Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Aktualitet

“Çdo veprim ta bëjmë me zemër, për kauzën tonë!”

Suksesi i këtij koncerti, këshilla e Saimirit: “Çdo veprim ta bëjmë me zemër, për kauzën tonë!” - Emanuela Zaimi, themeluesja e Down Syndrome Albania.

Adela Kolea
29 Tetor 2013
Në Aktualitet
Saimir Pirgu

Saimir Pirgu

Më datë 25 tetor, në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë, tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu, shoqëruar nga kolegët e tij Marjana Leka, Vikena Kamenica e Armando Lika, me kontributin e orkestrës së këtij institucioni, nën drejtimin e mjeshtrit Zhani Ciko, shfaqën një koncert madhështor lirik në mbështetje të fondacionit Down Syndrome Albania.

Në koncert, përveç publikut të shumtë, ishin të pranishme edhe figura të shquara të sferës politike, kulturore e artistike shqiptare.

Ndër ta, Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Odeta Nishani, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, deputetet Jorida Tabaku, Mesila Dode etj..

Fondacioni Down Syndrome Albania, duke vijuar konkretizimin e përpjekjeve të deritanishme për realizimin e objektivave të tij, edhe nëpërmjet një sinjali të fuqishëm si ai i realizimit të një koncerti të tillë, falë mbështetjes së ambasadorit të tij Saimir Pirgu e bashkëpunimit të interpretuesve të tjerë lirikë në këtë koncert – duke qenë ndërkohë, një fondacion i ri për Shqipërinë, i themeluar vetëm prej 4 muajsh – shprehu kënaqësinë e tij për këtë rezultat dhe besimin se, shoqëria shqiptare, me ndjeshmërinë e saj do të arrijë me hapa të shpejta të mundësojë kushte më të mira për jetesën, përditësimin, arsimimin e përkujdesjen në përgjithësi ndaj personave me këtë sindromë.

Muaji tetor për këtë fondacion ka qenë shumë i ngarkuar me nisma e veprimtari aktive e informative në shërbim të objektivave të tij, mbi të gjitha si muaj i sensibilizimit për sindromën e lidhur edhe me cilësimin si “ për një kromozom më tepër”.

Eshtë një ndjesi e bukur perceptimi i asaj që, Shqipëria po reagon ndaj çështjeve shoqërore që – pashmangshmërisht si në çdo vend, janë pjesë e të përditshmes së qytetarëve, nën forma apo përmasa të ndryshme e delikate – që kërkojnë vëmendje, solidaritet dhe shumë informacion të thelluar. Ndryshueshmëria me botën, qëndron në faktin se në Shqipëri, për këto çështje deri më sot, terreni për të vepruar ka qenë mjaft i vështirë.

Një nga hapat më të rëndësishëm e të shpejtë, që shoqëria shqiptare duhet të fillojë të përshkojë në këtë drejtim, është ai i një rrugëtimi të saktë edhe përsa i përket disa përkujdesjeve që vënë në qendër të vëmendjes sistemin arsimor shqiptar, duke u përqendruar në një rëndësi themeltare: arsimin gjithëpërfshirës, që të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe të jenë të përfshirë nëpër shkollat publike e t’u garantohet ndihma e personelit të specializuar e të kualifikuar, në krah të arsimtarëve që punojnë njëkohësisht me grup nxënësit e klasës në tërësi.

emanuela_zaimi_2

Në Albania News, kemi sot të pranishme, zonjën Emanuela Zaimi, themeluesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, e cila na solli mbresat e saj, veçanërisht nga muaji tetor, si muaj i sensibilizimit të sindromës Down e kryesisht, nga eventi madhështor, koncerti i tenorit Saimir Pirgu, ambasador i çështjes së DSA.

Emanuela Zaimi:

Koncerti u bë kurora e këtij Tetori dhe pa dyshim që pritej të ishte një sukses duke ditur se në qendër të tij ishte Saimiri për kauzën.

Unë, si organizatore, mund të them se ky bashkëpunim shkoi përtej pritshmërive, përtej parashikimeve, pikërisht sepse, gjithkush dha përtej një kontributi modest, dhanë shumë e më shumë, pa u kursyer e me zemër.

Sigurisht që, në këtë tetor, si rrjedhojë edhe e një organizimi për herë të parë në këto përmasa, në emër të DSA, me një staf të vogël që përbëhej nga miq e dashamirës, kemi hasur dhe momente të vështira, por ajo që na ka zgjidhur çdo ‘ngërç’, ka qenë qasja me zemër e kjo ishte një këshillë e Saimirit që ma kujtonte shpesh, më thoshte:

Ema mos harro, çdo veprim ta bëjmë me zemër për kauzën tonë!”

Arritëm në këtë pikë suksesi sepse kërkuam me zemër dhe na u ofruan me zemër!! Akoma marr mesazhe urimi nga prindër, njerëz për të cilët jemi bërë të njohur gjatë këtij tetori e si rrjedhojë e koncertit, por dhe nga personazhe publike. Eshtë krijuar një ambjent i dashur, ku gjithkush është i gatshëm të ofrojë kontributin e tij me se të mundet, për të çuar përpara këtë sukses dhe për të parë vërtetë një ndryshim në realitetin e personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Atmosfera në koncert ishte fantastike, emocionuese dhe e ngrohtë! Më shumë se kurrë e ndjeva mirësinë dhe dashamirësinë e njerëzve të vendit tim.

Një falenderim shkon për mediat, gazetaret si ty, që kanë peshën më të madhe në promovimin e këtij aktiviteti dhe promovimin e Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down.

DSA sapo ka filluar punën dhe është në ditët e sfidës së rradhës, ngritjes së qendrës për shërbimet e nevojshme! Nga shitja e biletave e mblodh një shumë e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme për të bërë realitet një qendër siç është nevoja që të jetë…

Argumenta të trajtuar: Down Syndrome AlbaniaEmanuela ZaimiSaimir PirguTiranë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

Quando dormono i risvegli

Quando dormono i risvegli

Dhjetor 2023
Jeton Kelmendi
Pace Edizioni
9798871107980
Piccole coincidenze della vita coniugale

Piccole coincidenze della vita coniugale

Dhjetor 2024
Ylljet Aliçka
Castelvecchi Editore
9791256140077
Tra le righe di un diario

Tra le righe di un diario

Dhjetor 2022
Hasan Kurti
Youcanprint
9791221450507
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali