• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Shoqatat Shqiptare

“Ju tregoj për vendin tim”, Festa e 1 Qershorit në Parma

Nga Redazione
1 Qershor 2016
Në Shoqatat Shqiptare
0
ShpërndaCicëro

Të dielën 29 maj, 2016 “Scanderbeg Parma” për të dhjetin vit radhazi festoi “1 Qershorin – Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve”.

Këtë vit nxënësit tanë u paraqitën me një shfaqe kushtuar origjinës, lidhjeve dhe rrënjëve tona të quajtur “JU TREGOJ PËR VENDIN TIM”.

Me me hartën e trojeve shqiptare me zemra të kuqe të pikturuara nga nxënësja jonë parashkollore Deana, me plisat e bardhë në kokë simboli ynë kombëtar, nisi shfaqja. Duke uruar “Gëzuar 1 Qershorin, Festën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, mirëseardhjen të pranishmëve ja dha nxënësi ynë Lorenxo.

Nxënësit njohuritë e marra gjatë gjithë vitit në abetaren, gjuhën, leximin, historinë, gjeografinë, muzikën, kostumet dhe kulturën shqiptare i pasqyruan në tregimet e tyre rreth vendeve ku kanë lindur, ku kanë rrënjët prindërit, të parët apo edhe ku historia e Shqipërisë ka lënë gjurmë në shekuj. Me ndihmën e prindërve, mësuesve, të afërmve dhe Internetit, me tregimet e tyre kujtuan legjendat, fabulat, copëza historie, tradita shqiptare nga të gjitha trevat: nga Laçi, Kruja, Lezha, Shkodra, Tropoja, Kavaja, Bulqiza, Dibra, Saranda, Durrësi, Elbasani, Peqini, Tirana, Struga, Kosova, Çamëria, Korça, Skrapari, Fieri, Mirdita, Berati, Lushnja, Shijaku, Vlora etj.

Madje nxënësit treguan edhe për lidhjet e hershme të Shqipërisë me Venecian në kohën e Skënderbeut duke marrë shkas nga vizita e fundit që kolektivi i shkollës shqipe realizoi në këtë qytet në muajin prill të këtij viti. Kishte edhe nxënës që treguan qytetin ku banojmë, Parmën si qytet mikpritës ku këto nxënës janë krenarë që janë me dy nënshtetësi, dy kultura. Pjesa dërrmuese e nxënësve tanë kanë lindur pikërisht në këtë qytet, disa me prindër shqiptar disa të tjerë me origjinë italo-shqiptar dhe disa me origjinë tërësisht italiane të lidhur me dashuri të përjetshme me Shqipërinë.

Gjatë shfaqjes u këndua himni kombëtar shqiptar dhe këngë të tjera për mësuesin, nënën dhe abetaren të përgatitura gjatë vitit. Më pas 28 nxënëseve të këtij viti shkollor nga të cilët 3 parashkollor, 14 nga cikli i ulët dhe 11 nga cikli i lartë, të lumtur tërhoqën dëftesat e tyre simbolike nga mësuesit e tyre. Në fund një banket i përgatitur me shumë kujdes nga prindërit dhe të afërmit e nxënëseve tanë që i përgëzojmë për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë vitit. U falënderuan edhe ish-mësueset e shkollës shqipe për kontributin e madh që kanë dhënë ndër vite.

Për daljen sa më mirë të këtij aktiviteti ndihmuan:

Mësuesit:
Aurela Lashi: mësuese e ciklit të ulët
Erlinda Hoxha: mësuese e ciklit të ulët
Sonila Otobashi: mësuese e gjuhës shqipe
Mimoza Cerri: mësuese e letërsisë shqipe
Elvira Lashi: mësuese e muzikës, kostumeve dhe traditave shqiptare
Durim Lika: përgjegjës dhe koordinator i shkollës, mësues i historisë – gjeografisë shqipe.

Nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e prindërve zonjat Benereta Hoxha dhe Anieda Dupi
Erisa Kola – shërbim video
Peme Duva – shërbim fotografie
Antonio Hoxha – logjistikë
Sara Qeraj – logjistikë
Alba Computer – logjistikë, përgatije dhe shtypje dëftesash
Petrit Mehdiu – logjistikë
Zotin Alfred Gjikola, prof. Xhemi Hajredini, Shpendi Spahiu për materialet për Mirditën, Strugën dhe Bulqizën.
Qendrën “laboratorio Famiglia” ku u zhvilluan mësimet gjatë gjithë vitit shkollor
Qendrën multikulturore ku u zhvillua aktiviteti.

GËZUAR 1 QERSHORIN FËMIJË!

Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma”, Itali
Viti shkollor 2015-16
29/05/2016 Parma, Itali


Për të parë gjithë albumin fotografik të kësaj feste ju ftojmë të shkoni në faqen zyrtare të Shkollës Shqipe “Scanderbeg Parma”

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: ParmaScanderbeg Parma
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version