Tiranë. Më datë 14 shtator 2010 Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe një tjetër projektligj vetëm me votat e mazhorancës. Këtë radhë është miratuar projektligji që mundëson emigrantët tanë në Itali e Greqi të aplikojnë për pasaporta në vendet ku punojnë e jetojnë pa qënë e nevojshme te kthehen ne Shqipëri.
Sipas projektligjit të miratuar në këto dy shtete do të hapen nga dy zyra aplikimi për pasaporta. Zyratdo të jenë në Romë, Milano, Athinë dhe Selanik. Ku lajm nuk ka bërë te mundur evitimin e dyndjeve në sportelet e pajisjeve me karta identiteti e pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë edhe gjatë përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri.
Miratimii këtij projektligji përfundoi menjëherë në faqet e para të shtypit . Shumë njerëz të dëshpëruar për pamundësinë e kthimit në Shqipëri për të bërë pasaportat e reja biometrike, me të marrë lajmin janë nisur nga Lombardia, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia-Giulia, Marche, Piemonte, Toscana, Trentino Alto-Adige, Umbria, Valle d’Aosta, Veneto drejt konsullatës shqiptare në Milano.
Që në orët e para të mëngjesit Piazza Del Duomo Nr 17, mbushet nga dhjetëra e dhjetëra shqiptarë në pritje me shpresën për të marrë pasaportat e reja. Sipas ngjarjeve të fundit votimi i këtij ligji dhe hyrja e tij në fuqi, jo për të gjithë ka gjetur vëmëndjen e duhur që edhe për faktorë të ndryshëm nuk është interpretuar në mënyrë të drejtëDuke mos lënë pa përmendur faktin që mediat e informacionit nuk kanë nënvizuar që, zyrat do të hapen por nuk do të jenë të menjëhershme. Pajisja e tyre me aparatet përkatëse dhe personel kanë nevojë për kohë.
Personeli i konsullatës shqiptare të Milanos mahnitet nga dyndjet e ditëve të fundit. Dikush nga nëpunësit mërzitet, ngre zërin më shumë se sa është e nevojshme, por ndërhyrja “dipllomatike” e konsullit të përgjithshëm qetëson ujërat midis nëpunësit dhe qytetarit Ilir B. I cili shpjegon faktin që ka lexuar informacionin në gazeta të ndryshme dhe internet. Në të vërtetë nuk ishte i vetmi që gjendej krejt kot në Milano duke lënë edhe ditën e punës dhe bërë disa shpenzime të panevojshme.
Ndërsa konsulli i përgjithëm i shpjegon Ilirit se: Konsullata shqiptare nuk ka akoma informacionet e duhura dhe nuk është në gjendje të jap një datë dhe as një periudhë kohe se kur mund të nisin punën sportelet për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se zyrat për aplikimin për pasaporta biometrike do të hapen në Romë, Milano, Athinë e Selanik. Por nuk thuhet data se kur do të nisin funksionimin këto sportele që me siguri do të jenë një ndihmë e madhe për komunitetin shqiptar në dy vendet fqinjë pasi do të shkurtojë kohën dhe shpenzimet e tyre për nxjerrjen e një pasaporte në Shqipëri.
Informohuni në: Konsullata shqiptare Milanopara se të ndërmerrni nje udhëtime drejtsajAdresa: Konsullata shqiptare MilanoPiazza Duomo, 17 C.
A.
P. 20121 Milano (Mi)Tel.+ 39 02 86467423, +39 02 86467782, Fax. +39 02 86910853https://ambasadat.gov.al/milan-consulate/it(Vetëm në rast emergjence mund të telefononi: +39 392 0686 139)Orari i shërbimit te publikut: E hëne – E premte9.00 – 14.00