Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Sport

Në Bulqizë, një shqiponjë fitimtare në fole. Dueli i boksierit Gjetan Keta

Nga Adela Kolea
20 Tetor 2014
Në Sport

“Duel në themel” e pati titulluar takimin e rradhës, atë të 18 Tetorit, boksieri shqiptar, Gjetan Keta, të organizuar sipas dëshirës së tij dhe të trajnerit të tij, të vëllait, Ismail, pikërisht në Bulqizë, në themelin e tyre, në atë vend në të cilin, ata djem u lindën e u rritën, prej nga trashëguan forcën, vendosmërinë dhe guximin për të bërë ç’të jetë e mundur për të arritur fitoret.

Bulqize

Më 18 tetor në Bulqizë u zhvillua takimi i boksit ndërmjet kampionit euroaziatik, shqiptarit Gjetan Keta dhe kundërshtarit të tij rus, Marat Khuzeev, për mbrojtjen e titullit. Ndeshje për peshat e mesme, 72 kg.

Gjetan Keta
Gjetan Keta

Shqiptari Gjetan (Mike) Keta e fitoi këtë takim, duke e mposhtur rusin që në raundin e tretë me knock-out.
Fitore që përmbajti në vetvete emocione të shumëfishuara, për faktin se takimi zhvillohej në Bulqizë, në vendlindjen e kampionit dhe vëllait të tij, Ismailit, i cili tashmë është trajner i Gjetanit.

Titulli që Gjetani sapo mbrojti, është e qartë se i kapërceu kufijtë e Bulqizës, ato të Shqipërise, të Evropës, Azisë e u ndje në të gjithë botën por, në asnjë vend si në Bulqizë, nuk do t’u përjetonte dot ajo atmosferë emocionesh, e cila fitoren e djalit të saj, e parandjente dhe e parashikonte brenda vetes.

Në ringun e ngritur në kohë rekord, në arenën në mes të fushës së sportit në Bulqizë, Gjetani konsiderohej njëkohësisht si djali i shtëpisë, si miku apo vëllai, si fqinji apo i afërmi i të gjithë bulqizakëve e shqiptarëve në tërësi e kjo ndjesi, nuk kishte sesi të mos perceptohej nga kampioni veçse pozitivisht. Do t’i shërbente atij si frymëzim dhe ngarkesë me energji pozitive për të arritur fitoren, për të bërë të gjithë publikun e tij, krenar. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe!

Bulqiza dhe e gjithë Shqipëria janë ndjerë krenare për emocionet e për fitoren, dhuruar nga Gjetani për vendlindjen e tij Bulqizën e për atdheun e tij, Shqipërinë.

Përzjerje emocionesh për publikun shqiptar – për atë sportiv apo jo sportiv – një fitore kjo, që u përplas edhe me një valë ndjesish të pak mëparshme, shqetësuese dhe indinjuese për publikun shqiptar dhe atë botëror, të verifikuara në ndeshjen Serbi – Shqipëri në stadiumin e Beogradit, vetëm katër ditë më parë nga ndeshja e Gjetanit.

Mjaftuan vetëm pak minuta, që Gjetani të mposhte me knock-out kundërshtarin rus Marat Khuzeev e të mbronte titullin e Euro – Azisë në WBC.

Është ajo Bulqizë e vuajtur dhe me supet e saj plot probleme e vështirësi, që priti djemtë e saj, Gjetan e Ismail, të cilët i shpërblyen Bulqizës mundimin e rritjes së djemve të saj, që i treguan botës se, “të fortët e vërtetë vijnë vetëm nga themele të fortë”, ashtu siç u paraqit që të jetë Bulqiza, nëpërmjet sportistëve të saj të këtij niveli të lartë profesional.

Gjetan Keta

Të ardhurat e këtij manifestimi sportiv do të shkojnë në ndihmë të qytetit të Bulqizës, për ndërtim të strukturave e mjediseve sportive.

Ismaili, në profilin e tij facebook, i pati bërë thirrje publikut shqiptar përpara ndeshjes, duke u shprehur ndër të tjera:

“Faleminderit Përparim Spahiut, Dëfrim Methasanit, Bashkisë Bulqizë dhe gjithë miqve që nuk u kthyen mbrapsht, dhe pse unë vendosa: “vetëm në Bulqizë”.
Rëndësia duhet kushtuar të fitojë Gjetani, për të nderuar Bulqizën dhe Shqipërinë.
Dhe do ju lutem të gjithëve, të respektojnë kundërshtarin dhe hymnin e tyre, se ne jemi shqiptarë mikpritës dhe jo Serbë.”

Këta shndërrohen në të njëjtën kohë, në raste kur sporti ka privilegjin që të tregojë përparësinë e tij në lehtësimin e komunikimit ndërmjet personave apo shteteve, jo vetëm sepse djalit shqiptar, në shtëpinë e tij i buzëqeshi fitorja e merituar, e cila i ka kushtuar mund e djersë, por për faktin që meriton të vlerësohet vërtetë, se publiku i pranishëm shqiptar respektoi himnin e shtetit të kundërshtarit të takimit, atë rus, dhe në fund të takimit, me sportivitet e korrektësi, kampioni shqiptar të përshëndetej në mënyrë të qytetëruar me rusin, kundër të cilit fitoi në mënyrë madhështore.

Argumenta të trajtuar: BulqizëGjetan Keta
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Il sapore di una rosa blu. La nascita.

Il sapore di una rosa blu. La nascita.

Shtator 2021
Aurora Hazizaj
9798477624812
Il terzo soldato

Il terzo soldato

Tetor 2022
Luciano Crosetto
Besa Muci
9788836292875
Vivere sull’isola

Vivere sull’isola

Gusht 2022
Ben Blushi
Besa Muci
9788836293063
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}