Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Emigracion

Emigrantët sollën 53 mln euro më pak dërgesa se në vitin 2009

Albania News
15 Prill 2010
Në Emigracion

Emigrantët shqiptarë dërguan 53 milionë euro më pak gjatë vitit 2009 në shtëpitë e tyre krahasuar me vitin 2008. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvillimet ekonomike të vendit përgjatë vitit të shkuar raportojnë për një rrudhje të ndjeshme të dërgesave të emigrantëve krahasuar me një vit më parë.

Në total përgjatë 12 muajve të vitit të shkuar emigrantët shqiptarë injektuan në ekonominë e vendit rreth 780 milionë euro ndërkohë që gjatë vitit 2008 kjo shifër vërtitej në 833 milionë euro. Kriza që ka prekur ekonomitë më të mëdha botërore dhe sidomos vendet ku kanë emigruar shqiptarët si Italia dhe Greqia, e pasqyruar me humbjen e vendeve të punës shihen si një nga shkaktarët kryesorë të këtij treguesi. Ndërkaq, krahas krizës, uljen e nivelit të dërgesave të emigrantëve ekspertë të ndryshëm e lidhin edhe me një zhvillim tjetër që ka të bëjë me stabilizimin social të tyre në vendet ku kanë emigruar. Referuar këtyre vlerësimeve, pasi ka kaluar më shumë se një dekadë emigracion çdo vend përballet me ulje të nivelit të dërgesave për shkak se emigrantët fillojnë të stabilizohen në vendet ku kanë shkuar dhe fillojnë të investojnë aty.

Krahas uljes së dërgesave nga emigrantët, Banka e Shqipërisë thekson edhe uljen e nivelit të kreditimit të ekonomisë gjatë vitit 2009 nisur nga një serë faktorësh, si problemet e biznesit të shlyerjen e interesave, shtrëngimi i kushteve prej bankave si dhe luhatjeve në kursin e këmbimit. Lidhur më këtë BSH raporton për një rritje të kredive me probleme, të cilat gjatë 2009 arritën në nivelin e 10.5 për qindve. Për shkak të uljes së ritmeve të kreditimi si dhe nevoja për rritjen e fondeve rezerve për përballimin e rrezikut të kredive të këqia bankat kanë nxjerrë një fitim neto sa gjysma e atij të vitit 2008. BSH raporton për një fitim në nivelet e 3.5 miliardëve të sistemit bankar shqiptare gjatë vitit të shkuar. “Raporti i kredive me probleme ndaj vlerës së përgjithshme të portofolit të kredisë u ngjit në nivelin 10.5 për qind. Nevoja për rritjen e fondeve rezervë për përballimin e rrezikut të kreditit nga ana e bankave, ndikoi në rënien e rezultatit financiar të sektorit. Për këto arsye, gjatë vitit 2009, rezultati financiar i sektorit bankar ishte pozitiv për rreth 3.5 miliardë lekë, gati gjysma e vlerës së realizuar një vit më parë”, – citon BSH.

Përballë një kursi këmbimi të luhatshëm i cili ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kredive të këqia Banka e Shqipërisë iu sugjeron bankave të nivelit të dytë si dhe qytetarëve që në vend të kredive në valutë të zgjedhin atë në lekë. “Zgjidhja më e mirë do të ofrohej nga zbatimi i politikave më të ekuilibruara të kreditimit të cilat synojnë rritjen e peshës së kredisë në lekë”, – vijon BSH.

Bilancin vjetor të ekonomisë shqiptare BSH e mbyll me një parashikim pozitiv për zhvillimet e këtij viti duke theksuar domosdoshmërinë e vigjilencës së autoriteteve shtetërore.

Argumenta të trajtuar: Emigracioni ShqiptarShqipëriaTiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Leonard Morava

Samir e la sua nuova vita in Italia, tra ricordi e voglia di identità

27 Prill 2025
Esposito

La dolorosa storia di Ershela nel romanzo d’esordio di Lucia Esposito

23 Prill 2025

Librat më të fundit

Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Qershor 2022
Alban Ndoka
9798837455803
La politica come idea. Riflessioni

La politica come idea. Riflessioni

Maj 2023
Valentina Leskaj
Bonanno Editore
9788863183221
Amigdala Mandala

Amigdala Mandala

Mars 2023
Loer Kume
Besa Muci Editore
9788836292462
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali