Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Demokracia shqiptare dhe ndërgjegjësimi i elektoratit

Gëzim Alpion
25 Qershor 2013
Në Opinion
Demokracia Shqiptare

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave po shkon drejt mbylljes, Redaksia e ALBANIA NEWS ka kontaktuar Prof. Alpion, duke i kërkuar një analizë mbi zgjedhjet dhe të ardhmen e politikës shqiptare.

Pas përmbysjes së komunizmit, zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë pa dyshim ngjarja më e rëndësishme në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri. Megjithatë, këto zgjedhje nuk duhen shikuar si ‘Mbërritje’; ky është thjesht një fillim premtues. Demokracia jonë nuk u poq këtë verë; ajo sapo ka filluar të jap shenja se po hedh rrënjë të shëndosha.

Tani për tani, e majta shqiptare duket sikur ka fituar. Kushdo që të jenë fituesit, shpresoj që festimet të jenë sa më modeste dhe të mos zgjasin shumë pasi puna që i pret është marramendëse.

E djathta duket e shpartalluar aktualisht por kjo nuk duhet te na çudisë pasi, në shumë pika, Partia Demokratike ka vite që ishte shëndëruar në një shëmbëlltyre të frikshme të Partisë së Punës ku, me sa dukej, për gjithçka mendonte dhe vendoste Sali Berisha. Veçanërisht kohët e fundit, Berisha u rrethua nga një tufë servilësh (siç ndodh pothuajse me të gjithe drejtuesit e enteve politike në Shqipëri dhe Kosovë të cilët i konsiderojnë partitë që kanë trashëguar apo themeluar si pronë personale) të cilët, për hir të interesave personale, e mbulonin me lavde deri në çmenduri këtë udhëheqës ‘të lavdishëm’, ashtu siç bënin dukur sejmenët me Zogun dhe militantët me Enverin.

Gabimi më i madh i së djathtës shqiptare, dhe në këtë drejtim ata nuk janë të vetmit mëkatarë, është se kujtuan se populli është një tufë delesh që mund ta drejtonin për nga lumi kurdo që donin të mos u lageshin këmbët.

Populli yne është gënjyer dhe zhgënjyer shpesh nga të ashtuquajturit prijësa largpamës në këta 100 vite të shtetit shqiptar. Megjithëse tani nuk jemi të pushtuar, dhe deri diku të pavaruar nga të huajt, ne shqiptarët akoma nuk jemi çliruar nga prangat e vetvetes.

Po ta lemë mënjanë patriotizmin folklorik për shpirtin e lirë të shqiptarit, inercia dhe indiferentizmi ynë ndaj shtetit mund të spjegohet deri diku me faktin që, më përjashtim të disa periudhave të shkurtëra, që nga pushtimi romak në shekullin e dytë para Krishtit, ne kemi qenë pothuajse gjithmonë nën sundimin e të huajve. Sindroma e pushtimit të pafund ka lënë pasoja në psikozën tonë, pasoja të cilat, edhe në demokraci, nuk mund të kurohet menjëherë, aq më tepër në një demokraci të cilën e shkulim më rrënjë sa herë që mbjellim fidane.

Kjo është arsyeja që çdo idealist apo aventurier që është angazhuar në politikën shqiptare në 100 vitet e fundit e ka pasur të lehtë të vetë-shpallet monark apo të konsiderohet nga pasuesit si i tillë në një kohë kur monarkizmi u shpërbë apo vazhdon të vegjetojë si anakronizëm në demokracitë perëndimore.

Është fatkeqësi që të tre figurat dominuese në shekullin e parë të shtetit shqiptar – Zogu, Hoxha dhe Berisha – nuk patën sensin e frenimit të vetvetes në çastet e duhura në mënyrë që kontributi që dhanë në momente të caktuara të karierës së tyre politike në dobi të atdheut të mos ventitej nga veprimet e tyre të dënueshme dhe me pasoja për politikën shqiptare dhe kohezionin shtetëror dhe kombëtar.

Rezultatet e 23 qershori nuk janë meritë thjesht e së majtës; e majta do të ketë kohë të dëshmoj nëse e justifikon mandatin i popullit. Tani për tani, më tepër se një votëbesim për të majtën, 23 qershori është një protestë ndaj një klike që e bëri markë të sajën ligjerimin hipokrit dhe konjuktural për një numër çështjesh sa sensitive po aq edhe të parelizueshme tani për tani si në planin shtetëror ashtu dhe atë kombëtar, me të vetmin qëllim që të përjetësonte qëndrimin e saj në pushtet.

Kjo klikë i dha nje konotacion negativ dhe thellësisht zvetnues vetë konceptit ‘demokraci’ të cilin ajo e përvetësoi eksklusivisht. Kjo është një ndër arsyet kryesore që demokracia për ne shqiptarët akoma vazhdon të mbetet një ideal amatoresk. Ska si të jetë ndryshe kur deri tani tërheqim këmbët zvarrë për të ndërtuar atë që do të na shërbej të gjithëve: një shtet funksionues juridik në të cilin askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

23 qeshori shënon fundin e një neo-diktature shqiptare deri diku me nota fashiste. Shteti shqiptar në dy dekadat e fundit, veçanërisht që nga zgjedhjet e vitit 2005, është bërë fortesa e bajraktarizmit parochial ku mbretëron mendësia fisnore, arroganca neveritëse dhe një tendencë e rrezikshme për të rishkruar historinë. Ne pothuajse jemi mësuar ta konsiderojmë si normale anormalen, dhe kemi humbur shpresën se kriminelët, kushdo qofshin, do të gjykohen dhe ndëshkohen sipas ligjeve.

E djathta shqiptare vërtet tani është në krizë por ky duhet të jetë edhe një moment zgjimi për pjesën e shëndoshe dërmuese në rradhët e saj që të distancohet nga elemetë të papërgjegjshëm dhe kriminel. Elemente të tillë aktualisht gjenden edhe në radhët e së majtës, disa nga të cilët fatkeqësisht edhe mund të marrin poste në qeverinë e re. Politika shqiptare është akoma një pellg i ndotur në të cilin, edhe për disa vite, elementë të korruptuar do të vazhdojnë të hiqen me paturpësi si engjëj ndërsa të ndershmërit do të përlyhen pa dashur ose me dashakeqësi me të pakorigjueshmit.

Tani që zgjedhjet përfunduan, do të jetë me interes të mësojmë se sa deputetë do të begendisin të shkojnë në zonat e tyre për tu takuar me elektoratin rregullisht çdo javë dhe çdo muaj siç bëjnë kolegët e tyre në perëndim, sa deputetë do ta tregojnë me fakte se janë përfaqësues të të gjithë banorëve të zonave që përfaqësojne dhe jo vetëm të atyre që simpatizojnë të majtën apo të djathtën, sa deputetë do ta ngrenë zërin në Parlamentin e ri për të kërkuar investime për zonat e tyre, veçanërisht për krahinat e largëta që janë lënë kaq shumë pas dore sa nuk dallohen nga zonat më të varfëra të Afrikës, dhe sa deputetë do të kenë kurajon t’iu thonë drejtuesve të shtetit dhe partive të tyre se, po qe se nuk mbahen premtimet elektorale, ata do te japin dorëheqje.

Më 23 qershor, me vullnetin e tij të lire, elektorati i dhe një mësim të mirë të djathtës që uroj të shërbej si një paralajmërim i hershëm edhe për të majtën. Është në dorën e klasës politike shqiptare që të nxjer sa më herët mësimet e duhura nga ky termet elektoral.

Katër vite kalojnë shpejt dhe populli shqiptar, që ka kujtesë të gjatë, po çlirohet dalë nga dalë nga vargojtë e vetvetes.

Ju ftojmë të lexoni dhe artikullin Demokracia Shqiptare në Udhëkryq e datës 5 shkurt 2011

Argumenta të trajtuar: Demokracia ShqiptareEdi RamaIlir MetaParlamenti ShqiptarPolitika ShqiptareSali BerishaZgjedhje 2013
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

La scatola del buio

La scatola del buio

Janar 2023
Aurora Dibra
PlaceBook
9798372229686
Fuga da Belgrado

Fuga da Belgrado

Mars 2024
Ardian Haxhaj
Besa Muci Editore
9788836292769
Torre della Resistenza: Famiglia Markagjoni – Una Dinastia Albanese

Torre della Resistenza: Famiglia Markagjoni – Una Dinastia Albanese

Qershor 2023
Bianca Gjomarkaj
9798393395162
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali