Ashton përshëndet fillimin e punës së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore

Sot, zyra e Shtypit e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, njëkohësisht edhe zv.presidente e Komisionit Europian, Catherine Ashton, në një komunikatë për shtypin përshëndet fillimin e punës së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, frut i konsesusit të dy partive kryesore PD – PS.Perfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton mirëpret fillimin e punës së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore që është mbajtur dje në Tiranë.

Gjithashtu, Ashton inkurajon të gjitha forcat politike brënda Komisionit për një punë konstruktive e të gjejnë konsensus mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR para zgjedhjeve të ardhëshme.

“Ky është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë, për të bërë të mundur afrimin a saj sa më të shpejtë me prospektivat e integrimit europian” – përfundon Ashton.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version