Besmir Rrjolli, një djalë shkodran që jeton në Milano nga viti 2004, themelues i shoqatës italiane-shqiptare Dora e Pajtimit, është aktiv në sektorin jofitimprurës prej më shumë se 11 vitesh. Diplomuar në “Komunikim” në Universitetin Cattolica të Milanos dhe me një Diplomë Master në “Teatër shoqëror dhe komuniteti”, është specializuar në bashkëzhvillim për të forcuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë.
Ndër vite ka bashkëpunuar me Oxfam Italia, Bashkinë e Milanos, Ipsia, IOM Italia, Muzeun e Kulturave – Mudec, Acli Lombardia, CESPI, Expo Milano 2015, Bashkinë e Shkodrës, Città Mondo dhe Universitetin Cattolica në Milano.
Prej prillit 2018 është Focal Point për rajonin e Lombardisë për selinë shqiptare të Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombëve të Bashkuara për Migracionin (IOM Albania)
“Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” është Programi zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri në të cilin mbulon rolin Focal Point në Lombardi.
Cilat janë objektivat e këtij Programi dhe cili është roli i figurës Focal Point?
Programi synon të stimulojë përfshirjen e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit të origjinës, nëpërmjet tre kapilarëve kryesorë. Të mbështesë qeverinë shqiptare në adoptimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për angazhimin e diasporës, në përputhje me kornizën e përgjithshme politike; të lehtësojë transferimin e aftësive të diasporës shqiptare në vendin e origjinës me veprime të synuara, si dhe të favorizojë investimet ekonomike në Shqipëri.
Focal Point, figura e menduar në këtë kuadër, kujdeset për marrëdhëniet me aktorët e ndryshëm të Programit, duke përfshirë numrin më të madh të njerëzve, pjesëtarë të diasporës sonë, por edhe sipërmarrës italianë të interesuar për investime në Shqipëri, me qëllim dhënien e dukshmërisë maksimale të iniciativave të planifikuara . Përveç meje, janë përzgjedhur dhe pesë Focal Point të tjerë në rajonet italiane Emilia Romanja, Piemonte, Toskana, Lacio dhe rajonet e Italisë Jugore, ku ka një prani të konsiderueshme të komunitetit antik arbëresh.
Na përshkruaj pikat kryesore të Programit?
Nëpërmjet një skeme fellowship (angazhime studimore), të rinjve të diasporës tonë i mundësohet të kenë eksperienca pune/formimi në institucionet shqiptare në Itali ose Shqipëri. Këto angazhime do të kenë një kohëzgjatje të përkohshme nga katër deri në gjashtë muaj. Ato angazhime që do të realizohen në Itali do të jenë vetëm për anëtarët e diasporës shqiptare që jeton në Itali, ndërkohë ato që do kryhen në Shqipëri janë për shqiptarët me vendbanim në Francë dhe Belgjikë.
Personat e përzgjedhur për angazhimet studimore do t’ju njihet dhe një ndihmë ekonomike për të mbuluar shpenzimet që do të kryhen për realizmin e aktiviteteve me të cilat ata do të ngarkohen.
Ndërkohë platforma Connect Albania është menduar te jetë një instrument ndihmues për gjithë kompanitë që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, e në të njëjtën kohë t’u japë mundësi anëtarëve të Diasporës Shqiptare për t’u bërë agjentë zhvillimi (ndërmjetësues) duke identifikuar e më pas shoqëruar kompanitë e huaja të interesuara për të investuar në atdheun tonë.
Konkretisht, mekanizmi Connect do të shpërblejë agjentët e zhvillimit me një komision nëse kanë kontribuar në hapjen e kompanive të suksesshme sipas kritereve të vendosura sa i përket vendeve të gjeneruara të punës.
Ndërkohë, përsa i përket Connect, kompanitë që do duan të investojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga procedurat e standardizuara që do t’i mundësojë të ndjekin të gjitha fazat e investimeve. E për më tepër ata do të kenë edhe mbështetjen e mjeteve informative parashikuar nga Programi dhe bashkëpunimi i institucioneve shqiptare të përfshira në investim.
Dhe e fundit, në pesë rajonet pilot të Italisë do të krijohet një harte e Diasporës Shqiptare që mund të kontribuojnë në projekt, duke përfshirë një studim të profileve të tyre. Rezultati do të jetë krijimi i një regjistri të kompetencave dhe kapaciteteve të diasporës shqiptare në 5 rajone të Italisë. Nga ana tjetër, do të mblidhen informacione të përditësuara mbi nevojat dhe prioritetet e zhvillimit në nivel lokal në Shqipëri për të orientuar investimet e huaja dhe ato të vetë shqiptarëve të Diasporës.
Si mendoni se mund të krijohet sinergji midis Diasporës shqiptare dhe vendit amë?
Me siguri nëpërmjet programeve të artikuluara si ky që gëzon mbëshetjen e çmuar dhe partneritetin e IOM’it, financimin e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), mbështetje politike nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAECI) dhe bashkëpunimin e ministrive të ndryshme shqiptare ku mund të përmend Ministrinë e Shtetit për Diasporën Shqiptare, Ministrinë per Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Iniciativat që përfshijnë institucione e që janë në gjendje të prodhojnë vlera për qytetarët janë che coinvolgono le istituzioni e sono in grado di generare valore per i cittadini sono thelbësore për të krijuar sinergji ndërmjet diasporës dhe vendit të origjinës.
Një urim për shqiptarët në këto ditë festash
I uroj të gjithë shqiptarëve të kenë mundësinë dhe dëshirën për të ofruar kontributin e tyre për vendin tonë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë ne – #makehomeabetterplace!
Kjo intervistë është e disponueshme dhe në italisht me titull “Besmir Rrjolli, dalla Lombardia il coinvolgimento della diaspora albanese in madre patria”
Lexo gjithashtu
Angazhimi i Diasporës Shqiptare: dy fjalë për Programin
Programi “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” është e financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ( AICS ), dhe e mbështetur politikisht nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAECI).
Programi zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombëve të Bashkuara për Migracionin ( IOM ) në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën Shqiptare, Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë/AIDA dhe AICS.
Synimi i këtij programi është të ndihmojë në angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Shko te faqja e Programit
Personat e Kontaktit të Programit në Itali
- Toskana: Afërditë Shani [email protected]
- Lacio: Anila Husha [email protected]
- Emilia Romanja: Resli Bitincka [email protected]
- Kalabri/Zonat arbëreshe: Irene Margariti [email protected]
- Lombardi: Besmir Rrjolli [email protected]
- Piemonte: Osjon Osja [email protected]
Si të kontaktoni IOM Albania për informacione të mëtejshme rreth Programit?
Dërgoni një mail në adresën e postës elektronike [email protected]