Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Politikë

Edi Rama: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël dhe efikase

Rama foli në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku merrnin pjesë 200 kompani të Konfindustria-s italiane me synimin për të nisur një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi në Shqipëri.

Albania News Nga Albania News
19 Shkurt 2018
Në Politikë
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155578869071523/

Për kryeministrin Rama, kthimi i Shqipërisë në Zvicër apo Gjermani të vogël është jo vetëm e pamundur, por edhe e mërzitshme, ndërsa objektivi sipas tij mbetet Italia e jugut.

“Ne sigurisht duam të jemi anëtar të BE, por për mua do të ishte një objektiv i arritur nëse do të arrinim të ishim një pjesë e efektshme e Jugut të Italisë. Ne nuk mundemi kurrë të bëhemi një Zvicër apo gjermanë dhe nuk do të ishte aq stimuluese kjo, se do ishte tepër e mërzitshme, por sidoqoftë ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, efikase, do të ishte vërtet maksimumi për ne.”

Rama foli në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku merrnin pjesë 200 kompani të Konfindustria-s italiane me synimin për të nisur një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi në Shqipëri.

Rama falënderoi të gjithë sipërmarrësit italianë të pranishëm në forum, veçanërisht Presidentin e Konfindustrias italiane.

“Të mendosh se janë 20 miliardë euro këtu në sallë është një gjë e pabesueshme edhe për këtë hotel edhe për këtë vend. Shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjitha këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, sepse Shqipëria është jo vetëm një vend që po rritet, por sepse italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Sepse jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat.”

“Nuk kemi të njëjtën histori, në kuptimin e traditave dhe të gjithë asaj që e bën Italinë një prej vendeve më të mëdha dhe të mrekullueshme të botës, por jemi Itali e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë, për të bërë dhe shumë për të fituar.”

Rama tha se ata që e kanë bërë këtë hap mund të dëshmojnë se përveç problemeve, pengesave, Shqipëria vërtet garanton shumë.

“Ka një mënyrë të qeni dhe të jetuari që ngjan si dy pika uji me mënyrën tuaj të të jetuarit në Itali, me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta, dhe burokracia po ashtu. Janë dy gjëra që e bëjnë shumë të vuajë Italinë prej shumë vitesh. Edhe ne duhet të lehtësojmë burokracinë, por me taksat jemi shumë poshtë…

Ka vërtetë shumë për të bërë në këtë fushë, ndërsa çdo vit rritja e kërkesës është vërtetë e paarritshme nga pikëpamja e ofertës, tour operatorët tanë janë të detyruar të refuzojnë rreth 5 % të kërkesës”, tha Rama, duke shtuar se “do doja të nënvizoja se kemi një legjislacion shumë avantazhues.

Ne besojmë se në 5-10 vitet e ardhshme, turizmi do të jetë kantieri më i rëndësishëm i Shqipërisë në të gjitha pikëpamjet. Për këtë kemi përgatitur një legjislacion shumë tërheqës. Mjafton të mendojmë se kushdo do të investonte në një hotel apo strukture me 4-5 yje do të kishte 10 vjet pa asnjë taksë, përveç një TVSH-je prej 6 %.”

ERTV Live?: 200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi????

Geplaatst door Edi Rama op Maandag 19 februari 2018

Argumenta të trajtuar: Edi RamaInvestime ItalianeShqipëri ItaliSipërmarrjet italiane
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Milano Për Shqipërinë, Një Iniciativë Në Mbështetje Të Shqiptarëve
Sociale

Milano për Shqipërinë, një iniciativë në mbështetje të shqiptarëve

Nga Albania News
4 Prill 2020
EDI RAMA MEDICI
Aktualitet

Leksion për Evropën e pasur nga Shqipëria e vogël

Nga Albania News
29 Mars 2020
CzWKlVTWvhLaads 800x450 NoPad
Diaspora shqiptare

Peticion i Diasporës Shqiptare drejtuar Kryeministrit Edi Rama

Nga Albania News
12 Mars 2019
Edi Rama Reppublica Intervista
Aktualitet

Shqipëria nuk do të kthehet në duart e një grupi pushteti të kalbur dhe të diskretituar

Nga Albania News
6 Mars 2019
Opinion

Pse m’u duk Ornela Vorpsi si “Asia Argento shqiptare”

Nga Adela Kolea
15 Prill 2018

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Tocci

Il Sindaco arbëresh di Civita, tra battaglie linguistiche e pendenze giudiziarie

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Il segreto di Çelik

Il segreto di Çelik

Çlirim Muça
15 Dhjetor 2021
La Vita Felice
9788893465892
Libera

Libera

Lea Ypi
2 Maj 2022
Feltrinelli
9788807493218
L’impatto delle rimesse sull’offerta di lavoro: Caso del Kosovo

L’impatto delle rimesse sull’offerta di lavoro: Caso del Kosovo

Lejla Hasani
6 Korrik 2021
Edizioni Sapienza
9786203827781
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}