Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Turizëm

La Repubblica: Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshia dhe kontradiktat e Shqipërisë

Një udhëtim në Veriun e Shqipërisë

Albania News
14 Shtator 2017
Në Turizëm
La Repubblica, Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshia dhe kontradiktat e Shqipërisë

La Repubblica, Midis arkeologjisë dhe bunkerëve, hijeshia dhe kontradiktat e Shqipërisë

Cinzia Lucchelli, e magjepsur pas një udhëtimi në Veriun e Shqipërisë, i dorëzon emocionet e këtij udhëtimi, një ndër gazetave më të mëdha në Itali, La Repubblica, e cila e publikon më datë 14 shtator 2017.
Albania News e sjell për ju të shqipëruar në variant të shkurtuar. Versionin origjinal mund ta lexoni këtu në italisht .

Në vitet e fundit, vendi ballkanik ka fituar audiencën e saj turistike, pas një ndërprerje të gjatë të regjimit. Por në vitin 2017 duket se italianët e kanë zbuluar atë përfundimisht. Numrat janë një bum i vogël. Le të zbulojmë sekretet e saj

Vite më parë, ata që udhëtonin në Gadishullin Ballkanik duhej të shkonin përreth Shqipërisë për të vijuar në udhëtimin e tyre. Sot, në këtë vend që ka lënë pas një regjim komunist 46-vjeçar e që e mbajti të izoluar nga pjesa tjetër e botës, zbulojmë një destinacion turistik.

Afërsia, deti që reflekton atë në Puglia dhe kostoja e ulët, bindi 182,000 italianë nga janari deri në korrik të këtij viti për të kaluar pushimet e tyre në Tokën e Shqiponjave, 56% më shumë se vitin e kaluar. Vendpushimet bregdetare të Jugut, së pari Saranda, janë të preferuarat dhe më të mbushurit me njerëz përgjatë sezonit veror.

Mos të harrojmë nè këto rrugëtime vendet arkeologjike si Butrinti dhe qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit, të cilët ruajnë dhe tregojnë për të kaluarën. Veriu është më pak i eksploruar. E megjithatë, ajo dhuron skenare të mahnitshme natyrore, të cilët për momentin i kanë shpëtuar modernizimit që po ndryshon fytyrën e Shqipërisë.

Rrugët për të arritur këtë zonë malore, duke u nisur nga Durrësi ose Vlora, nëse vini nga Italia me traget, nga Tirana nëse keni zgjedhur rrugën ajrore, janë gjithmonë e më pak të bëshme. Nuk ka arterie të sëshpejta, manteli për pjeë të gjata është i shkëputur, parapetat janë opsionale, ndriçimi gjithashtu. Nuk dihet saktësisht se çfarë duhet të presim pas çdo kthese. Gjatë rrugës do të shihni bunkerë si trashëgimi e të kaluarës. Por distancat nuk janë të gjata, dhe Shkodra, kryeqyteti i Veriut, arrihet pak më shumë se dy orë nga kryeqyteti.

Shkodra

Shkodër, siç e thërrasin shqiptarët, është afër liqenit me të njëjtin emër bashkëndarë me Malin e Zi. Jo larg nga qendra gjendet muzeu historik, vendi i dëshmisë dhe kujtesës ku janë ruajtur disa prej qelive dhe dhomave të torturave. Në qytet kishte 23 vende të ngjashme për 24,000 banorë.

Në rrugën kryesore për këmbësorë në qendër një pjesë tjetër e historisë: Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi.

Pietro Marubi, me origjinë nga Piacenza, kishte ikur nga Italia për përfshirje në vrasjen e Dukës së Parma Karlo III të Borbonit. Kur arriti në Shkodër, themeloi një studio fotografike. Ishte 1856, fotografia ishte ende diçka e re. Ai shpejt u bë një pikë referimi për ata që mund të përballonin një portret. Arti i tij u përcoll për dy breza deri në vitin 1970 kur familja u detyrua të dhuronte arkivin e pafund qeverisë së asokohe.

Në verë qyteti është i gjallë, kafenetë janë plot, biçikleta tejmbushin rrugët. Dhomat ku mund të hani dhe strehim për natën, për çdo xhep, nuk mungojnë.

Thethi

Shkodra është dera hyrëse për dy vende magjepsëse. I pari është Thethi, një fshat malor i shpërndarë në një luginë të gjatë dhe të ngushtë rreth 900 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga majat që arrijnë 2500 metra. Tè mbërrish është aventurë: duhen të paktën tre orë përgjatë një rruge që në pjesën e fundit ngjitet në malin e pashtruar, ndër e pyje ahu dhe pishash.

Koman

Egziston një vend tjetër në veriun e pandotur, i cili nuk i tutet çimentos që po mbyt vendpushimet bregdetare të Jugut. Si Thethi, mënyra për të arritur atje, rreth një orë e gjysmë nga Shkodra, nuk është inkurajuese, por vizioni që hapet kur, duke dalë nga një tunel, arrini në pikën e vogël të Komanit, lodhja shlyhet pas një rruge dredha-dredha e me pak shenja treguese.

Arritja është piktoreske, shikimi të mbushet: uji, dy anijet, hoteli dhe, në të djathtë, një mur mbajtës i digës. E gjelbër ngjyra e lumit, i gjelbër peizazhi përreth. Përreth gjire dhe ishuj, të përkëdhelur nga dielli dhe era, ndërsa jeni ulur në çatinë e trageteve deri në Fierzë, ku një varkë e ndryshkur artizanale kap shikimin tuaj të parë.

Që këtu kufiri me Kosovën është veç një orë larg dhe mund të jetë një shans i mirë për një udhëtim të ri.

Lexoni gjithashtu

  • Valbona e Bukur
Argumenta të trajtuar: La RepubblicaShkodërVeriu i Shqipërisë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Epifanie sostratiche e non. Le th- words del sardo e dell’albanese

Epifanie sostratiche e non. Le th- words del sardo e dell’albanese

Janar 2023
Alberto G. Areddu
9798372805491
L’anima che parla

L’anima che parla

Dhjetor 2022
Teuta Sulaj
Youcanprint
9791221448504
Figlia del temporale

Figlia del temporale

Shtator 2024
Mondadori
9788804783244
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali