• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Shqipëria që jam

Çfarë është sot Shqipëria e çfarë janë sot shqiptarët?

Nga Darien Levani
29 Korrik 2017
Në Opinion
0
Anews Facebook
127
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Kam parë disa gjëra të tmerrshme gjatë jetës sime. Puna, jeta e mosha më kanë detyruar t’i shikoj. Disa i kam harruar. Disa të tjera mundohem t’i harroj por tunden brenda kokës sime e sillen e përsillen si fotografi që nuk duan të ikin.

Shumë prej asaj që kam parë varet nga fakti që jam shqiptar, që kam lindur në një vend të caktuar në një vit të caktuar (për të qenë i saktë, viti 1982). Shumë nga gjërat që duhet të harroj janë kryer dhe po kryhen edhe në këtë moment nga bashkëkombësit e mi. Shqiptar si unë. Shqiptar sa unë

Është një nga ato gjëra që nuk do harroj, do e mbaj aty si kujtim rezervë për ta pasur gati kur do më duhet të kujtohem se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë.

Nuk më lëndon aq shumë mizoria e djemve, më dhemb dobësia e të moshuarit që vë në kandar pasurinë e vetme që ka: jetën. Kërcënon që do flijohet nëse e poshtërojnë vërtet ashtu.

Çfarë është sot Shqipëria e çfarë janë sot shqiptarët

Më bezdis diskutimi “Çfarë është sot Shqipëria e çfarë janë sot shqiptarët”, por më duhet ta përballoj. Secili e përballon sipas mënyrës së tij. Miqtë e rinj kanë ironinë, miqtë e vjetër kanë cinizmin. Ajo video sikur shtron një pyetje që secili shmang sipas elegancës së tij. Unë e shmang duke shkruar këto rreshta, duke i kujtuar e duke të kujtuar se çfarë Shqipërie jemi.

Po kush jam unë?

Unë nuk jam Shqipëria e tortës së 100 vjetorit në kryeqytet, e nuk jam as Shqipëria që qëllon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Jam Shqipëria e Ismail bej Qemalit që zhyt opingat në baltën e Myzeqesë për të ngritur flamurin.
Jam Shqipëria e Gjergj Kastriotit që mbledh një popull e ndal një pushtues, e po aq Shqipëria e rezistencës spanjolle viti 1936.

Jam Shqipëria e Naim bej Frashërit, asaj me male e lisa.
Nuk jam Shqipëria e gjyqeve te kinema Partizani, por nuk jam as Shqipëria e vrasësve të 4 shkurtit e nuk jam as

Shqipëria që var vrasës në sheshin e Fierit.

Jam Shqipëria e besës, që nxjerr djalin para nazistëve për të shpëtuar mysafirin.

Jam Shqipëria e Dhaskal Todrit, nuk jam Shqipëria e arabaxhiut të  tij që e vret sepse mendon se ka flori me vete.

Jam Shqipëria e priftërinjve që falin torturuesit ndërsa i torturojnë, jam Shqipëria e atyre që shkruajnë vargje nëpër burgje , e baballarëve që lënë teqetë e marrin armët për të shporrur pushtuesin.

Nuk jam Shqipëria e Sigurimit, Shqipëria e spiunëve, Shqipëria e të qorruarve nga ideologjia.

Jam Shqipëria që liron vendin në autobus, Shqipëria që paguan rregullisht ujin e dritat, Shqipëria që respekton njësoj edhe hoxhën edhe priftin, Shqipëria që fut në xhep letrën e çumçakizit për ta hedhur më vonë. Jo ajo e bejlerëve që vijnë deri në Romë për t’i dhënë kurorën një shkurtabiqi, as ajo që në fillim të prillit merr malet si lepur.

Jam Shqipëria e Ulqinakut që jep shpirt në portin e Durrësit e jep fjalën me gjak në lidhjen e Lezhës. Shqipëria e Abetares, e Konferencës së Mukjes, e fjalimeve të Bajo Topullit, e ëndrrës së Zai Fundos, e besnikërisë së Mustafa Gjinishtit, e trimërisë së Mic Sokolit, e plumbit të fundit të Adem Jasharit…

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Shqipëria
Shpërnda127CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version