Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Pse m’u duk Ornela Vorpsi si “Asia Argento shqiptare”

Adela Kolea
15 Prill 2018
Në Opinion

Paraprakisht, bëj të ditur që ky imi është një opinion krejt spontan, aspak tendencioz dhe nuk kam asgjë personale ndaj artistes Ornela Vorpsi.

Por, më lind natyrshëm pyetja:
Sa e ka të nevojshme një femër që, për të pasur vëmendje në maksimum – pavarësisht se ajo, një femër profesioniste e kompletuar – të dalë në media, më tepër sesa duke folur për karrierrën e saj të suksesshme në mënyrë të mirëfilltë, duke përmendur një burrë të njohur gjatë jetës së saj (cliché: ky i fundit, rreptësisht figurë publike) e të bëhet objekt bisede e komentesh në mënyrë intensive?

Sepse, normale. Nuk po përmend për mirë apo për keq një njeri çfarëdo por, një personazh publik.

Ndaj reagimet e opinionit publik janë diçka e mirëqenë, priten. Fundja janë edhe qëllimi yt, ti në një farë mënyrë i stimulon vetë ato.

Përdorin të dyja këto femra, një emër mashkulli, të njohur, figurë publike, që ka lënë shenjë në jetët e tyre:
në mënyra strategjike të ndryshme, njëra – Ornela Vorpsi – që e lartëson Ramën, e komplimenton, shpreh adhurim për të e tjetra, – Asia Argento – që e akuzon Weinstein-in për violencë pas 20 e ca vjetësh e hap fushatën e skandalit hollywood-ian.

Më thoni ç’të doni por, mua më vjen natyrshëm një paralelizëm i tillë, ndonëse ai përmban karakteristikat e veta përkatëse.

Që jua shpjegoj më poshtë për faktin e thjeshtë se, pse një femër – ndër të tjera e suksesshme – shqiptare apo e huaj, është e kotë që, pasi ka përmendur publikisht një emër mashkullor publik të një farë reputacioni të rëndësishëm, duhet që të japë intervista të tjera e të dalë në media duke shtuar argumentimet e veta mbi fokalizimin e saj mbi atë person, të bëjë edhe viktimën sipas rastit se po e “keqkuptojnë”, të ketë nevojë për solidaritet, sidomos femëror etj.

A nuk është patetizëm i mirëfilltë ky apo një lojë strategjike?

Pse një artiste nga diaspora, kur shkon në Shqipëri për të paraqitur një ekspozitë, për të promovuar një libër apo për t’i bërë të njohur publikut shqiptar çfarëdo veprimtarie të vetën profesionale, në një intervistë apo tjetrën ku ftohet, duhet me doemos që të përmendë një detaj të jetës së vet – përveç detajesh personale autobiografike të familjes – lidhur me  një emër të njohur të panoramës shqiptare, qoftë kjo politike, kulturore apo sociale?

Ornela Vorpsi: një artiste e realizuar mesa duket. Gëzohemi për të si për çdo shqiptar/e që korr sukses sidomos nëpër botë.

Por, unë them:

Nën petkun e një komunikimi të hapur e natyrisht “pa komplekse”, ku një ‘vip’ mund të rrëfehet haptas me publikun për çdo gjë nga jeta e vet, shpalosja e kësaj dashurie, qoftë platonike në rastin konkret të saj me Edi Ramën, a ishte e nevojshme që të trumpetohej në këtë mënyrë, në momentet e ardhjes së saj në Shqipëri?

Pse pati nevojë për emrin e Ramës kjo artiste, qoftë edhe se e bën për komplimente për të?

Mirë që s’paska pasur ndonjë peng negativisht me Ramën fundja se, në të kundërt do të më dukej krejt, në mënyrë analoge si “Asia Argento shqiptare”, që do të hapte çështjen e “X” skandali në Tiranë, si ai hollywoodian i artistes italiane me Weinstein-in…

Argumenta të trajtuar: Edi RamaOrnela Vorpsi
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Antichi racconti albanesi

Antichi racconti albanesi

Nëntor 2023
Mitrush Kuteli
Argo
9788882342258
Il realismo in Albania. La storia dimenticata, 1890-1990

Il realismo in Albania. La storia dimenticata, 1890-1990

Maj 2024
Kesiana Lekbello
Edizioni La Vela
9791280920416
Il Quadro

Il Quadro

Qershor 2022
Selma Dino
Europa Edizioni
9791220122931
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali