Pasi arriti në Itali në moshën 17 vjeç, filloi karrierën e tij në restorantin “Osteria Boccalatte” në Vercelli, nën drejtimin e kuzhinierit Roberto Balgisi, sot përgjegjës për Grand Hotel në Alassio.

“Pata fatin të takohem me një mjeshtër të mirë”, shpjegon Veri, “i cili më ka përcjellë pasionin për këtë punë dhe më ka shtyrë të zbuloj botën, të jem kurioz dhe të ekperimentoj shije të reja”.

Në vitin 2006 në Canale d’Alba

Në vitin 2006, i riu Veri transferohet në Villa Tiboldi në Canale d’Alba. “Gjatë këtyre viteve jam përpjekur të fitoj teknikën italiane pa harruar origjinën time”, thotë Veri, i cili, për disa prej krijimeve të tij, propozon shijet e tokës së tij.

Veri Shaqja: “Shijet e fëmijërisë sime”

Ashtu si ëmbëlsira pagëzuar nga Veri “Era dhe shijet e fëmijërisë sime”. Bëhet fjalë për manin me shije agrodolce, me shurup petalesh, sfera çokollate të errët dhe thërrime limoni.

“Mbaj mend akoma verëra të kaluara në Durrës kur isha fëmijë, si ngjitesha kodrave që shtriheshin në det për të mbledhur kokrat e manaferrave”, na tregon me nostalgji.

Për të, kthimi në vendlindje, mbetet një ëndërr pa një datë të caktuar. “Në Shqipëri ka vështirësi në kuptimin e pjatave të përpunuara shumë dhe në përgjithësi nuk ecin. Ndërkohë, unë kam nevojë për sfida të vazhdueshme, më pëlqen të krijoj dhe për këtë arsye Italia është vendi për të jetuar “, na tregon me mirëbesim kuzhinieri.

Mendja e tij, e gjallë dhe vullkanike, ka prodhuar tashmë kombinime të shijshme që përziejnë njohuritë e fituara gjatë viteve, siç është rizoto me karkalec të kuq të Mazzara del Vallo, apo “sfungjer” i specave Carmagnola dhe salcë me ton të kombinuar me sfera të vogla djath dhie nga Alta Langa me borzilok.

“Kjo është një ‘hyrje’ fillestare, ku përdor produktet piemonteze si lëndë e parë, prodhuar nga vendasit duke respektuar territorin.

Suksesi i pjatave

“Më pëlqen puna ime dhe dua që pjatat e mia të kenë sukses. Kjo është arsyeja pse zakonisht dal në sallë dhe flas me klientët, u shpjegoj si krijohen pjatat në mënyrë që të marr komplimentet, por mbi të gjitha kritikat, gjithmonë të pranuara dhe konstruktive”.

Një punë që Veri kryen me përkushtim dhe entuziazëm.

Me siguri një shembull i mirë për shumë djem e vajza që kanë mbaruar shkollën e mesme në këtë periudhë dhe po kërkojnë rrugën e tyre.

Profesioni i kuzhinierit nuk mund të konsiderohet i thjeshtë, sidomos kur në kohën e drekës urdhërat mbivendosen dhe kuzhina transformohet në një gropë ku duhet të dini se si të manovroni siç duhet.

Ju ftojmë gjithashtu të lexoni intervistën italisht realizuar nga Stefania Morreale për gazetën Albania News

  • Contaminazioni culinarie. Intervista a Veri Shaqja ad un anno dall’esperienza di Masterchef Albania

Mund t’ju interesojë gjithashtu

  • Bleri Dervishi: “Në Itali kam realizuar ëndrrën për t’u bërë kuzhinier”

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Asti
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version