Intervistё me trajnerin e Kombёtares Shqiptare Under 19, Skёnder Gega

Pak ditё mё parё nё zonёn e Coverciano nё Firence u stёrvit skuadra e Kombёtares Shqiptare Under 19 e cila mё pas u pёrball me skuadrёn vendase nё njё ndeshje miqёsore. Stёrvitja nё Coverciano,vend ku janё stёrvitur dhe stёrviten futbollistёt mё tё mirё italianё, u dha mundёsinё tё rinjve tё Kombёtares Shqiptare tё pёrjetonin emocione tё papёrsёritshme. Skuadra e under 19 e kryesuar nga trajneri Skender Gega, ish futbollist i Partizanit u shoqёrua nga Gjergj Shaskaj pjesёtar dhe pёrgjegjёs i Aktiviteteve Sportive pranё shoqatёsGAT (Tё rinjtё shqiptarё nё Toskanё).

Ju mbaheni mend si ish-futbollisti i squadrёs sё partizanit, gjithashtu ndihmёs trajner i kombёtares amerikane pёr femra dhe tashmё trajner i Kombёtares Shqiptare Under 19. Si ndiheni sot nё vitin 2011, duke krahasuar eksperiencёn tuaj nё vitet 80, çfarё ka ndryshuar dhe çfarё ka evoluar nё futbollin shqiptar?Nёse mund ta krahasojmё me vitet 80, disa gjёra kanё evoluar pёr mirё e disa gjёra janё jo ashtu siç duhet tё ishin, duke u krahasuar edhe me vendet fqinje. Tashmё nё 2011-ёn, fatkeqёsisht nё klubet shqiptare problemi kryesor ёshtё puna jo e mirё me moshat e reja. Nёse nuk punohet me tё rinjtё nёpёr klube, ёshtё e pamundurqё ekipi kombёtar tё ketё nivele dhe rezultate te mira. Gjithsesi, Shqipёria ka mundёsi tё krijojё njё grup dinjitoz futbollistёsh, duke marrё edhe ata qё luajnё nё squadrat e huaja, pёr t’u pёrfaqёsuar kёshtu denjёsisht nё nivel kombёtar. Mendoni se futbolli shqiptar ka premisa pёr tё qenё nё nivelet e skuadrave tё mёdha, tё huaja?Mendoj se duhet tё jemi akoma edhe mё mirё nga sa jemi dhe futbolli shqiptar ka shumё probleme, duhet tё ketё njё pёrzgjedhje mё tё mirё nё formimin e skuadrёs sё kombёtares. Tё ketё trajnerё tё kualifikuar, pёr tё arritur kёshtu rezultate sa mё tё mira. Duhet ndryshuar mentalitet dhe koncept nё mёnyrёn e tё jetuarit si sportist, si stёrvitesh si i tillё. Disiplina ёshtё primare nё formimin e njё sportisti tё mirё, pёr tё qenё njё profesionist i mirё.SKUADRA_SHQIPTARE_U19_4Eksperienca e kёtyre ditёve dhe rezultatet e ndeshjeve qё zhvilluat …Eksperienca ishte e mrekullueshme, ishte ndeshja e parё miqёsore me skuadrёn italiane. Nё pёrbёrjen e skuadrёs sonё kishim pёrzgjedhur dy te rinj qё vinin nga Zvicra, dy nga Greqia dhe nga Italia. Gjithashtu edhe njё pjesё tё cilёn e kam seleksionuar vetё personalisht nё Shqipёri. Sodisfaksionetishin tё mёdha edhe pse nuk arritёm rezultate edhe aq te mira duke mos dhёnё maksimumin, por tё mirat dhe sukseset nuk vijnё pёrnjёherё sepse edhe emocionet ishin shumё tё mёdha. Gjithsesi nga ndeshja e parё, nё tё dytёn, u pa njё ndryshim i mirё qё na bёri optimist pёr tё ardhmen.

Keni pasur kontakte me pjesёtarё tё Komunitetit Shqiptar nё Firence?Po dhe duhet tё them qё jemi gjendur mjaft mirё nё prezencёn e tyre, tё cilёt na kanё shoqёruar dhe mbёshtetur gjatё qёndresёs sonё nё Firence. Gjithashtu duke patur fatin tё stёrvitemi nё Coverciano, pёrveç ndeshjeve patёm mundёsi tё merrnim eksperiencё e tё shkёmbenim ide dhe gjithashtu tё ishim nё kontakt me personalitete tё sportit italian, siç ishte takimi me trajnerin SacchiUnё jam i mendimit qё Shqipёrisё i duhet njё nivel i lartё futbolli, kёshtu qё duhet tё jemi optimist dhe tё shpresojmё pёr njё bazё sa mё tё mirё pёr tё ardhmen.

Duke qёndruar tek e ardhmja, cilat janёndeshjet e ardhshme qё keni nё program, si nё Shqipёri ashtu edhe jashtё saj?Ndeshja me Italinё ishte njё kёrkesё e Federatёs Italiane, poredhe pse nuk arritёm rezultate aq tё mira, jemi tё lumtur nga eksperienca qё pёrfituam tё gjithё, si tё rinjtё e skuadrёs po ashtu edhe ne. Gjithsesi, do tё kemi njё riseleksionim dhe grumbullim tjetёr pёr tё gjetur elementё tё rinjpёr njё skuadёr edhe mё tё fortё, tek ky grup i kemi idetё e qarta se cilёt elementё mund tё japin edhe mё tepёr, pёr tё qenё tё gatshёm nё tetor ku do tё bёjmё ndeshjet skualifikuese, nё tё cilat mendoj se do te jemi edhe mё nё formё dhe mё tё fortё si skuadёr.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version