• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Shoqatat Shqiptare

Dinjiteti i gruas – “Se non ora Quando”. Manifestimi i grave të indinjuara në Itali

Nga Leonora Memia
15 Shkurt 2011
Në Shoqatat Shqiptare
0
Dinjiteti i gruas – “Se non ora Quando”. Manifestimi i grave të indinjuara në Itali
ShpërndaCicëro

Manifestimi i grave të indinjuara për imazhin e reklamuar mbrapsht nga mediat dhe personazhet e politikës sjell një milion vetë në sheshet e 230 qyteteve italiane.

Ka nisur si një njoftim i zakonshëm ai i protestës së grave në mbrojtje të identitetit dhe figurës së cenuar nga mediat. Dhe kjo është bërë duke përdorur si faqe informative Facebook-un. Kjo mënyrë e re proteste në formë por jo në kontekst, është shtrire në të gjitha qytetet italiane. Dinjiteti i gruas po nëpërkëmbet nga historitë dhe personazhet femërore që shtrembërohen nga mediat e vendit.

Në media në këtë periudhë vihet theksi tek gruaja që del në pah vetëm duke kryer “zanatin me te vjetër në botë”, prostitucionin. Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme që gruaja në vendin tonë të ketë këtë model identifikimi. Këto dhe shumë komente të tjera janë bërë slogane të protestës së grave nga e gjithë Italia, protestë që më datë 13 shkurt solli në 230 sheshe të Italisë mbi një milion persona, burra e gra, fëmijë, të rinj e të moshuar.

Zemërimi kryesor që çoi në protestë masive ka nisur nga publikimet e shumta të gazetave dhe televizioneve mbi historitë e dënuara apo jo të kryeministrit Berluskoni me gra të ndryshme. Histori dhe procese gjyqësore të cilat janë bërë prej ditësh refreni i gazetave italiane.

Edhe pse rezultatet gjyqësore nuk janë akoma përfundimtare, zemërimi i grave dhe vajzave deri në këtë moment është dënimi i vetëm i shfaqur publikisht. Ndërkohë organizatoret e protestave në deklarimet e tyre theksojnë se ky organizim nuk ka asnjë tendencë politike, nuk është në mbrojtje të njërit apo të tjetrit grupim politik. Ky manifestim i ideuar dhe organizuar nga femrat solli në shesh edhe “meshkujt miq” siç janë cilësuar nga ato vetë, që shprehnin indinjimin e tyre e mbështesnin atë të grave. Meshkuj që reflektojnë, apo ftesë për aleancë? Kjo pyetje të lind vetvetiu duke parë dhe statistikat më të fundit mbi gjendjen e grave në shoqëri, ku Italia shënon shifrat më të ulëta në Europë përsa i përket punësimit dhe pozicionimit në karrierë.

Dita për t’i thënë jo nënvlerësimit të dinjitetit të gruas është karakterizuar nga simbole të shumta. Në qytetin e Cuneos u mbajtën çadra të hapura, në simbol të mbrojtjes së trupit nga papastërtitë. Britma masive gjest i lirshëm ky për të treguar dhimbjen dhe endja e fijeve në mes të protestës si një mënyrë e ndërtimit të një linje me shumë ngjyra mes grave janë skenat që shoqëruan manifestimin në këtë qytet. 13 Shkurti u shoqërua edhe me një sërë aktivitetesh të tjera. Në Dronero (Cn) ishte një ditë me muzike dhe letërsi në kujtim të Fatimës, vajza që u gjet e vrarë në shtëpinë e saj.

Ndërkohe pjesëmarrja e grave të huaja në këtë manifestim ishte e ndjeshme. Edhe dinjiteti i tyre është vene jo pak herë në pikëpyetje nga personazhet politike. Rasti më i fundit i cili solli jo pak diskutime ishte komenti i kryeministrit Italian mbi femrat shqiptare. Ajo ngjarje u pasua me një seri reagimesh jo vetëm në Itali por edhe Shqipëri. Revolta iu shtri në network-un FaceBook ku u krijua një grup i quajtur “Berluskoni kërkoi falje grave shqiptare” e cila u pasua dhe me një letër drejtuar kryeministrit Italian.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Silvio Berlusconi
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version