Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Histori

Shoqja nga “Shtëpia e Fëmijës”

Që në klasën e parë, si shoqe banke, unë u gjenda me njërën prej këtyre vajzave nga "Shtëpia e Fëmijës". Si tani më kujtohet. Kujtime nga Adela Kolea

Nga Adela Kolea
9 Nëntor 2013
Në Histori
Tirana Giti Kolasi

Tirana. Foto nga Giti Kolasi

Tiranë, fillimi i viteve ’80, isha në shkollë fillore.

Mëngjesi në oborrin e shkollës ishte shumë i këndshëm: duke respektuar gjithnjë oraret e hyrjes në shkollë, grumbullimin, qetësinë e rregullin, ashtu si disiplina e shkollës dhe e kohës në përgjithësi diktonin, ishim të lumtur që në oborr mblidheshim me shokë e shoqe të lagjes edhe të klasave të tjera, me më të mëdhenj apo më të vegjël se ne.

Në çastin e rreshtimit, klasa shtohej menjëherë nga 4-5 nxënës, të cilët mbërrinin të gjithë njëherësh në rresht që nga rruga, të veshur të gjithë njëlloj, të shoqëruar nga e njëjta kujdestare, duke përshkuar gjithnjë të njëjtën cope rruge: ata vinin nga Shtëpia e Fëmijës!

Që në klasën e parë, si shoqe banke, unë u gjenda me njërën prej këtyre vajzave: si tani më kujtohet. Nga paraqitja fizike, e mbaj mend si një vajzë zeshkane, trupmadhe, shumë trupmadhe sidomos në krahasim me mua,por edhe me të gjithë të tjerët, gjë që më bënte të mendoja që ajo vajzë, të ishte më e madhe se ne në moshë..gjithsesi..

U mundova, pak për natyrën time – shumë komunikuese që në vogëli – pak për atë që e shihja shumë të heshtur, t’i shkëpusja ndonjë fjalë, që të bënim miqësi..

Por ajo, e mbyllur në vetvehte, fjalëpakët, shumë e vrenjtur në fytyrë..

Kuptohet, jo se kishte ndonjë gjë kundër meje personalisht, por sepse kështu ishte e gatuar, kështu siç duket ishin të përzjerë temperamenti e karakteri i saj.

Kishte edhe një të veçantë: në mes të orës së mësimit, atë do ta zinte një gjumë i thellë…Me bërryl, e ngacmoja që të zgjohej, i flisja nga pak, por pa rezultat…

Më pas, kur do të fillonte komunikimi ynë, ajo do të më shpjegonte shkakun e këtij gjumi të thellë në orën e mësimit: ajo, gjithë natën – e kjo për çdo natë – pa ndalim, qante për nënën e saj, nuk vinte gjumë në sy, për nënën që nuk e kishte njohur kurrë..!

Në pushimin e madh u mblidhnim të gjithë shokët për të konsumuar një fetë buke të marrë nga shtëpia: me pak përbërës – ajo çka merrnim për të ngrënë, natyrale – me thjeshtësi e të gjithë njëlloj, me fare pak ndryshueshmëri: bukë me djathë, se gjalpi shkrihej.. kush merrte ndonjë domate, apo rrallë, ndonjë copë sallam.

Kur bëja për të nxjerrë nga xhepi i çantës – kisha një çantë të kuqe me dy xhepa- atë çka nëna ime, më kishte përgatitur për të ngrënë, xhepin e çantës, për çudi e gjeja bosh..! E kjo, jo një herë, dy, por vazhdimisht … Qe një befasi e hidhur për mua, për më tepër në çastin kur e pashë vetë me sytë e mi, personin që më bënte këtë “shaka”. Ishte shoqja ime e bankës..! Me thënë të drejtën, ishte e vetmja ajo që po ushtronte këtë ves. Shokë tanët, qoftë edhe të së njëjtës Shtëpi, apo të tjerë nga klasa, nuk e kishin kryer kurrë këtë veprim.

Dhe njëkohësisht, mund të them që në atë Shtëpi, na ishte krijuar përshtypja që i trajtonin mirë e që nuk linin t’u mungonte gjë. Edhe sepse ata, sipas demagogjisë së sistemit, ishin nën përkujdesjen e një Nëne të Madhe, të Nënës Parti!

Nëna ime erdhi e foli me mësuesen e se ç’i thanë njëra – tjetrës, unë atëherë nuk mund ta dija por, dija që, duke filluar nga e nesërmja e asaj dite, mamaja ime, në çantë më vendoste dy pjesë buke..

E unë i ofroja vetë shoqes sime të bankës të hante bashkë me mua, së bashku me të gjithë grupin e klasës..

Po e ndiqnim dalëngadalë të na buzëqeshte – ndonëse më pak mosbesim – për të parat herë…

Ajo, kërkonte jo për uri, por për boshllëqe që mbarte brenda, vëmendje nga ana jonë! Nga ana e saj, ndonëse në mënyrë të gabuar, kjo kishte qenë një thirrje për ndihmë.

Nuk mund ta dija aty për aty, që ajo vajzë do të bëhej një nga shoqet e mia më të mira të klasës.
Mezi prisja që të vinte dita e djelë, me shpejtësi vishesha, përgatitesha për të shkuar bashkë me mamin, t’ju afronim godinës së Shtëpisë së Fëmijës. Si tani e kujtoj atë çast: i binim ziles, na dilte gjithnjë kujdestarja e tyre, e sjellshme, e gatshme që të mos na vononte shumë, e cila na jepte lejen që të merrnim në shtëpi, për drekë e për të kaluar pasditen, shoqen time të bankës..!

Në sytë e saj shihja gëzim – ndonëse vazhdonte të ruante natyrën e saj fjalëpakët apo të heshtur – por ishte e qetë, e sigurtë, kishte besim në personat me të cilët po shoqërohej, për faktin se gjente ngrohtësi, sinqeritet e dhimbshuri, gjente përfshirje nga ana jonë, në dhimbjen e saj..

Për shumë të djela ajo ishte bërë pjesë e familjes sonë, në drekat që zakonisht konsumonim në shoqëri edhe të gjyshërve apo të të afërmve. Më pas, unë nuk u mjaftoja me kaq: shkoja të djelave në Shtëpinë e Fëmijës, për të ftuar jo vetëm këtë shoqe, por edhe të tjera, të cilat më parë, na shoqëronin me sy që kur hynim në atë korridor të gjatë e derisa dilnim me atë vajzë..

Ishin të djela shumë të bukura, të paharruara, me gjithë natyrën time shumë të shoqërueshme, me gjithë që shoqet s’më kishin munguar kurrë si në shkollë, lagje apo kudo shkoja, por këto ishin të veçanta per dendësinë e ndjeshmërive pozitive që, njerëzisht mbartnin.

Nuk e di se ç’u bë më pas me këtë vajzë. U ndamë në fund të shkollës fillore, ngaqë e jona ishte shkollë vetëm e ciklit fillor, vitet kalonin e duhej të shkonim në tetëvjeçare.

Do të më mjaftonte të dija që ajo tani është e lumtur e që ndjehet e realizuar, e qetë, të ketë krijuar ajo nga ana e saj, atë çka i ka munguar gjithnjë: familjen! Të jetë një nënë e lumtur e fëmijëve të saj, ashtu sikurse unë.

Argumenta të trajtuar: Tiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Il più forte amore del mondo

Il più forte amore del mondo

Prill 2021
Gjergj Jozef Kola
9798737736903
Se fossi inchiostro

Se fossi inchiostro

Mars 2021
Lia Tosi
ETS
9788846759184
Per te terra mia. Le confessioni di Gjon Nikola Kazazi

Per te terra mia. Le confessioni di Gjon Nikola Kazazi

Maj 2021
Jusuf Buxhovi
Armando Editore
9788869929397
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}