• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Nxitimi që na kushton

Nga Darien Levani
17 Nëntor 2013
Në Opinion, Rubrika Javore
0
ShpërndaCicëro

Pozicioni im, tashmë i qartë mbi lëndët kimike ka qenë thjesht ky “Të kuptojmë nëse është e mundur që të bëhet në Shqipëri, çfarë avantazhesh na sjell e pastaj të vendosim”.

Dukej një pozicion ekstremist, edhe pse i gjithë thelbi ishte që kjo çështje duhej studiuar nga ekspertë, e që nëse këta siguronin  që shkatërrimi mund të bëhej pa problem atëherë do isha në favor të ardhjes së këtyre lëndëve.

Por ja që, krejt papritmas, kush ishte në favor të një qartësie në këtë fushë, u bë një terrorist antishqiptar që donte të vriste fëmijët në bark të nënës, e kush ishte kundër, një patriot i kulluar që s’ja hante kollaj qeni shkopin. Njëra nga ato qindra shqiptare që kaluan në ekranet tona këto ditë tha që “Do na vrisni kalamajtë që ju shoftë raca jarebi!”. Apo “Kur janë kaq të mira, pse si merr Norvegjia?” Ndoshta sepse në Norvegji qytetarët nuk shkulin telat e monumentin e 100 vjetorit për ta shitur për skrap. Sidoqoftë, këto ide, pak a shumë, përmblidhnin mendimin e atyre që ishin kundër prurjes së lëndëve kimike.

E kotë të kujtoje që për këtë punë duhet të flisnin ekspertët. E kotë të shkruaje për avantazhet ekonomike që mund të kishte. E kotë të flisje për eksperiencën dhe prestigjin e Shqipërisë. E kotë të flisje për detyrime kundrejt aleatëve. E kotë të kujtoje që me ato armë regjimi sirian e rebelët mund të bëjnë kërdinë. Jo dhe pikë.

Një parrullë tjetër që, duhet ta them, është gjeniale është edhe kjo “Shqipëria nuk është kosh plehrash i Evropës”. E drejtë, nuk është dhe nuk ja uron askush. Shqipëria është kosh plehrash i vetë Shqipërisë edhe i askujt tjetri, pikë.

Ca të dhëna: Sh.

B.

A-ja kishte 31.100 ton lëndë toksike, që prej 1985 “ Us Army Chemical Materials Agency ” ka shkatërruar rreth 28.300 ton duke shpenzuar 28 miliard dollarë. Çfarë të keqe do kishte sikur, me ndihmën e kësaj agjencie, natyrisht, të bëhej i njëjti operacion në atdhe? Nuk merret vesh, nëse nuk themi që s’e bëjmë dot se s’kena për të bë hajër kurrë, e këtë unë nuk mund ta pranoj.

Këto ditë po ndiqja fatin e mbeturinave sovjetike që trajtohen në Gjermoni me programin “Nunn-Lugar ”. Krijuar në 1992, deri më sot ka marrë një financim prej, të paktën, 13 miliard dollarësh. U jep punë me qindra vetave dhe askush nuk thotë që Gjermonia është kosh plehrash evropian.

Tani, edhe pse është në modë, duhet të rrëfej që nuk kam ndonjë ndërgjegje të theksuar ekologjike. Besoj, ama, se të jesh ekologjik nuk do të thotë të jesh thjesht kundrejt plehrave e të lutesh që të zhduken me ndonjë magji, por edhe të kesh dëshirën e aftësinë që këto mbeturina t’i asgjësosh apo riciklosh. E për këtë punë duhet studime, durim e financime. Studimet edhe mund t’i kishim duke përdorur eksperiencën e aleatëve, financimet dukej sikur do vinin por durim, durim jo mor lum miku, atë s’e kemi që s’e kemi.

Protesta e këtyre ditëve që më është dukur sterile në panikun e saj. Ndoshta s’kishte si të përfundonte ndryshe, me mediat që përhapën terror a thua se lëndët do na binin nga qielli me ndonjë bombardues të imperialistit amerikan. Qeveria nuk arriti të shpjegohej, dhe një udhëheqës që ecën vetëm është thjesht një tip që ka dalë për shëtitje. Një meritë e protestës ishte padyshim shmangja politike, kjo po. Përpjekja për ta ngjyrosur me opozitë më kujtoi historinë e atij tipit që ulur në kafe një turmë të madhe. Atëherë çohet me shpejtësi dhe mendon “Duhet të kuptoj se ku po shkojnë këta njerëz që pastaj t’i udhëheq!”

Kam dyshimin se ky nxitim nuk na bëri mirë. Të kuptohet, lëndët mund edhe t’i refuzonim, por jo si pasojë e panikut kolektiv. Si një përgjigje e menduar dhe e arsyetur, që baraspeshon rrezikun, fitimin, mundësitë dhe  të ardhmen. Kryeministria deklaron që shkoi tamam kështu, që refuzuam sepse nuk u gjendën disa partner, por peshën që ka pasur trysnia e JO-së s’do e njohim kurrë.

Keqardhje e fundit është kjo: që kush ishte kundër prurjes fitoi, e duhet të mbajë në atdhe ato dhjetëra pika të rrezikshme trashëgim komunizmi që mund të ishin asgjësuar edhe me këtë rast. Por ndoshta as këtu s’ka asgjë të çuditshme, historia i dashuron paradokset.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Edi RamaShqipëria
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version