Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Seks i dobët apo i fortë?

William Golding (Çmimi Nobel për Letërsi) - “Mendoj se femrat e kanë çmenduri kur gjykojnë se janë njësoj më burrat. Ato janë shumë herë më superiore, gjithmonë. Gjithcka që ti i jep një gruaje, ajo e përmirëson. Nëse i fal spermën, ajo të dhuron një fëmijë. Nëse i jep një banesë, ajo krijon shtëpinë. Nëse i sjellë ushqim, ajo të përgatit një vakt. Nëse i jep një buzëqeshje, ajo të dhuron zemrën. Gruaja shumëfishon dhe përmirëson dhuratat që merr. Ndaj, nëse e trajton si plehrë, përgatitu ta marrësh me tonelata".

Raimonda Dervishi Shundi
24 Maj 2018
Në Opinion

Shqipëria jonë, vendi ku lajmi nuk përbën lajm, devijon keqas “ushqimin e çdoditshëm mediatik” – dhunën ndaj gruas dhe fëmijëve.

William GoldingNë fakt dhuna ndaj gjithçkaje është realiteti i kudogjendshëm në vendin tonë të vogël në kilometra, por gjigand në probleme dhe rreziqet për zgjidhje.

Teksa hasesh me kronikat e vrasjeve, përdhunimit, abuzimit apo masakrimit të viktimave të rradhës, automatikisht  lind pyetja se si mund të dilet nga ky tunel? Emra të pafund rastesh dhe moshash të kalojnë frikshëm në albumin tënd arkiv dhe thua me cilin të nis për ta ditur se cfarë fundi ka AI sot??

Cfarë ndodh me fëmijën që abuzoi pedofili Ardian Prenjasin, shoferi i një kompanie pastrimit në zonën e laprakës, pasi masakroi deri me vdekjen e 11-vjeçarit Julian Cela?

Cfarë bëhet me rastin e Adelajdës, Nazimesë, Edvirës, Valit ( mjafton të shkosh në burgun 325).

Cfarë ndodh me jetët e tyre të gjymtuara, fshehur në terrin e moralit ”gojëmbyllur” shqiptar??  Shifrat e viktimave rriten frikshëm si një makinë bastesh me kuaj.

Pyetje pa përgjigjen që unë do të doja. Jemi të dënuar me heshtjen që kaosi ynë burokratik  shigjeton viktimën e rradhës , ndërkohë ne presim  kronikën e rradhës.  Le t’i kthehemi së shkuarës tonë për të diagnostikuar shkakun e gjithë kësaj situate.

Natyrisht kudo vriten gra, fëmijë, të moshuar apo abuzohet me qëniet më të dobëta, nëse ata fatkeqësisht janë në vendin apo me personat e gabuar në një shtet me rregulla të qarta loje, por statistikat tona janë të frikshme kur mendon: çfarë ndodh pas një abuzimi?

Kush kujdeset, cilët kontaktohen dhe sa zgjidhje i jepet viktimave që krysisht janë vet ish-bashkëshortët?

Një sistem i sëmurë pothuaj in- ekzistent duke na u shitur si produktiv me kronikat falenderuese  të Organizatave të Kombeve të Bashkuara (të cilat i falenderojmë), ndërkohë që viktimat janë të zbuluara në vendin ku krimi po kryet. Pa strehëza, pa asnjë alternativë përkrahësë, një vend që ofton asgjë.

Asgjëja çdo ditë rrit asgjënë e qelbëzuar duke gangrenizuar çdo qelizë që gjallon. Shkaku është ky realitet që ne jetojmë. Fëmijë të braktisur, vajza të trafikuara, burra që janë tronditur nga familje të gjymtuara, femra të cilat kërkojnë ndihmë… po kujt????.  Dihet shkaku i gjithë kësaj keqësie. Niveli i ulët i arsimimit, qytetarisë, emocional, varfërisë, xhelozisë, uni, problemet e e sistemit tonë mendor … I pari është absolutisht arsimimi.

Malala YosafzaiMalala Yosafzai, 17 vjeçarja nga Pakistani, (nobeliste) thotë se “për të luftuar analfabetizmin, varfërinë e terrorizmin, duhet të përqafojmë librat dhe lapsin; janë armët më të fuqishme. Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një laps, mund të ndryshojnë botën.”

Nëse nis të kërkosh në faqet e Google dhe vendos të marësh informacione mbi vrasje, viktima, kronika të zeza… lajmet janë kaq të shumta saqë nuk di se me cilin rast të nisësh kërkimin. Kronikat imtësuese janë gati tu hidhen edhe filmave, dramturgjisë, deri të histroritë e rrefyeshme për fëmijë.

Dhuna na sofistikohet artistikisht duke pjellë kurreshti deri imitim të mendjeve të sëmura. Memorja nis të më kujtojë të famshmin “Kod ligjor të Lek Dukagjinit, Kanunin” libri më i përfolur autentik shqiptar i cili ende ka fanatikët e tij që vazhdojnë ta ndjekin megjithëse janë të evoluar me kollare e kostume.

Shekujt flutorojnë dhe qënia njerëzore sofistikohet apo zhvillohet ndërsa dhuna fle aty tek një skutë e fshehtë jona dhe varet nga ne se cilën ushqejmë. Duke qënë të tillë si qënie njerëzorë, duhet të mendojmë strategjitë mbrojtëse, ligjet. Pa ligje s’ka caqe. Kanuni pati ligjet dhe ndjekësit e tij. Në ligjet për të drejtat e familjen, specifikohen kufijtë sipas përkatësisë gjinore, burrit dhe gruas.

Nëse i referohemi dramaturgjisë sonë, ka disa vepra ku ky fenomen është pasqyruar. Drama “fisheku në pajë” e Fadil Krajës sjell në vëmëndje fishekun e dhënë nga vet babai për dhëndrin në rastin kur vajza e tij nuk është në lartësinë e duhur, për tu ekzekutuar nga ky i fundit. Dhe kanuni e saktëson qartë se nëse vajza bën “zhibla” dhe nuk i rri nën sundim burrit…  ajo ndëshkohet

‘Nëse nuk je ashtu siç kanuni edukon, ndëshkimi është çështje kohe’; po sot?!

 Detyrët e burrit ndaj grues:

  1. me u përkujdesë për veshë e mbathë e për gjithshka të lypet për me mbajt jeten;
  2. me e ruejtë nderën e grues e mos me e lanë me u ankue për kurrnji nevojë.

 Detyrët e grues ndaj burrin:

  1. me i a ruejtë nderin burrit;
  2. me i rrogue pa zhibla;
  3. me i ndejt nënë sundim;
  4. m’u përgjegjë detyrave të kunorës;
  5. me rritë e me mkambë fmin me nderë;
  6. me i ndejë gadi me të veshmen e të bathmen (kah e qepmja)
  7. mos me i u përzie në fejes të të bijave e bijve.

Deri në ditët tona, gjyqtarja Fildes Hafizi e shumë të tjera, gra që “kanuni” i vrau.  Ajo, gruaja, i lindi, u kujdes, i rriti, edukoi, i fali kënaqësi, familje, vëmendje dhe Ai e vrau, dhunoi e masakroi duke krijuar tragjedinë zinxhir në familje te fëmijët që kanë parë dhunën. Ata vazhdojnë t’i masakrojnë çdo ditë megjithëse Kanuni i kishte të saktësuar qartë të drejtat e burrave dhe grave. Sot ky kanuni yn sa i qartë është?

Image3

Si na shohin

Në janar 2003, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË) në Rekomandimet Përmbyllëse për raportin e kombinuar të parë dhe të dytë periodik të Shqipërisë, dhe nën dritën e Rekomandimeve të Përgjithshme nr. 19, i kërkuan Shqipërisë të vendoste prioritet të lartë ndaj masave të gjithanshme për adresimin e dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri, si dhe të pranonte se një dhunë e tillë, duke përfshirë dhunën në familje, përbën dhunim të të drejtave të grave sipas Konventës.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të adoptonte ligje mbi dhunën në familje dhe të siguronte se dhuna ndaj grave ndiqet penalisht dhe dënohet me seriozitet dhe shpejtësi.Gratë viktima të dhunës duhet të kenë mjete të menjëhershme për zhdëmtim dhe mbrojtje, duke përfshirë urdhërat mbrojtës dhe akses në ndihmë ligjore.

CEDAË gjithashtu rekomandonte se duhet të merren masa për të siguruar një numër të mjaftueshëm strehëzash për gratë viktima të dhunës si dhe të sigurohet që zyrtarët publikë, sidomos zyrtarët e zbatimit të ligjit, gjyqësorit,punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit socialë,janë të sensibilizuar në lidhje me të gjitha format e dhunës ndaj grave.

Më tej CEDAË rekomandonte se shteti palë duhet të mbledhë sistematikisht të dhëna në lidhje me dhunën ndaj grave, duke përfshirë dhunën në familje dhe të marrë masa për rritjen e sensibilizimit ndërmjet mediave dhe programeve edukuese për publikun në mënyrë që ta bëjë këtë dhunë shoqërisht dhe moralisht të papranueshme. Së fundmi, CEDAË vinte në dukje shqetësimin e vet në lidhje me “ringjalljen e së drejtës zakonore (kanunit) dhe kodeve tradicionale të sjelljes në disa zona veriore të vendit ”dhe i kërkoi Shqipërisë të “merrte masa për eleminimin e praktikave të së drejtës zakonore dhe të kodeve tradicionale të sjelljes, të cilat diskriminojnë gratë ”.

Gruaja dhe forca e saj në botë (shembuj)

Përgjatë gjithë botës, shumë gra të forta kanë ndërmarrë fushata për ndryshime në disa nga çështjet me jetësore humane: barazia gjinore dhe raciale, mundësia për të patur ushqim dhe ujë, integriteti mjedisor, përgjegjshmëria e qëverisë, dhe shumë më shumë.

Shpesh herë, ato rrezikojnë jetën e tyre. Kurse gjithmonë, kanë të rrezikuar reputacionin, jetesën, dhe lirinë.

Image4Në Iran, vajzat shpesh gjuhen me gur deri në vdekje nëse kryejnë marrëdhënie jashtëmartesore, edhe nëse kjo vjen nga përdhunimi.

Asieh Amini mësoi për herë të parë mbi këtë fenomen kur ishte duke reportuar për një gazetë vendase në Iran kur dikush i tha se një vajzë 19 vjeçare e quajtur Leila ishte përdhunuar disa herë nga familjarët.

Amini u hodh menjëherë në veprim dhe ushtroi presion tek gjyqtari I çështjes për ta liruar vajzën.

Që nga ajo kohë, Amini Ia ka dedikuar jetën e saj luftimin të kësaj praktike të tmerrshme edhe pse e perndjekur dhe kërcënuar nga autoritetet. Duke sensibilizuar njerëz nga vendi I saj dhe në botë, Amini ka mundur të shpetojë jetën e shumë grave.

Kërcënimet ndaj saj me kalimin e kohës u bënë aq të rënda, sa ajo u detyrua të largohej nga Irani për të vazhduar punën në Norvegji.

Image5India mund të jetë shteti me rritjen më të shpejtë në botë, por shumë njerëz, aq më tepër vajzat, janë duke u lënë mbrapa sepse sistemi shkollor është në dështim.

Disa nga problemet e edukimit në Indi përfshijnë: mungesa e theksuar e mësuesve, një nga numrat më të mëdhenj në botë të nxënësve që lënë shkollën, dhe mungesa e banjove funksionale dhe të ujit të rrjedhshëm.

Rashmi Misra donte ta ndryshonte këtë, kështu që ndërmori vetë hapjën e një shkolle dhe u mundësoi fëmijëve të varfër një edukim rigoroz. Përpjekjet e saj me kalimin e kohës tërhoqën vëmendje ndërkombëtarisht dhe kjo bëri të mundur për  hapjen e mëtejshme të shkollave në lagje të varfra të Nju Delhi-t, Mumbai-t, dhe të Goa-s.

Sot, “Shkollat Vidia” janë të përqëndruara në fuqizimin e vajzave të reja dhe grave, duke I mundësuar edukim falas dhe duke I dhënë aftësi sipërmarrëse.

Aktivistët që kërkojnë më shumë përgjegjshmëri dhe liri në Kinë përgjithësisht arrestohen dhe burgosen. Kështu që kur Nanfu Uang filloi të dokumentonte përpjekjet e aktivistëve kundër dhunës seksuale, u ndesh me survejimin e shtetit.

Image6Por barrierat e reja nuk e penguin Nanfu-n. Ajo iu vu punës për të hedhur dritë mbi një seri rastesh të dhunës seksuale të cilat po mënjanoheshin duke qënë se figura të rëndësishme lokale ishin të përfshira.

Nanfu filloi të përdorte kamera të fshehta për të filmuar pamje dhe me kalimin e kohës u detyrua të largohej nga shteti i saj për të mundësuar publikimin e punëve në një audiencë më të gjerë.

Filmi rezultat i punës së saj, “Hooligan Sparrou” ka marrë famë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një avokat punonjësish seksi që njihet me emrin Hooligan Sparrou dhe hedh dritë mbi kufizimet e mëdha në të shprehur që njerëzit në Kinë duhet të përballin.

Gratë janë qytetarë të klasit të dytë në Arabinë Saudite. Numri i kufizimeve që ato duhet të përballin është marramendës.

Për Safa al Ahmad kjo shtypje gjinore është dhe si rrjedhojë e shtypjes së lirisë së fjalës në shoqërinë e tërë. Kur Pranvera Arabe shpërtheu përgjatë gjithë vendit, Arabia Saudite nuk qe e paprekshme ndaj mospajtimeve të brendshme, por qeveria u përpoq dëshpërimisht t’i shtypte protestat.

Safa al Ahmad filmoi në mënyrë të jashtëligjshme kryengritjet paqësore në Arabinë Saudite dhe mundi t’i merrte kontrabandë jashtë shtetit për të krijuar “Kryengritjen Sekrete të Arabisë Saudite”.

Që nga ajo kohë, Safa al Ahmad ka bërë dokumentarë të tjerë mbi kryengritje në Lindjen e Mesme dhe ka qënë një avokate e palëkundur e të drejtave të grave.

Image7

Shembujt e këtyre grave na frymëzojnë dhe duhet të na bëjnë të vetëdijshëm për fuqinë që realisht ne gratë kemi. Të drejtat njerëzore janë njësoi për të dy sekset. Ai seks që mendon se është superior, e ka gabim. Gabimet janë njerëzore, prandaj është e nevojshme që të ndreqim gabimet e njëri-tjetrit për hegjemoni.

“Gruaja dhe shembujt e saj në botë”, përkthyer nga Rea Shundi

Argumenta të trajtuar: Gruaja Shqiptare
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Ritmo ed equilibrio: Armonia della Realtà

Ritmo ed equilibrio: Armonia della Realtà

Janar 2024
Akil L. Zani
Europa Edizioni
9791220146463
Torre della Resistenza: Famiglia Markagjoni – Una Dinastia Albanese

Torre della Resistenza: Famiglia Markagjoni – Una Dinastia Albanese

Qershor 2023
Bianca Gjomarkaj
9798393395162
Le figlie del generale

Le figlie del generale

Janar 2022
Mimoza Hysa
Besa Muci
9788836292134
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali