Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.
Me poshtë lajmi i plotë publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko
Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.
Ligji ‘Për Diasporën’ , ndër të tjera, ka për qëllim përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës.
Mbi bazë të këtij ligji, organet përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën janë:
Këshilli i Ministrave
përcakton politikat e vendit të origjinës për diasporën dhe mënyrat e politikat për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shqiptar
Ministri përgjegjës për Diasporën
Ndër të tjera, propozon nxjerrjen e akteve rregulluese dhe masa të tjera të nevojëshme për marrëdhënien me diasporën; mbikqyr zbatimin e Strategjisë për Diasporën; bashkëpunon me Ministritë e Kulturës dhe Punëve të Jashtme për ngritjen e qendrave kulturore etj.
Agjencia Kombëtare e Diasporës
Ka për qëllim angazhimin e strukturave shtetërore për informimin dhe mbështetjen e diasporës; mbështetjen dhe organizimin e një bazë të të dhënave funksionale për diasporën; marrjen e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi shqiptare në zgjedhje; inkurajimin e investimeve; koordinimin e programeve për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare etj.
Qendrat kulturore për Diasporën
Do të krijohen për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet shqiptare.
Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të diasporës.
Pjesë e tij do të jenë gjithashtu Kryeministri, Presidenti e Ministrat më të rëndësishëm. Në seancën parlamentare të votimit te ligjit, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Adnor Shameti tha se shqyrtimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për diasporën, konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar një lidhje më të fuqishme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.
Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News
Diskutime mbi këtë artikull