BE: Pranohet me kushte statusi Kandidat i Shqipërisë

Štefan Füle: Statusi Kandidat pёr Shqipёrinё, do tё jetё njё fitore pёr qeverinё, pёr opozitёn dhe pёr gjithё shqiptarёt

Flamuri Shqiptar

Štefan Füle: Statusi Kandidat për Shqipërinë, do të jetë një fitore për qeverinë, për opozitën dhe për gjithë shqiptarëtKështu është shprehur dje Komisioneri për Zgjerimin Stefan Füle në një konferencë për shtyp, e cila u zhvillua në Bruksel, duke prezantuar kështu dokumentin përfundimtar të ditës së sotme. Në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ai u shpreh se:

Shqipëria ka bërë një progres të mirë për të përmbushur kriterin politik për antarësim, falë një dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Vendi ka arritur disa reforma domethënëse përsa i përket 12 prioriteteve kryesore.

Komisioni rekomandon ti japë statusin kandidat Shqipërisë, por duke pasur parasysh edhe masat kryesore në reformën e administratës publike, që ato të përmbushen dhe procedurat parlamentare të rishikohen. Ne do të dorëzojmë sa me shpejt një raport në lidhje me progresin e arritur të Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë raport do të theksojme përprekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër dhe duke hapur kështu negociata të tjera.

Shqipërisë, pikë së pari do t’i duhet të demostrojë zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve që tashmë jane marrë, në përputhje të atyre prioriteteve të cilat nuk janë plotësuar ende. Fokusi do të përqëndrohet mbi shtetin ligjor, të drejtat themelore. Gjithashtu dialogu i qëndrueshëm politik mbetet jetik për këtë proces, si edhe zhvillimi i zgjedhjeve parlmentare të 2013-ës do të jetë një test jetik, një kusht për çdo rekomandim për të hapur negociatat”

Progres-raportin, Füle e ka paraqitur në orët e para të paradites së djeshme në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë dhe gjithashtu duke nënvizuar shqetësimin në lidhje me korrupsionin që vazhdon të jetë në nivele të larta.

Për të marrë statusin e vendit kandidat, Shqipërisë do ti duhet të plotësojë reformat për administratën, reformën parlamentare, reformat për drejtësi, të miratojë Projekt Ligjin për Gjykatën e Lartë, si dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kushte të cilat duhet të plotësohen deri në muajin dhjetor të këtij viti dhe më pas vendet anëtare do të japin vendimin përfundimtar pasi rekomandimi i e KE-së të kalojë në Këshillin e BE-së.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version