Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

“Shqipëria ç’është dhe ç’do të bëhet”, Saranda dhe të huajt për ne

Nga Raimonda Dervishi Shundi
21 Mars 2018
Në Opinion

“Plehrat, rrugët e pamundura, shtëpitë e papërfunduara e zarzavatet e shitura në pluhur, nuk mund të shkojnë kurrsesi me peizazhin mahnitës apo pagesat e ulëta të tavolinave të shijshme shqiptare”, ky është konstatimi i vazhdueshem i nje grupi Valdostan në Sarandë dhe Tiranë.

“Si ka mundësi që në gjithë këtë peizazh që të kap syri ju nuk keni mundur të ndërtoni një aeroport gjigand apo një linjë treni?”, më pyesin vazhdimisht miqtë e mi nga Aosta, N. S., A. dhe L., të cilët erdhën në Tiranë më qëllimin e blerjes së një apartamenti në zemër të Sarandës.

Përpiqem t’i sqaroj situatën e komplikuar në të cilën ne ndodhemi. Për të ndërtuar gjithë këto, na duhet kjo, kjo, edhe kjo… por ne jemi të kushtëzuar me marjen e kësaj, apo asaj, pasi fondet duhen çuar këtu apo aty-këtu… si rrjedhim kriza nuk na lë asnjë hapsirë të lirë që ne të mundemi të bëjmë këtë apo atë investim gjigand.

“Por kjo ju sjell para, ju lidh shpejt me veriun apo jugun e Shqipërisë, ju rrit mirëqënien e natyrisht ju bën më të ekspozuar” e të vizituar.

Dhe unë nis të rishpjegoj se ne kemi në këtë fazë këtë apo atë prioritet, ndërkohë që A. ndal makinën dhe thotë “Po këto?!” (duke treguar nga shishet plastike të kudogjendura në lëndinat e anës së rrugës) “Pse janë kudo? Pse të hidhen ndërkohë që mund të mos lëshohen si t’u vijë banorëve e të mblidhen në vendin e caktuar duke bërë që edhe kafshët shtëpiake të kullosin shëndetshëm? Pse nuk shoh plantacione me rrush për të zhvilluar ekonominë private të biznesit të verës apo derivateve të tij?” Pse, pse, pse…

Jetojmë kohë ku reklamat e fyra dhe nacionalizmi televiziv na bëjnë të shohim kronika hiperbolike të bizneseve private që kanë nisur të lulëzojë duke u sforcuar individualisht t’ia dalin në këtë terren aspak solidar.

Shohim vendas apo të huaj se si ia dalin, mbijetojnë, duke pasqyruar vetëm finalizimin e punës së tyre (të cilën ne e konsumojnë çdo ditë në tavolinat tona), emisione pa fund për sukseset e prodhimit Shqiptar.

Por a mjafton vetëm ky realitet karikues?! Pse duhet të përballemi ende me natyrën tonë e cila po asfiksohet nën hijen e mbeturinave, mbetjeve, djerrizimin apo më keq akoma, keqpërdorimin e dhuratës natyrë që na takon prej lindjes?? Kaq pyetje dhe asnjë përgjigje dëshiruese.

Sapo kalon kufirin përballemi me realitete të trishta për Shqipërinë tone: rrugë të gjera, sisteme sinjalistike, pyje të kuruara, turizëm I organizuar dhe shtet I cili di të menaxhojë resurset e veta natyrore. Matematikë e thjeshtë, por ne na shkojnë në xhepat e gabuar.

Një shprehje e jona thotë “si është oborri është shtëpia, si është e ëma dhe e bija”. Këtë panë miqtë e mi nga Aosta dhe natyrshëm thanë se ne jemi bijtë e një nëne jo të kujdesshme për atë çka posedon.

Natyrisht që kemi kaq shumë përmbytje, erozione apo djegje masive të pyjeve dhe kullotave që herë herë janë të qellimshme, por qëllimshmëria e akteve të fundit lidhet dhe është rrjedhojë e papërgjegjshmërisë sociale. Papërgjegjshmëria ndaj  natyrës së begatë që na e ka dhuruar zoti, shkon deri ne ekstrem, po t’i referohemi papërgjegjshmërisë dhe sjelljes, mardhënies dhe përkujdesit ndaj miqve më të mirë të njeriut, siç janë qentë dhe macet. Bashkëjetesë aspak e bukur dhe mikpritëse me ta.

Siç shohim plehrat, ndërtesat e dhunuara, hasim edhe mungesë respekti për qentë dhe kafshët fatkeqe.

Vrazhdësitë traumatike pikëllojnë ditët tona kur përpiqemi të shëtisim në rrugët e qytetit tonë.

Mungesa e këtij raporti njeri-kafshë-ambjent, është normaliteti më i trishtë të cilët të huajtë por edhe ne po të jemi të vëmëndshëm, e shohim. Pse kaq shumë egërsi në Shqipërinë tonë të vogël?

Pse dominon jo-harmonia në vend të ylberit të paqes dhe diellit të mëndjes së hapur? Deri kur kjo panoramë do të na vrasë sytë, ne dhe miqve tanë të huaj të cilët vijnë për të bashkëjetuar, punuar apo projektuar vazhdimësinë në këto 28 mijë kilometra katrorë?

Dyanësia e shtëpive të luksit shpejt përballlet me kasollet ndërtuar keqas gjatë gjithë rrugëtimit tonë. A ndjehen kështu edhe politikbërësit tanë teksa shoqërohen nga diplomatë të huaj dhe shohin se sa shumë është “zhvilluar” vendi aspirues për në BE?!

Dikush thotë se politika është pjesë e këtij realiteti, pra si janë këto “shtëpi skelet” (shprehja e vazhdueshme e Nadias) janë edhe ata. Por unë e dua vendin tim dinjitoz, siç dua dinjitetin tim, dinjitetin e fëmijëve, dinjitetin e fqinjëve dhe dinjitetin e globit. Kur do të vijë dita që aeroplani nga lart të pasqyrojë një panoramë optimiste ku gjelberimi (dhe jo ai për të cilin keqkomentohemi) të na sjellë shpresë, e kur shumë miq dashamirës të jetojnë duke ndarë kulturat e përbashkëta njerëzore qetësisht?

Dhe kur do të vijë ajo ditë kur fshatari apo qoftë edhe qytetari kryeqytetas të kuptojë rëndësinë e hedhjes në kosh të mbeturinave dhe riciklimit të tyre?!

Dikur do të vijë.

Do të vijë atëherë kur ne si Shqiptarë do të ndërgjegjësohemi që të qënit shqipëtarë është një vlerë, është një privilegj dhe nder.

(Sa keq ta mbyllësh materialin me këtë shpresë!)

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Non si picchia, Anna!

Non si picchia, Anna!

Nëntor 2021
Clavis
9788862585187
Le onde chiamano il tuo nome

Le onde chiamano il tuo nome

Shtator 2021
Irma Kurti
Besa Muci
9788849709599
Il pane

Il pane

Tetor 2021
Klaudio Findiku
9798492280741
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}