Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Pavarësia nga Shqipëria. Wikileaks, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Albania News
13 Korrik 2011
Në Opinion
Thaci Berisha

Më 13 gusht 2009, Kryeministri Hashim Thaçi është ankuar te zëvendësambasadori amerikan Michael McMurphy që kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po përzihet në politikën e Kosovës. Kështu thuhet në një kabllo diplomatike ende të pabotuar të dosjes së Wikileaks, sipas gazetës Koha Ditore.

Nuk do mend që shumë njerëzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke e pasur parasysh kryeministrin Thaçi, etjen e tij për pushtet dhe mënyren e zakonshme të politikëbërjes ditore në Kosovë. Thaçi është frikësuar nga ndikimi i Berishës në Kosovë dhe përkrahja që Berisha mund t’ua bëjë figurave të tjera politike e partive të tjera prej asaj të Thaçit. Me ndihmën e zyrtarëve amerikanëve ai ka besuar që do ta mbajë sigurt pushtetin për vete duke i zbrapsur ata që mund ta cenojnë e rrezikojnë.

Mirëpo, kryeministri Thaçi nuk është kufizuar vetëm te sulmi mbi kryeministrin e Shqipërisë Berisha të cilin ai e sheh si politikan rival që mund t’ia prishë llogaritë këtij. Ai i kishte thënë zyrtarit amerikan që përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqiste kërcënim për Kosovën dhe kishte kërkuar ndërhyrje amerikane te Berisha që ta kundërshtojnë një përfshirje të tillë, duke theksuar se Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë.

Thaçi po ashtu ka kërkuar nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë që përmes Ambasadës së ShBA-ve në Tiranë të bëjnë trysni mbi Berishën dhe të kërkojnë nga ai që të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi. Sëkëndejmi del që Thaçi nuk e ka problem vetëm përzierjen e kryeministrit të Shqipërisë në politikën kosovare për shkak se ky kryeministër rastis të jetë politikani Sali Berisha. Thaçi nuk e do përzierjen e kryeministrit Berisha edhe për shkak se Berisha është pikërisht kryeministër i Shqipërisë dhe jo i ndonjë vendi tjetër.

Merreni me mend, kryeministri Thaçi nuk ankohet dhe nuk kërkon ndihmën e amerikanëve për përzierjen e Serbisë në Kosovë por për përzierjen e Shqipërisë! Fakti që Serbia e kontrollon çerekun e territorit të Kosovës me strukturat e saj ilegale nuk përbën shqetësim për kryeministrin Thaçi. Aq më pak deklaratat e përsëritura të Serbisë për Kosovën si krahinë e Serbisë. Thaçi ka hall veçse deklaratat dhe veprimet e kryeministrit Berisha të cilat, siç është shprehur ai, ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi. Këso deklaratash që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga zyrtarët e ndryshëm të Serbisë të cilët i karakterizon shovinizmi ndaj kombit shqiptar na qenkan edhe vetë fjalët e kryeministrit Thaçi drejtuar zyrtarëve amerikanë.

Lehtësia me të cilën kryeministri Thaçi i pranoi bisedimet pa parime me Serbinë e pa kushte për Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, bëhet edhe më e shpjegueshme pas zbulimit të këtij qëndrimi të tij kundër Shqipërisë. Ngjashëm, tash kemi fituar shpjegime shtesë për një sërë prapësish të kryeministrit Thaçi prej imponimit të flamurit shkombëtarizues për shtetin e pavarur të Kosovës e deri te mosimponomi i reciprocitetit me Serbinë në të drejta dhe ekonomi.

Thjesht, kryeministri Thaçi pavarësinë e shpallur të Kosovës e sheh shumë më tepër si pavarësi ndaj Shqipërisë sesa si pavarësi ndaj Serbisë. Gjersa presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, thoshte që Republika e pavarur e Kosovës duhet të jetë e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë, kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, disi po aspiron që ta mbyllë Kosovën ndaj Shqipërisë e ta lë atë të hapur ndaj Serbisë.

Duket që kryministri Thaçi dëshiron të harrohet fakti që pavarësia e Kosovës, edhe kështu siç është, nuk do të mund të arrihej duke qenë Kosova e pavarur nga Shqipëria e duke vepruar pavarësisht asaj. Vetëm duke iu falenderuar ‘përzierjes’ së Shqipërisë në Kosovë, si frymëzim e ndihmë në të gjitha fushat, prej arsimit e deri te armatimi për UÇK-në, ne jemi këtu ku jemi sot. Pa ‘përzierjen’ e Shqipërisë në Kosovë, shqiptarët do ta kishin fatin shumëfish më të keq edhe se të boshnjakëve. Pavarësia e Kosovës do të mund të quhej me të drejtë se është pavarësi nga Shqipëria vetëm në kuptimin që ajo na ka ardhur edhe prej kontributit nga Shqipëria.

Në këtë takim me z.McMurphy, kryeministri Thaçi gjithashtu qenka zotuar se nuk do të marrë asnjë vendim të rëndësishëm politik pa konsultime paraprake me Ambasadën e ShBA-ve. Këtu nuk do të ndalemi te dukuria që kryeministri Thaçi me nënshtrimin e vet paraprak iu bën trysni ndërkombëtarëve që ta nënshtrojnë. Pra, nuk është interesimi i këtij shkrimi të trajtojë nënshtrimin e këtillë që para se të jetë trysni mbi të nënshtruarin e mëpastajmë është trysni mbi nënshtruesin potencial në kuadër të një loje perverse ku mazohisti e prodhon sadistin.

Mirëpo, teksa kryeministri Thaçi u thotë zyrtarëve amerikanë që nuk do ta marrë asnjë vendim të rëndësishëm politik pa konsultime paraprake me Ambasadën e ShBA-ve, atij duhet t’i përgjigjemi me pyetjen se ku ka vendim më të rëndësishëm sesa ta mbash këtë qëndrim kundër Shqipërisë në emër të Kosovës?! Qëndrimi i këtillë i kryeministrit Thaçi tashmë paraqet vendimin e tij më të rëndësishëm, saktësisht më të rëndësishmin, para zyrtarëve amerikanë. Kryeministri Thaçi, një vendim më të rëndësishëm se ky, as që mund të imagjinojë se lëre më ta marrë.

Wikileaks e dëshmoi që para se ndonjë politikan a diplomat ndërkombëtar të deklarohet kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve në emër të frikës që mund të gjenerohet në rajon, këtë gjë e bëjnë vetë politikanët shqiptarë si puna e Hashim Thaçit në takime me ndërkombëtarët. Para se Thaçi të flasë si ndërkombëtarët për çështjen shqiptare, janë vetë ndërkombëtarët ata që po (mësojnë të) flasin si Thaçi (prej vetë Thaçit). Askush nuk mund të na respektojë dhe të na i mbrojë interesat tona më shumë e më parë sesa që këtë ta bëjmë ne për veten tonë.

Thaçi flet me zyrtarët amerikanë në emër të të gjithë neve por ai mbron veçse interesat e tij personale në llogari të të gjithë neve. Dhe, le të mos harrojmë që mu këta politikanë që e kanë pranuar ndarjen e Kosovës nga Shqipëria dhe që duan ta përforcojnë këtë ndarje, janë po ata të cilët – njëherë pasi që e kanë përvetësuar zanatin e ndarjes sipas mendësisë së tyre krahinore – tash po na e përçajnë edhe Kosovën përbrenda duke na e ndarë atë në Llap, Drenicë e Dukagjin.

Argumenta të trajtuar: Albin KurtiHashim ThaçiKosovëSali BerishaShqipëria
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Il potere dell’Apocalisse

Il potere dell’Apocalisse

Dhjetor 2023
Angela Kosta
Kubera Edizioni
9791280865540
Alla ricerca dell’uno. Poesie, sonetti, madrigali

Alla ricerca dell’uno. Poesie, sonetti, madrigali

Korrik 2023
Çlirim Muça
La Vita Felice
9788893467087
Un paese felice

Un paese felice

Tetor 2023
Carmine Abate
Mondadori
9788804761204
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali