• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Rubrika Javore

Ç’më pati shkaktuar një këngë e gabuar

Saga e dyzimeve ideologjike e sociale, kam ndjesinë që nuk është shterrur as sot në shoqërinë shqiptare e sjell paradokse absurde.

Nga Adela Kolea
19 Shtator 2018
Në Rubrika Javore
0
Ç’më pati shkaktuar një këngë e gabuar

Tërmet Peçi ia merr këngës labe me Golikun, i thurin lavde Enver Hoxhës: O kapedan!

23
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Ndërkohë që përkujtohen viktimat e komunizmit, vetëm pas pak momentesh, ndonjë funksionar publik, as në shtëpi të tij jo por, në publik, i këndon këngë labçe diktatorit e i thurr atij himne.

E nuk i mungon as kush t’i mbajë ison.

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, këndon në nder të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha

Unë kam pasur një shoqe shkolle, me të cilën shkoja shumë dakord. E donim dhe e ndihmonim miqësisht e me pastërti njëra-tjetrën. Unë natyrisht që e njihja pozitën e punës së babait të saj.

Por, automatikisht, profesioni dhe roli që mbulonte babai i saj, shkonte në fund të përshkallëzimit të asaj “listës” së prioriteteve që në një miqësi, i dedikohet dy shoqeve siç ishim ne fundja, se protagonistet në shoqëri ishim ne të dyja e jo prindërit tanë.

Një ditë, pata shkuar në shtëpinë e shoqes.

Shkonim e vinim në mënyrë frekuente te njëra-tjetra, si për të mësuar bashkë, si thjesht për të kaluar kohën me thashethemet e adoleshencës.

Shoqja ime atë ditë më tha: “Po vë një kasetë të re, të dëgjosh ç’këngë kam regjistruar…!”

Ishte koha, fundi i ’80-ës e fillim i ’90-ës, kur ishin të paktë ata nga ne që kishin në shtëpi një magnetofon e kaseta. E ato pak kaseta bëheshin telef nga fshirje e regjistrime të reja të njëpasnjëshme nëpër shiritat e tyre.

“Hajt ta dëgjojmë një herë ç’këngë ke regjistruar! – i thashë shoqes.

E keni parasysh atë ndjesinë, kur përpara një momenti të tillë, sidomos për atë kohë, ca edhe mosha, euforia të bën që të gjitha shqisat të jenë në pritje të perceptimit e zbulimit të tingujve të këngës së re të huaj dhe me sy e me veshë, me mend e emocione, je e përqendruar te magnetofoni…!

Ajo shtypi butonin “Play”, por në atë çast, e gjithë euforia ime u shndërrua në një sens ankthi, frike, pasigurie!

“Pse?”- do të pyesni.

Sepse, sapo ajo shtypi butonin “play”, nuk filloi asnjë këngë, asnjë muzikë, përkundrazi!

Nga brendësia misterioze e asaj kutie të zezë që ishte magnetofoni, u dëgjua e u përhap në të gjithë dhomën një “tingull” rrënqethës:

“Fol, i pandehur…!”

Ishte zëri i babait të shoqes sime, i cili po kryente detyrën e tij, profesionin e tij.

Mesa duket ajo kasetë e zyrës së tij, kishte përfunduar gabimisht ndër kasetat e tjera, ato me muzikë të fëmijëve të vet në shtëpi…

Shoqja ime u ndie shumë ngushtë, natyrisht. Nuk qe faji i saj ky.
Nuk qe as përgjegjësi apo zgjedhje e saj, puna që kryente e roli që mbulonte babai i vet.

Por, nuk qe as faji im që u gjenda pa dashjen time në atë situatë, e cila më pati sugjestionuar jo pak.
Më duhet të pohoj që ai kontekst që u krijua, në ditët në vijim kushtëzoi në një farë mënyre edhe miqësinë time me shoqen e fëmijërisë.

Por, shoqërinë e rekuperuam pak e nga pak.

Shoqëria jonë ishte e pafajshme.

Ajo shoqëri të paktën, nuk duhej të bëhej një viktimë më vete, si të tjera, të ngjashme të kohës…

Brezi ynë dhe ai i gjyshërve e prindërve tanë, në periudha të ndryshme kohore, në sisteme të ndryshme, kemi përjetuar regjime të ndryshme.

Gjyshërit përjetuan fazën e kohës së mbretit, panë fashizmin e nazizmin, panë komunizmin e të gjitha nuancave: panë komunistët, ata të devotët e që besonin fundja me pastërti në idealet e tyre, që nuk kursenin veten apo fëmijët e tyre për atë ideal, panë ekstremistët komunistë, që me atë linjë abuzuan dhe sollën krime e terror, përjetuam diktaturën e totalitarizmin.

Përjetuam tranzicionin, ndonëse ne emigrantët, në fillim të tranzicionit u larguam që andej dhe ata që mbetën aty kaluan faza delikate si kriza e ’97-ës, më pas, ndikimi i luftës së Kosovës e ardhja e kosovarëve të vuajtur e një sërë problemesh social-poltike e ekonomike…

Ai tranzicion i fillim ’90-ës, nuk e di a është kapërcyer totalisht apo jemi si popull në tranzicion të përhershëm, që na vë në provë çdo çast si ai ekuilibristi që qendron në një fije litari në ekuilibër në lartësi e që pak i mjafton që të përmbysë gjithçka…

Më kujtohet me një ndjesi habie sot, kjo bashkëjetesa jonë si shqiptarë – pa folur për bashkëjetesën fetare – me persona me bindje të përziera apo të paqarta ideologjike.

Sepse, ai “llastiku” i çuditshëm që na ka karakterizuar ne si popull, e që besoj, karakterizon çdo popull që ka kaluar sistem diktatorial, prej nesh njihet fundja, ama të tjerë, vështirë se e kuptojnë.

Sepse, edhe në të njëjtën familje, shqiptari kishte një komunist e një demokrat, një spiun e një viktimë!
Ndarë familje e fise për këto bindje.

Jo më, një popull i tërë.

Saga e dyzimeve ideologjike e sociale, kam ndjesinë që nuk është shterrur as sot në shoqërinë shqiptare e sjell paradokse absurde…

Ndërkohë që përkujtohen viktimat e komunizmit, vetëm pas pak momentesh, ndonjë funksionar publik, as në shtëpi të tij jo por, në publik, i këndon këngë labçe diktatorit e i thurr atij himne…
E nuk i mungon as kush t’i mbajë ison.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Enver Hoxha
Shpërnda23CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version