Si të përmirësohet bujqësia në ambient familjar për të ndihmuar një ndër zonat më të varfra në gjithë Evropën. RTM, COSPE e AICS e nisin nga Puka sfidën e tyre për të ardhmen.
Kujdesi për fatin e familjeve, kujdesi për zhvillimin e bashkive, kujdesi për ambientin, kujdesi për temat e zhvillimit ekonomik. Këto janë, në thelb, faktorët kryesorë që Aleanca për zhvillimin e vlerësimin e bujqësisë në Shqipërinë e Veriut ka vendosur si synim pune, duke u nisur nga tradita, nga prodhimet tipike e nga roli i gruas.
Ky është projekti trevjeçar, që është prezantuar në datë 4 korrik në Pukë, nën mbikqyrjen e dy organizatave jo qeveritare italiane – Reggio Terzo Mondo (RTM ) e Cooperazione per lo sviluppo paesi emergenti (COSPE ) – me mbështetjen e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS ). Synimi i kësaj nisme mund të duket “tradicional” – zhvillimi i njërës prej zonave më të prapambetura në Shqipëri – por rrjeta e mënyra e punës janë inovues.
Një zhvillim prodhimi kundër boshatisjes së Veriut.
Për tu përballur me fragmentimin e pashpjegueshëm të prodhimeve familjare, me mungesën e infrastrukturave e, në përgjithsi, të shërbimeve për bujqësinë, ashtu si edhe me shpopullimin e vazhdueshëm që peshon shumë në Veriun e Shqipërisë, Aleanca synon të zhvillojë një proçes furnizimi, për të forcuar lidhjet mes të gjitha hallkave të zinxhirit bujqësor e ushqimor: nga prodhuesit të shitësit, nga konsumatorët tek autoritetet lokale.
Projekti do të përfshijë katër komuna: Pukën (rreth 5000 banorë), Fushë-Arrëzin (5,000), Vaun e Dejës (10.000) dhe disa njësi administrative të komunës së Lezhës (30.000). Dy të parët janë fshatra malore, ndërsa Vau i Dejës dhe Lezha (apo, si njihej nga venedikasit, “Alessio”) shtrihet edhe në luginë, në rrafshin e Zadrimës. Të dyja zonat, lëndina e malore, kanë një identitet kulturor të fortë, e janë zona akoma të paprekura nga ndotjet. Bujqësia e blegtoria në nivel të vogël e familjar janë aktivitetet ekonomike kryesore por, për një sërë arsyesh, qoftë historike qoftë aktuale, popullsia e lidhur me këtë traditë bujqësie e blegtorie, e ka të vështirë të largohet nga ideja e prodhimit duke pasur si synim vetpm mbijetesëm.
“Konteksti social e ekonomik në të cilin do punojmë është i ndërlikuar. – shpjegon koordinuesi i projektit Nicola Battistella (RTM) në Pukë gjatë takimit të prezantimit – Po flasim për territoret që aktualisht nuk ofrojnë perspektivat për të rinjtë, që inkurajojnë emigrimin e përkeqësojnë gjendjen e gruas, mbi të cilën peshon pjesa më e madhe e punës në bujqësi, edhe për faj të një mentaliteti patriarkal që rëndohet duke qenë se shpopullimi vazhdon.”
“Bashkëpunimi midis RTM e COSPE” – vazhdon Battistella – “do përpiqet të vëri së bashku dy përvoja pozitive: ndërsa RTM është e angazhuar në rritjen e tregut blegtoral të fshatrave, COSPE do punojë në luginë, në zhvillimin e ushimeve bio e të fruta-perimeve. Qëllimi është i dyfishtë: të ndërgjegjësojë popullsinë vendase mbi potencialin ekonomik që bën pjesë në traditën e tyre e të rrisi, edhe jashtë shtetit, një zonë të Shqipërisë që shpesh herë injorohen nga vetë shqiptarët “
“Sot është një ditë e bukur për bashkëpunim italian” – vazhdon nga ana tjetër Nino Merola i selisë së Tiranës së AICS – “Shqipëria ka një pikë nisje të mirë sepse ofron cilësi së lartë, lëndë të parë të shkëlqyer, prodhime artizanale me karakteristike vendase të forta: elemente që tërheqin ekoturistët. Duke patur besim te një e ardhme e afërt, sot kemi inauguruar një projekt bashkëpunimi mjaft kompleks, që bazohet në sistemin italian në tërësi”.
Efektivisht, rreth OJQ-së drejtuese, Aleanca ka ndërtuar një partneritet të gjerë në të cilin bëjnë pjesë aktorë publik e privat: mes tyre gjenden Regione Emilia Romagna-s, provinca autonome e Bolzanos, Universiteti i Modenë-s, Qendra e Gruas “Passi leggeri” e PFD – Partnership for development – ashtu si kooperativa, shoqata e forume të cilët, secili sipas rolit të tij, kanë vendosur që të marrin pjesë në këtë përpjekje italiane-shqiptare.
Jo asistencializmit, po përgjegjësisë.
Sipas idesë së nismëtarëve, modeli bujqësor i propozuar nga Aleanca, duhet të shoqërojë zhvillimin e veriut të Shqipërisë duke arrituri sigurinë e ushqimit e përmirësimin e cilësisë, promovimin e bujqësisë bio e ruajtjen e diversitetit biologjik, në kontrast me shkretëtirëzimin, ashtu si fuqizimin e gruas dhe të vajzave.
“Për ata që e njohin territorin këto synime duken ambicioze – komenton nga selia e RTM-së në Reggio Emilia Francesco Gradari – por ne kemi besim në përvojën dhe në metodën tonë. Nga viti 1999 deri 2012 kemi punuar në Kosovë, e pas një studimit të kujdesshëm, kemi menduar që Shqipëria e veritu ishte vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar, duke u nisur nga aftësitë tona. “
Sipas Gradari-t, projekti do të ketë sukes, sepse fokusohet në përgjegjësinë e prodhuesve si individë.
“Një fond i vetëm do të mbështesë ndërhyrjet strukturore në katër fusha të zhvillimit – bujqësia malësore, rimëkëmbja e kullotave, bujqësia bio e turizmi rural – por ndihma jonë nuk do të shpërndahet pa kritera: do jepet me tender: një komision të posaçëm që do të vlerësojë cila propozime e cila “biznese familjar” do financohen. Aleanca”
– shton –
“duhet të shihet si një palestër për fermerët e vegjël të etur për të dalë nga mbijetesa ekonomike, në mënyrë që ata të jenë në gjendje, në pak vite, edhe pa ne, që në mënyrë të pavarur të hyjnë në skema të tjera financimi, qoftë kombëtare qoftë evropiane. “
“Në një kohë kur Bashkimi Evropian po afrohet” – përfundon Gradari – “është e rëndësishme që prodhuesit të bëhen të pavarur: përndryshe Veriu i Shqipërisë rrezikon të shkëputet nga zhvillimi i pjesës tjetër të vendit. Mesazhi që duam të dërgojmë është i dyfishtë: Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë shqiptare, në mënyrë që të kuptojnë që, edhe pse shoqëria civile italiane dhe shqiptare po japin kontributin që munden, investimi do të duhet të vijnë nga Shteti; e prodhuesit vendor, që të dalin nga një logjikë pasive e asistencës që, edhe në vitet e kooperativave komuniste edhe në vitet e tranzicionit, ka karakterizuar marrëdhëniet e tyre me Tiranën “e largët”.
Gjatë tre viteve të ardhshme, katër “agjentët e komunitetit” do veprojnë si ndërlidhës ndërmjet fermerëve dhe strukturave të projektit. Me bashkëpunimin e administratës lokale, në çdo komunë të përfshirë do hapen sportele për informimin që do ndihmojnë përfituesit e mundshëm që të marrin pjesë në financim, duke u nisur nga faza e vështirë e ndërtimit të projektit: ndërkohë do të fillojnë trajnimin në gjuhën shqipe mbi lëndë veterinare e bujqësore.
Në 15 qershor, Aleanca ka botuar njoftimin e parë drejtuar subjekteve blegtoral. Ka filluar, pra, ky kontribut për të ringjallur dhe të rritur një rajon që është lënë në harresë për një kohë shumë të gjatë.
Ky artikull është publikuar më parë në italisht në OBC Transeuropa me autor Nicola Pedrazzi . Titulli origjinal: “Albania del nord, un’alleanza tra famiglie e paesaggio ”