Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Tabutë e mëdha dhe të vogla në shoqërinë shqiptare

Fatjona Sejko
15 Tetor 2018
Në Opinion

Kërkojmë të gjithë të jemi pjesë e një shoqërie ku mund të ndihemi të mbrojtur, të realizuar dhe të respektuar. Një shoqëri, e cila është grupi ynë, familja jonë.

Deri ne momentin kur shoqeria jone eshte fizikisht mire dhe kur nevojat kryesore jane te respektuara, atehere, per ne gjerat jane ok. Shoqeria ecen mire dhe karavani po shkon ne drejtimin e duhur.

Per ne, perderisa gjerat funksionojne, shume situata “te ç’rregullta” harrohen, ne ndonje cep te memories duke mos lejuar qe edhe nga skutat me te thella te paragjykimeve tona te nisin kryengritjet. Ne ndihemi te forte, mbase pakez superiore perderisa karavani yne vazhdon ne ecurine e duhur.

Por ndodh nje krize, nje nderrim sistemesh dhe ja ku lekundet e gjithe shoqeria. Dhe ja ku dalin ne siperfaqe te gjitha paragjykimet tona te harruara ne nje kend memorie.

Pikerisht tani, ne ndodhemi ne nje epoke historike, ku shoqerite tona jane pre e nje krize te thelle, mbi te gjitha,morale. Pak nga pak po dalin perbindeshat tone te brendshem duke na shnderruar ne nje mase e cila po kerkon te ece, me vetebindje, ne nje drejtim te vetem dhe karavani yne çalon. Shoqeria (familja) jone eshte, tashme, nje mase e brengosur – nje makine e cila ecen me shpejtesi, duke mos shkelur, keshtu, pertej vijes kufizuese. Eshte periudha e perleshjeve dhe e drejtimeve kufizuese.

Sa individe do te donin te mos ecnin me te njejten shepjtesi me masen, ne te njejten drejtim me te?

Dhe nese duhet te marrim shembull, dy shoqeri, ne kete rast: Itali dhe Shqiperi, atehere mund te konfirmojme nje dyndje merie, nje lloj marrezie shoqerore e cila po plagos me shume se sheron. E cila po gjymton me shume se nderton. Dhe po dukemi te pazote te reagojme me nje dinjitet, qe mbase dikur e kishim, qe mbase e kemi ende por e kemi ndrydhur duke menduar se thjesht si nje reaksion jo te domosdoshem. Sa keq!

Jemi dy shoqeri te plagosura, ku dy masa te medha jane te kufizuara ne mllefe marramanedese. Atehere c’te beje individi te cilin masa e gjere e tremb- perveçse te thyeje disa rregulla dhe te marre nje rruge tjeter?

Jane momente ku “tabute e vogla” perleshen me “tabute e medha” te mases. Ato nuk perputhen domosdoshmerisht. Thelbi i “tabuve te vogla” – ku elementi kryesor eshte e ndjeshmeria personale e çdokujt prej nesh- rrezikon te shkermohet, ne tere kete fuqi te mases. Nese, secili si pjesëtar i nje shoqerie do te kritikonte çmendurite aktuale te mases, atehere ajo do te zbutej.

Nje individ i mençur nuk behet kollaj nje keqberes i pavetedijshem. Ndaj sa here qe nje papergjgegjshmeri e tyrja merr tatepjeten, ai nis e ngadalson ritmin, devijon ne kthesen me te pare, merr ajer dhe mendon sesi te veproje me mire, sesi te ngase me mire, per te evituar ndonje incident te pakendshem? Nje incident ku nje kalimtar i pafajshem behet viktime.

Shume te lete e ka masa te veshe rolin e rreme te viktimes, ku fajtori i bie te jete viktima e vertete. Ketu bie fjala per mllefin me te cilen shume persona shprehin kundrejt te huajve, kundrejt nje seksualiteti ndryshe, kundrejt nje realiteti ndryshe, kundrejt nje kendveshtrimi ndryshe. – Duhet te kemi frike nga masa e sotme e cila po kerkon te gjeje fajtore vetem e vetem per te mos pranuar fajin e zhgenjive apo te pakenaqesive te veta.

Nje mase e gjere e shoqerise italiane percakton domosdoshmërisht figuren e emigrantit si fajtori eskluziv i deshtimit te nje shteti dhe masa bie ne kurthin e nje ekstremizmi te djathte. Roli kyç i propagandes se shemtuar kundrejt emigranteve po e shnderron nje pjese derrmuese te popullit italian ne armik te te huajve. I huaji eshte armiku, asnjehere vetvetja.

Nderkohe nje mase e gjere e shoqerise shqiptare i sheh femrat si kurva, sa here qe nderrojne nje te dashur. Sepse nje femer guxon te kete dashnore. Kjo i bie te jete vetem nje e drejte ekslusive e gjinise mashkullore. “Epshi” i nje dashnori ka nevoje per “epshin” e nje dashnoreje: a nuk jane ato valle dy “epshe” me te drejta te barabarta?

Armiku, eshte dashnorja femer e cila tundon dashnorin mashkull.

Alban Dudushi, ne nje shkrim inspirues, reflekton mbi menyren sesi masa versulet kunder nje personazhi e cila bie ne “fatkeqesi”, nje personazh qe vetem disa dite me pare e kishin adhuruar. Ketu personazhi kryesor, kengetarja Elvana Gjata u zgjodh si “kurva” e rradhes, per te cilen u perleshen burrat ne bllok. Ajo prishi gjakrat, per ate plasi lufta dhe Elvana u shnderrua ne Helenen e Trojes. Por mllefi i mases qe shperthen edhe pas tastieres se nje kompjuteri, kete here vuri ne shenjester nje person e cila, me shume ngjasa, nuk ka gisht ne kete situate te rende. Askush nuk priti te mireinformohet, te njohë faktet dhe me nje eufori tastierash vendosi se kush eshte fajtorja.

Ja pra, dy shoqerite tona e kane gjetur armikun e tyre.

Jane shume përse’të, ne lidhje me levizjet jo taktike te mases e cila shpeshhere merr ne shenjester dhe gjen fajtore, jo rrallhere te pafajshem, vetem e vetem per te mos e pare realitetin drejt e ne sy. Gjithnje e me shume, kall friken egersia me te cilen “kori” i kundervihet personazheve te rradhes . Ndihen pasigurite e e tyre te shperthejne pa fre. Ndaj duhen individe te mençur te depertojne nga kufiri i ngurte i turmes, e cila shumehere gabon dhe keto gabime (edhe kur te pavetedijshme) mund te çojne ne situata krejt te rrezikshme per nje popull te tere.

Prandaj, kur i kundervihemi emigranteve vetem e vetem per te mos pranuar realitetin e hidhur qe mbase shteti yne po çalon, mendoni me mire qe ju nuk kemi bere aq sa duhet. Nuk kemi reaguar aq sa duhet dhe keni heshtur me teper seç duhet.

Po ashtu dhe nje kengetare nuk do te ishte e lumtur, ne kulmin e karrieres se saj, te perfishihet me kenaqesi ne nje bresheri plumbash, duke ditur sesa mudn ta demtoje kjo imazhin e saj. Tashme do e kete kuptuar sesa ne shenjester e ka vene masa.

Por masa gjykon kollaj. Masa persdhos kollaj. Masa harron te ulet te mendoje perpara se te reagoje. Prandaj, ne keto raste ne nuk duhet te jemi masa. Duhet te jemi te bindur, ne keto momente te veshtira historike, qe fajtori nuk eshte as tjetri, as dashnorja dhe as nje kengetare. Fajtor eshte nje sistem i tere ndaj te cilet ne zgjedhim reagimin me komod dhe si fikacake ulemi dhe veçse akuzojme.

Lexo gjithashtu

  • Premisat për një shoqëri demokratike , nga Marion Gajda
Argumenta të trajtuar: Shoqëria Shqiptare
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

L’Albania dall’Impero ottomano all’Unione Europea

L’Albania dall’Impero ottomano all’Unione Europea

Janar 2023
IPOCAN - Istituto per l’Oriente Carlo Alfonso Nallino
979128104412
Viki che voleva andare a scuola

Viki che voleva andare a scuola

Maj 2022
Fabrizio Gatti
Rizzoli
9788817176842
L’alba del difensore degli uomini

L’alba del difensore degli uomini

Janar 2022
Alessandro Romano
9798798194698
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali