Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Politikë

BE/ Miratohet rezoluta per heqjen e vizave

Albania News
28 Shtator 2010
Në Politikë

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votën pro raportit e kanë dhënë 49 eurodeputetë, ndërkohë që dy eurodeputetë holandezë kanë votuar kundër. Votimi konsiderohet një moment i rëndësishëm, pasi ai i hap rrugën marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave megjithatë merret në 9 nëntor, kur ministrat e Brendshëm të BE-së ta miratojnë vendimin e Parlamentit Evropian. Pas miratimit të ministrave të Brendshëm do të duhen edhe 20 ditë të tjera që vendimi të hyjë në fuqi.

Amendamenti i Daniel Van der Stoep

Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike “Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit”, – thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian. Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. Dy vendet e BE-së, si Holanda dhe Belgjika, kanë probleme me shumë vende myslimane për shkak të mospranimit të ambasadorëve të tyre homoseksualë. Në një kohë kur të gjithë zërat nga Parlamenti Evropian tregonin për përmbushjen e kritereve dhe heqjen e vizave, eurodeputeti holandez paraqet këtë amendim, i cili mund të rrezikojë shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave për vendin tonë, pasi drafti do të shkaktonte një ngadalësim të procedurës.

E pranishme në mbledhje ishte edhe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet, Shqipërinë e Bosnjën, pasi, sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar. Vendi ynë ka përfituar një sërë kredish nga kjo organizatë, por asnjëherë nuk ka qenë përfaqësuar gjatë mbledhjeve të saj nga zyrtarë të lartë. Organizata e Konferencës Islamike (OKI) është një organizatë ndërkombëtare me një delegacion të përhershme në Kombet e Bashkuara, me 57 shtete anëtare. Në të pranohen vende që kanë jo më pak se 5 për qind të popullsisë së tyre me përkatësi islame. Teorikisht, mund të bëhen anëtare edhe Franca me Gjermaninë ndërkohë, Maqedonia është anëtare vëzhguese. Gjuhët zyrtare të organizatës janë arabisht, anglisht dhe frëngjisht.

Pak dite me pare, Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar dhe homologu i tij italian Franko Fratini i kanë bërë thirrje BE-së për të kompletuar procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën deri në fund të vjeshtës. Nisma vjen vetëm një javë pas raportit të Komisionin Evropian, i cili vlerësoi se Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina përmbushën të gjitha kërkesat e nevojshme.

Eurokomisionerja Malmstrom deklaroi se “Komisioni Evropian mendon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave”, ka thene ajo, duke iu referuar raportit te fundit te KE.

Malmstrom, e ngarkuar për çështjet e brendshme në BE, tha se tani pritet mendimi i Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se ndonëse disa shtete nuk janë ende të vendosura lidhur me procesin e liberalizimit të vizave vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli.

Raporti i përgatitur nga tre ekspertët e Komisionit Evropian, të cilët erdhën në Shqipëri tregon se vendi ynë i ka plotësuar tre kriteret e mbetura dhe se është gati për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Në dokumentin që i është shpërndarë Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së thuhet se kriteri për zhvillimin e një strategjie dhe politike për mbështetjen dhe riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar është plotësuar plotësisht.

Argumenta të trajtuar: Bashkimi EuropianKomisioni EvropianShqipëria
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Il volto acustico della voce

Il volto acustico della voce

Janar 2023
Iside Gjergji
Meltemi Editore
9788855197250
Immagini di vita sussurrate

Immagini di vita sussurrate

Nëntor 2023
Arjan Kallço
Head&Line
B0CP8X6RQ5
Il palazzo dei sogni

Il palazzo dei sogni

Nëntor 2023
Ismail Kadare
La Nave di Teseo
9788834615621
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali