Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Europa e “krishterë” dhe Shqipëria “myslimane”

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

Albania News Nga Albania News
23 Dhjetor 2013
Në Opinion

Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri ideja se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri.

Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.

E para janë atavizmat komuniste që vazhdojnë ende të udhëheqin mendësinë e shumë shqiptarëve, qofshin në bazë e qofshin në udhëheqje të vendit, dje edhe sot. Së dyti faji i faturohet, absolutisht dhe pa asnjë negocim, faktorit politik shqiptar, me vendimet e tyre dje dhe opozitën sot e me bojktimet e opozitës dje e vendimet e tyre sot.

Por për këtë do jetë historia ajo që do të analizojë më mirë se unë gjithçka e do t’i japë meritën apo turpin gjithsecilit. Sa i pëket faktorit religjioz si përcaktues për çështjen e antarësimit të Shqipërisë në BE është një demagogji jo vetëm e dobët, por edhe konfliktndjellëse e nxitëse. Në përgjithësi e bëjnë njerëz që me religjionin apo me përcaktimet i krishterë e msyliman nuk kanë të bëjnë, pasi fenë e shohin me lupën e idologjisë marksiste apo e masin me metrin e pragmatizimit për ndonjë vend të mëtuar në adminstratën shqiptare kinse përkatësia e tyre është kusht për anëtarësimin në BE.

Sa për Europën, historia e konfliketeve fetare nuk është diçka që ka ardhur tani. Në Europë antisemitizmi ka bërë kërdinë. A nuk është ky një konflikt me ngjyrë religjioze? Të krishterët nuk kanë pasur nevojë t’u shfaqeshin “ezmerët” në brigjet e Gjibraltarit për të bërë luftë, pasi ne të krishterët kemi dëshmuar se dimë të luftojmë e të shqyhemi ndërmjet protestantësh e katolikësh.

A nuk vazhdon sot e kësaj dite kjo histori në Irlandë? A nuk kanë qenë të ndaluar e të padëshiruar për treqind vjet katolikët në Angli nga “vëllezërit” e tyre të krishterë anglikanë? A nuk e dimë se sot në Greqi katolikët nuk kanë të drejta të barabarta me ortodoksët? Por ne në Shqipëri kemi dëshirë të shmangim gjithmonë problemet dhe përgjegjësitë e t’i hedhim te të tjerët.

Nuk janë msylimanët që na pengojnë në integrimin tonë në BE. Nëse myslimanët kanë probleme me veten, sikurse edhe të krishtërët kanë, kjo është një çështje tjetër që ata do ta zgjidhin vetë edhe ndoshta me shumë sakrifica, sikurse po ndodh në shumë vende me shumicë myslimane, në Lindjen e mesme e në Afrikë, në të cilat një pakicë intergaliste e fundamentaliste po dikton jetën e popujve. Ajo që harrojmë ne është se në Shqipëri nuk ka vullnet për t’u bërë pjesë e traditës Europiane të kulturës së takimit midis të ndryshmëve për një çështje të përbashkët.

Ne nuk duam të mendojmë (dhe as të pranojmë) se Europa ka nisur nëpërmjet shtrëngimit të duarve të dy popujve armiq, Francës dhe Gjermanisë në mbarimin e konfliktit të dytë botëror. Atëherë kur mendohej e pamendueshmja atehërë ndodhi në Europën që ne sot aspirojmë. Por këtë ne nuk e duam, sepse atëherë do të ishin të detyruar të shtrëngonin dorën pozita e opozita edhe në Shqipëri, do të thonte të takoheshin gjakësit me njëri-tjetrin, të bënim debate më të civilizuara në televizor politikanët dhe njerëzit e mediave e të kulturës etj. etj.

Ne jemi në mendjen tonë ende komunistë, mendojmë në mënyrë hegjemonike dhe integraliste. Ne mendojmë: “nuk duhet të ekzistojë i ndryshmi” apo “integrimi i Shqipërisë duhet të ketë emrin tim e jo edhe emrin e kundërshtarit tim bashkë me mua”. Sa herë në këto vite kemi prishur punë, kemi bojkotuar, e vazhdojmë ta bëjmë, sepse nuk duam që dikush të marrë meritat, pasi nuk duam t’i ndajmë meritat. E atëherë kur mungon kjo kulturë e takimit pse duam t’ia hedhim fajin myslimanëve? Kjo do të thotë të lash duart nga problemet dhe mangësitë. Do të thotë ta kthesh besimin edhe një herë në problem e të krijosh një mendësi të ’67, por të kamufluar me modernizëm laicist. Europa kërkon standarde ligjore, vullnet për luftën kundër korrupsionit, sistem edukues në përputhje me vlerat që kanë bërë Europën. Ajo nuk kërkon çertifikatën e pagëzimit e as nëse je rrethprerë apo jo. Kërkohet t’i vëmë krahët punës, të shpërvjelim mëngët, të ulim hundën e të punojmë sëbashku megjithë dallimet tona.

T’i japësh mosintegrimit në Europë ngjyra fetare do të thotë të shmangësh problemin nga vetja e ta gjesh diku tjetër ku nuk ekziston. Do të thotë të mos jesh as deri në nivelet e një kulture mesjetare e cila njohu takimin e krishtërimit me filzofinë pagane, por edhe takimin e krishtërimit me islamin, sikurse ndodhi që shën Françesku takoi kalifët, e Avicena e Averroeu, dijetarët isalmë të Persisë, na rikthyen në vëmendje Aristotelin që për shekuj ishte harruar.

Të mos harrojmë se Europa para së gjithash nuk është më e krishterë e nga ana tjetër Shqipëria nuk është e gjitha msylimane. Nëse dikush në Europës sot (apo në Shqipëri) do të shkojë kundër myslimanëve, nesër (por edhe sot) do të çohet peshë kundër katolikëve e kështu me rradhë.

Megjithatë unë dëshiroj ta mbyll duke thënë se, nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

Autori: Dom Gjergj Meta

Ky opinion është i disponueshëm dhe në italisht
Argumenta të trajtuar: Bashkimi EuropianShqipëria
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Pasaportë italiane
Emigracion

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

Nga Albania News
24 Janar 2019
Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë
Thirrje për aplikime

Thirrje për aplikime – IOM Albania

Nga Albania News
9 Nëntor 2018
Aktualitet

Ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime

Nga Albania News
17 Prill 2018
Emigracion

Emigracioni në BE, në 2 muaj janë kthyer 3 mijë shqiptarë në kufi

Nga Albania News
4 Mars 2018
Shqiptarët dhe Shqipëria, Ferdinando Milone
Histori

“Shqiptarët dhe Shqipëria”, një studim i vitit 1942 nga Ferdinando Milone

Nga Franco Tagliarini
9 Tetor 2017

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

Stanotte non dormo: e altre poesie

Stanotte non dormo: e altre poesie

Lumturi Plaku
12 Tetor 2021
Self publishing
9798495321953
Riconciliatevi con Dio

Riconciliatevi con Dio

Angelo Massafra
22 Shkurt 2022
Stilo Editrice
9788887781214
Il mio transfert amoroso

Il mio transfert amoroso

Sesila Jata
7 Shtator 2021
Gruppo A.V. Italia S.R.L.
9791280619150
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}