Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Sociale

Operazione Colomba, gjakmarrja është ende një realitet në Shqipëri

Fushatë sensibilizimi "Kundër Gjakmarrjes", promovuar nga Operazione Colomba, për të sensibilizuar shoqërinë civile mbi çrrënjosjen e fenomenit të gjakmarrjes.

Nga Albania News
25 Shkurt 2019
Në Sociale
Gjakmarrja Operazione Colomba

Fushatë sensibilizimi "Kundër Gjakmarrjes" promovuar nga Operazione Colomba

ShpërndaCicëro

“Fenomeni i gjakmarrjes është për fat të keq ende një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm në disa zona të Shqipërisë. Jo vetëm që Bashkimi Evropian, por edhe vetë institucionet shqiptare e kanë njohur ekzistencën e fenomenit” është ajo që deklaron Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII në lidhje me intervistën e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm shqiptar në shfaqjen televizive italiane Le Iene.

“Fenomeni shkel të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë, para së gjithash, të drejtën për jetë dhe si pasojë e saj është edhe problemi i ngujimit. Për të çrrënjosur këtë problem – vazhdon deklaratën – është e nevojshme të garantohet siguria e dënimit, pasi mungesa e tij mund të kontribuojë në përdorimin e gjakmarrjes si një formë vetëgjyqësie”.

Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII, është i pranishëm në Shqipëri nga viti 2010 për të luftuar kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe hakmarrjes.

Operazione Colomba punon nëpërmjet pranisë së përhershme të vullnetarëve që vizitojnë çdo ditë njerëzit e përfshirë në këtë plagë sociale, duke i mbështetur ato dhe duke zbatuar rrugët e ndërmjetësimit dhe të pajtimit midis palëve të përfshira në hakmarrje dhe gjakmarrje.

Duke iu referuar emisionit “Le Iene”, transmetuar në rrjetet Mediaset më 10 shkurt 2019, Operazione Colomba raporton më poshtë disa fjalë të Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Hilë Lushaku: “Aktualisht nuk ekziston ky fenomen […] gjakmarrja është produkt i disa shoqatave për të siguruar fonde […] Është një fenomen që tani ka kaluar, i cili është duke u zmadhuar jashtë vendit, për të krijuar probleme për Shqipërinë […] Ekspertët tanë janë duke konsideruar për të shqyrtuar nene në lidhje me gjakmarrjen dhe për ta hequr atë nga Kodi Penal Shqiptar“.

Në këtë drejtim, Operazione Colomba thotë se: – fenomeni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes është për fat të keq një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm në disa zona të Shqipërisë (shih pdf, paragrafi 3);

– vitet e fundit, institucionet shqiptare e kanë njohur ekzistencën e fenomenit, duke vlerësuar punën tonë: për shembull, në korrik të vitit 2014, u takua me ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, për të folur për zbatimin e Ligjit 9389/2005; në mars 2018, gjatë prezantimit të raportit tonë trevjeçar mbi fenomenin, morën pjesë Avokati i Popullit Erinda Ballanca, përfaqësuese e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Mimi Kodheli dhe Presidenti i Parlamentit Gramoz Ruçi. Shih gjithashtu: Rezoluta e Parlamentit Shqiptar 2015 për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes; Ligji 9389/2005 për krijimin e Këshillit Koordinues kundër gjakmarrjes; Raporti i vitit 2015 i Avokatit të Popullit mbi fenomenin e gjakmarrjes; Prezantimi i Raportit 2013 nga Avokati i Popullit mbi fenomenin e gjakmarrjes;

– edhe institucionet ndërkombëtare e kanë njohur zyrtarisht ekzistencën e fenomenit, pasojat e veta negative dhe nevojën për të luftuar atë, madje edhe si kusht për anëtarësim në BE: shih 2018 Raportin e BE-së për zgjerimin; Raporti i Zgjerimit të BE-së për vitin 2015; Raporti i Zgjerimit të BE-së 2014; Rezoluta e Parlamentit Evropian për vitin 2013;

– siguria e dënimit duhet të garantohet. Siç ka pohuar kohët e fundit Bashkimi Evropian (Link 1, Link 2), problemi i korrupsionit është i madh dhe nganjëherë gjendet edhe në sistemin gjyqësor. Për fat të keq, mungesa e sigurisë së dënimit mund të kontribuojë në përdorimin e gjakmarrjes dhe të hakmarrjes si një formë vetëgjyqësie;

– mentaliteti që çoi në këtë fenomen është i rrënjosur në disa zona të Shqipërisë dhe pohon se gjakmarrja konsiderohet më e ndershme sesa respektimi i jetës. Edhe konfliktet ndërpersonale më banale mund të transformohen në gjakmarrja, sepse, nëse merret hak, kjo gjë mund të shkaktojë cikle të pafund gjakmarrjeje. Fenomeni shkel të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë, para së gjithash, të drejtën e jetës dhe duke krijuar problemin e ngujimit.

Për të çrrënjosur fenomenin e hakmarrjes dhe të gjakmarrjes nevojiten mbështetje dhe burime!

Operazione Colomba vazhdon me përkushtim dhe seriozitet angazhimin e saj përkrah popullit shqiptar për kapërcimin e kësaj plage sociale. Ndër nismat e ndryshme të promovuara, aktualisht, Operazione Colomba i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII është duke zhvilluar një fushatë sensibilizimi me titull “Kundër Gjakmarrjes“, rreth të cilës i ftojmë që të bashkohen të gjithë.

Fushata “Kundër Gjakmarrjes” për të sensibilizuar shoqërinё civile mbi çrrënjosjen e fenomenit të gjakmarrjes. Qendra rinore “Arka” në Shkodër, lexim teatral

Për më shumë informacion dhe kontakte

Operazione Colomba – Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII

  • www.operazionecolomba.it
  • www.kundergjakmarrjes.org
  • [email protected]
  • +355 69 4007283

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda1CicëroShpërnda

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Maria Tuci

Maria Tuci

Gjergj Jozef Kola
30 Mars 2021
Self publishing
9798712971626
L’incrocio e l’abisso

L’incrocio e l’abisso

Bashkim Shehu
23 Maj 2022
Besa Muci Editore
9788836292363
Il mio transfert amoroso

Il mio transfert amoroso

Sesila Jata
7 Shtator 2021
Gruppo A.V. Italia S.R.L.
9791280619150
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}