Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Po ti, ç’ke me Tallavanë?

Tallavaja në Shqipëri. Eksportimi i saj edhe drejt diasporës.

Adela Kolea
26 Nëntor 2017
Në Opinion

Tashmë ndihesh “i, e vogël” përpara trajtimit të fenomenit “Tallava”.
Përse? Thjesht sepse Tallavaja në Shqipëri sot nuk përbën veç një rrymë muzikore, e cila relativisht pëlqehet apo jo.
Tallavaja është kthyer në një institucion më vete. Gati-gati, një parti më vete. Origjina e tallavasë në këtë pikë, pak rëndësi ka. Nuk ka rëndësi nëse prejardhja e saj u atribuohet romëve, nëse te ne mbërriti nga Kosova apo jo. Është një tregues i fortë antropologjik – social tallavaja.

“Po ti, ç’ke me Tallavanë”? “Nuk të pëlqen? Është thjesht problem yti!” – tha dikush dhe në fakt i dhashë të drejtë. I dhashë të drejtë për princip, si ajo që: “Nuk pajtohem me mendimin tënd por, e respektoj atë.” E pa dyshim respektoj shijet e gjithkujt në çdo drejtim, përfshirë ato muzikore.

Gjithçka pati zënë fill një ditë në një bar këtu në diasporë, në Itali. Po pija një kafe me një grup shqiptaresh emigrante dhe ndërkohë, njërën prej tyre e marrin në telefon. Në celular si sinjal thirrjeje ajo kishte vënë një muzikë tallava!

Celularin e kishte në fund të çantës por, me volum në maksimum. Ndër tentativat për nxjerrjen e celularit nga çanta, sa e mori në dorë e shtypi tastin e përgjigjes, kaluan disa sekonda. Aq sa mjaftuan për të tërhequr vëmendjen e të gjithë lokalit. Kjo natyrisht solli atë që baristi italian, pak si ai që gjen shkak për një përshëndetje më tepër ose si ai që të thotë: “Shëndet!” pasi je tështirë, thjesht me synimin për të filluar një bashkëbisedim ndër të panjohurish, thotë:

“Bella la vostra musica!” (E bukur muzika juaj!) E thotë si për kompliment me pak fjalë. Në mënyrë analoge, si ai “komplimenti” që italianët të drejtojnë duke të të thënë: “Non sembri albanese!” (Nuk dukesh si shqiptare!)

Tani, unë si t’i shpjegoja që:
Nuk e di nëse ajo që sapo ai dëgjoi quhet “muzikë” e mirëfilltë paraprakisht. E pas kësaj, që përcaktimi “Muzika juaj” (muzikë shqiptare d.m.th) më irritonte. Thjesht sepse, unë atë nuk e quaj “muzikën time”.

Ndjesë të gjithë të pasionuarve të tallavasë por, unë tallavanë nuk mund ta quaj “muzikën time”, apo “muzikën autentike shqiptare”, që në botë të përfaqësohemi prej saj, që kur të përmendet kombësia “Shqiptare”, kjo të nënkuptojë vetvetiu, bashkëngjitur  dhe rrymën e tallavasë.

Ndaj nuk dua të fyej dashamirësit e tallavasë por, nuk kam ç’të bëj nëse unë e shoh si diçka të “habitshme” këtë rrymë muzikore. Është e lidhur ndoshta kjo mungesë konfidence apo “largësi” imja me këtë fenomen muzikor – që, vetëm aq “muzikor” në vetvete nuk është tashmë në Shqipëri, sepse e konsideroj si një fenomen social-kulturor të mirëfilltë me përhapjen dhe efektin që ka krijuar – edhe me largësinë time personale gjeografike nga Shqipëria. Prej 25 vitesh tashmë. Dhe në realitet, përvjetori i largimit tim nga Shqipëria, për koincidencë përkon edhe me “përvjetorin e lindjes së Tallavasë” në Shqipëri, pra me fillimin e viteve ’90.

Një antropologu që eventualisht merret me studimin e Shqipërisë, etnografisë e kulturës së saj në përgjithësi, i shërben edhe muzika e vendit, ajo autentike, popullore folkloristike apo polifonike kryesisht. Nëse ai studiues do të ndalej deri para ’90-ës, në panoramën muzikore shqiptare do të vërente mbizotërimin e muzikës së lehtë, përveç popullores. Përsa u përket teksteve të këngëve të periudhës totalitare, njihet mirë indoktrinimi i ideologjisë në fuqi dhe ndjekja e linjës së saj.

Kulti i individit kryesisht mbizotëronte nëpër këngë.
Më kujtohet që një këngëtareje, Alida Hisku, që më pas u internua në fillim të viteve ’80 nga regjimi për agjitacion e propagandë, asaj vetë në moshë shumë të re, adoleshente, 13 vjeçare, i patën propozuar – imponuar d.m.th – që të këndonte në Festival një këngë dedikuar heroinës Shkurte Pal Vata.

Kjo sepse, heroina sapo kishte rënë në detyrë, në ndërtimin vullnetar të hekurudhave  dhe ngaqë këngëtarja ishte në të njëjtën moshë me të, preferohej që të ishte një moshatare që t’i këndonte figurës së heroinës që sistemi po lartësonte për propagandë. Për një impakt të fortë në publik: si vazhduese e denjë e linjës së rinisë komuniste.

Vetëm se është diçka. Alida Hiskut, nuk i mjaftoi që të këndonte për heroinën, që këngëtarja vetë të bënte shkollën e partisë, që babain e saj ta kishte anëtar partie në shtypshkronjë: internimit dhe shkatërrimit të jetës së saj nuk i shpëtoi…

Nuk i mjaftoi as lista e këngëve të interpretuara nëpër festivale të cilave, mjafton t’u lexosh titujt, për të kuptuar se ç’frymë përmbanin. Alida Hisku ndër interpretime të saj mbart:

[tie_list type=”plus”]

  • Në 1970 këngën “Portret heroine”
  • Në 1971 këngën “E paharruara”
  • Në 1973 këngën “Agimi i kuq”
  • Në 1974 këngën “Vajzat e fshatit tim”
  • Në 1975 këngën “Buka e duarve tona”
  • Në 1979 këngën “Nëntori i Lirisë”

Pas pak, internimi…

Këtë e sjell thjesht si shembull që artistët janë shpirtra të lirë dhe në një vend nën diktaturë, ose i nënshtrohen censurës, marrin gjithçka me filozofi  dhe krijojnë apo këndojnë sipas imponimeve, ose përndryshe krijojnë në liri, jashtë skemave e paguajnë me heqjen e lirisë personale apo me jetën.

Rrjedhimisht tani, që pas viteve ’90 në Shqipëri diktatura ra, u ndërruan sistemet dhe shqiptarët fituan lirinë. Ose të paktën, filluan përpjekjet e tyre për një liri shumë dimensionale, e cila u pasqyrua në tranzicionin e gjatë e të dhimbshëm. Valvola e shpërthimit të lirisë së shqiptarëve, të cilët nuk mund të dëgjonin as këngë të huaja, as radio apo tv të huaja, çfarë solli?

Në radhë të parë, në fillim të viteve ’90 (përtej fenomenit “emigracion”), për rininë që mbeti brenda kufijve, liria u nënkuptua ndër forma të tjera, edhe me nevojshmërinë e ndryshimit estetik të jashtëm të të rinjve: meshkujt lanë flokët e gjata deri mbi supe, baseta të gjata, mjekërr e mustaqe, saqë një pjesë e mirë dukeshin si njerëz shpellash.

Femrat filluan me ngjyrosje flokësh me ngjyra nga më të habitshmet përfshirë edhe ato ekstravagante si jeshile, rozë e blu, makijazhi i rëndomtë, takat e larta vend e pa vend – edhe duke shkuar për të hedhur plehrat, me taka – veshja e ekzagjeruar me xixa, temina, minifunde apo dekolte etj. Vajza që kur shkonin nëpër shkolla sikur shkonin në disko, që dilnin mëngjesit me fustan mbrëmjeje d.m.th pa një ndarje të përcaktuar si kod veshjeje e përshtatshme në përputhje me kontekstin ku ndodhesh.

Një farë kaosi, rrëmuje që sot kushedi sepse, do të shprehej me një fjalë të vetme përmbledhëse: tallava!

Pa u keqkuptuar: këto nuk janë përgjithësime që përfshijnë një popullsi të tërë por, një shtresë të konsiderueshme të rinisë së asaj periudhe delikate për Shqipërinë, po. Ndaj them se – përtej faktit personal që mua nuk më pëlqen tallavaja – duhet kuptuar sot edhe përhapja e saj agresive dhe pse jo, e suksesshme në popullsinë shqiptare.

Si i thonë asaj: “Asgjë nuk vjen pa një arsye”. Përhapja e tallavasë në Shqipëri ka arsyet e veta mendoj. Si tinguj që sjellin dëfrim, të thjeshtë për t’u memorizuar për veshin dhe të kuptueshëm, të formuluar pak si efekti vartës i substancave narkotike apo si ai që kanë edhe thjesht patatinat nëpër qese apo kikirikët që, në konsumim e sipër të tyre, njëri ndjek tjetrin, po ashtu edhe tallavaja rrëmben njerëzit me alegrinë e vrullin e ritmit të saj.

Dhe ndoshta që në atë periudhë depresive të shoqërisë shqiptare të fillimit të ’90-ës, njerëzit e kishin të nevojshme të shpërqendronin vëmendjen nga hallet, shtypja diktatoriale, censura apo streset dhe të shpërthenin në këngë e kërcime ritmike me një prirje më tepër orientale apo ballkanike, sesa perëndimore. Çështje edhe thjesht gjeografike kjo, sipas vendndodhjes.

Ndaj në Shqipëri edhe për devijimin e muzikës, ashtu si edhe për shumë dukuri të tjera social-kulturore, u kalua në ekstrem.

Në gjysmë shekulli, i njohur impostimi i këngëtarëve në diktaturë që qendronin në skenë statikë, si të ngrirë përpara mikrofonit, pa lëvizur as qerpikët se merrej për shfaqje të huaj mikroborgjeze e përfundonin burgjeve apo internimeve, siç u ka ndodhur në Festivalin e 11-të e më tej shumë artistëve që shfaqën sjellje që binin në kundërshtim me linjën komuniste diktatoriale. Ata duhej të sillnin shembullin e njeriut të ri socialist në skenë me slogan të tipit: “Për ty Parti, për ty Enver”, “Grusht bashkuar rreth Partisë” etj.

Vazhdimi, rebelimi pas ’90- ës u mishërua, ku? Te tallavaja!

Me tekstet: “Opa opa e aman aman”, “Je si bonbona e për ty jap miliona”, ” Paret m’kan m(b)ulu”, “Do ta djegim venin sonte!” etj… Shoqëruar me video gati-gati porno apo të një luksi të shfrenuar.

Tallavaja shtegton edhe në Diasporë

Hierarkia e tallavasë nuk ndalet brenda vendit. Sensi i suksesit të tregut të tallavasë duket edhe në shfrytëzimin në favor të vetin, të faktit që pëlqehet si muzikë edhe nga një pjesë e mirë emigrantësh.
Pasi kaluan verën edhe dasmat në Shqipëri, këngëtarët e tallavasë marrin avionët dhe nisen drejt diasporës në kuadrin e festave të nëntorit. Pa keqkuptime: maksimumi i respektit mbi veprimtarinë e shoqatave kulturore të diasporës me një përmbajtje të admirueshme patriotike dhe kulturore në aktivitetet e shumta të organizuara prej tyre në rastin e festave. Me konsideratë për ftesën në diasporë drejtuar këngëtarëve të mirëfilltë të muzikës tradicionale popullore shqiptare për festat e nëntorit.

Por, festat kombëtare me këngëtarë tallavaje, një paradoks më vete!

Që gjatë fundit të tetorit nëpër qytete të ndryshme të Italisë, tashmë ka vite që së bashku me lajmërimet për aktivitete me shumë vlerë kulturore organizuar nga shoqata të ndryshme për festat e nëntorit, lajmërohet edhe për faktin se na nderojnë me ardhjen e tyre nga atdheu, disa (pseudo) artistë.

Me emrat e disa prej tyre impakti im ka qenë “traumatik”!
“Tani i Kumrijes”, “Çuni i lagjes”, “Goca e pallatit”, “Miri i Laprakës”, “Tur Vorrabomsi”.

Këto natyrisht janë emërtime simbologjike nga ana ime por, sinqerisht se ç’kanë disa emra të tillë, të ngjashëm ata artistë!

Muzika që ata sjellin në diasporë është pikërisht ajo që italiani mundohet të ta thotë për kompliment, duke menduar se po të bën qejfin:

“Bella la vostra musica!” – “E bukur muzika juaj!”

Dhe ti gjendesh, mirë në një vend të huaj – që sado të kesh një jetë aty emigruar, prapë nuk është atdheu yt, ai i parë por, gjithnjë një i planit të dytë si tokë që të ka birësuar – dhe ndër tingujt e një muzike të huaj për ty, që mundohen të ta servirin si tënden…

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Plasma. Il gesto poetico esistenziale

Plasma. Il gesto poetico esistenziale

Nëntor 2024
Mariglena Gjoni
Edizioni Il Saggio
9788893605281
Kosovo

Kosovo

Maj 2023
Paolo Bergamaschi
Infinito Edizioni
9788868616700
I giorni dolci

I giorni dolci

Tetor 2022
Silvia Iside
9798356641794
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali