Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Dy fakte, një gënjeshtër, asnjë konkluzion

"Gli slavi albanesi sono delle merde come i rom!"

Darien Levani Nga Darien Levani
13 Korrik 2011
Në Opinion

Fakti nr. 1: Dje në drekë ( e martë, 12 korrik ) fillon qarkullon një lajm i çuditshëm, botuar te JulesNews.it. Jules News është një gazetë gjysëm amatoriale, që kopjon-ngjit lajme nga bota. Lajmi është ky: në një konferencë presidentit rumen i është drejtuar një pyetje mbi njohjen e Kosovës nga ana e Rumanisë. Basescu është përgjigjur duke thënë “Gli slavi albanesi sono delle merde come i rom!”. Pikë.

Artikulli firmoset nga një farë Costel Antonescu që punon për TeleNews.ro, gazetë prestigjioze rumune. E lexoj dhe sinqerisht shtangem. Sipas logjikës, një president nuk mund të përdori një fjalor të tillë gjatë një konference zyrtare. Normalisht ndonjë shprehje raciste kaq e ashpër, edhe mund të shpëtoje në privat apo mes miqsh, por kurrë në raste kur mbajtur një hipokrizi e mirë, ajo që na lejon të ruajmë raporte me të gjithë.

Edhe ndodh që ndonjë fjale shpëton gjatë konferencave, por jo gjëra të tilla. Para pak ditësh në një konference zyrtare ministri i ekonomisë italiane quajti “Budalla” kolegun e tij Brunetta. Tani, helbete, edhe kishte të drejtë, tha atë që mendojnë një pjesë e mirë e italianëve, por nejse. Flas me disa miq gazetar rumun dhe të gjithë e përgënjeshtrojnë lajmin. Kërkoj në Telenews.ro, nuk flitet për asgjë të tillë dhe C.

A nuk figuron si gazetar i tyre. Lexoj artikujt e fundit të C.

A në Jules News e të gjithë artikujt kanë një racizëm të habitshëm kundrejt shqiptarëve. Djali ka edhe një farë disiplinë duke qene se shkruan vetëm kundër shqiptarëve. Na urren, na urren të gjithëve.

Në këtë pikë, jam gati i sigurt që lajmi është i shpikur. Gazetaria vetëm një rregull themelor ka: verifiko burimet. Nëse një lajm nuk konfirmohet nga të paktën tre burime, ki kujdes. Një lajm i pabesueshëm që nuk konfirmohet askund, me të gjithë gjasat është i shpikur. Por nuk shqetësohem me tej. Jam gati i sigurt, dhe këtu gaboj, që asnjë gazetë s’do e marri këtë lajm. Me një minutë kërkim në internet do e kuptojnë që është me fallco se një kartëmonedhe 4 mije lekshe e do e lenë.

Këtu gaboj, e ky është fakti nr. 2. S’kalojnë as 2-3 ore e lajmi lulëzon në shumë gazeta (!!! ) kosovare e në ndonjë gazetë shqiptare. Të gjithë këta janë bazuar tek ai artikull tek, e kanë përkthyer e botuar. Arrijnë përgënjeshtrimet e para, nga Osservatore Italiano dhe Albania News Por me sa duket ka të drejtë kush thotë që përgënjeshtrimi thjesht e forcon vlerën e një lajmi. Artikujt në shqip vetëm shtohen, dhe mbërrijmë deri aty sa përgjigjet edhe kryeministri Thaçi. Në këtë pikë, nga ora 17.00, kush do mund të verifikojë që lajm është i shpikur. Por me sa duket askush nuk e do. Përkundrazi, lexoj me habi komente të tipit “ Po qeveria jonë pse nuk reagon?” Kush e di se çfarë interesash të pista ka, ndaj nuk flet dot.

Kontaktoj C.

A, atë që na urren. S’po ju lodh me detajet e bashkëbisedimit. Në fillim thotë që shprehja është thënë me mikrofona të fikura, pastaj që ka gabuar gjatë përkthimit, e në fund e pranon. Më thotë që e ka shpikur lajmin: urren shqiptarët sepse është rom. Mendon që shqiptarët i urrejnë romët kështu që me atë të vetën është në rregull. I shpjegoj që nuk i urrejmë romët më shumë se sa urrejmë vetë shqiptaret, kështu që nuk ka pse të ankohet. Urrejtja është e përfshire në paketën turistike.

Para pak muajsh, në Shqipëri u dogj një kamp rom. E dimë të gjithë se pse: duhet të lirohet vend për të ndërtuar pallate të bukura shume katshe. Reagimi i botës civile ( ha ha ) që po aq sa i fortë sa edhe i kotë. A do kishte ndodhur e njëjta gjë sikur ata të ishin shqiptarë? Nuk e di. Si trajtohen romët në kufi me Kosovën e shpjegon shumë mirë Zaimi në këtë artikull . Po ka folur edhe Koloreto Cukali e pak, shumë pak të tjerë.

Thonë që demokracia e një shteti llogaritet nga fakti se si ky shtet mbron minorancat. Kjo duke qene se maxhoranca nuk ka nevoje për mbrojtje. Si llogaritet demokracia jonë? A është kjo shprehje më pak e vërtetë duke qenë se e thonë amerikanët që kanë shfarosur një popull të tërë? Por kjo logjikë është e gabuar: në shekullin e 16 nuk kishte amerikanë. Kishte evropian në Amerikë: anglez, italian, portugez, spanjoll por jo amerikan, akoma jo. Ai gjak bie mbi Evropën.

Para një muaji, ndodhi diçka shume interesante. Na ishte seç na ishte, na ishte një blogger siriane lesbike që jetonte në Damasco. Shkruante me pseudonimin Amina, dhe në internet fliste për të gjithë shtypjet që regjimi diktatorial po i bënte asaj dhe popullit të saj. Lexohej e komentohej nga mijëra veta, artikujt e saj merreshin e përdoreshin si burim lajmesh nga gazetat evropiane me prestigjioze, emri i Aminës u bë simbol proteste kundër regjimit sirian. Por Amina filloi ta tepronte duke shkruar histori që ditë për ditë dukeshin më të pabesueshme. Dikush filloi të verifikonte e zbuloi që Amina ishte një djale amerikan që jeton në Skoci . Por për shume muaj i kishin besuar të gjithë, vërtet të gjithë!

Dje pasdite lajmi filloi të zhdukej nga gazetat italiane, por jo nga ato shqiptare. Duke qenë se nuk ishin akoma mjaft qesharak, menduan të përdorin kartën që përdorin gjithmonë: atë ta hackerave serb. Dyshohet, sipas këtyre zotërinjve që citojnë ministrinë e jashtme shqiptar, që fajtori për këtë lajm është një grup hackerash serb.

Mund të imagjinoni hackerat serb që thonë “ Po Burime nga Ministria e Jashtme shqiptare çuna, ça do sulmojmë sot?” Pastaj çohet më i zgjuari i grupit e thotë “ Unë them të sulmojmë ose Google ose JulesNews. Pasi të futemi te JulesNews botojmë një artikull që thotë kshu e kshu!” “ “ Pu pu, ide gjeniale!” përgjigjen të gjithë e fillojnë shkruajnë artikullin. Po, sado qesharake që mund të duket, funksionon, ashtu si funksionon gjithmonë kur serbet përdoren për të frikësuar shqiptaret. “Kujdes, mos u ankoni shumë se do thërrasim serbët!” thonë si të ishte gogoli. E të gjithë heshtin edhe e drejtojnë urrejtjen andej. Për sa kohë mund të funksionojë akoma kjo lojë?

Sot në mëngjes me sa duket është aktivizuar edhe 1) ministria e Punëve të Jashtme shqiptare, 2) ambasada shqiptare në Bukuresht 3) ambasada rumune në Tiranë.

Kanë kanë zbuluar që lajmi ishte i shpikur.
Këto ishin faktet, këto ishin gënjeshtrat.

Po tani që e zgjate këtë palo artikullin e që e bërë tërkuze, ça nxorre në shesh? pyesin lexuesit e pamëshirshëm. Ndonjë konkluzion, ndonjë “ ça ka dashur të thojë autori me këtë tregim?” Asgjë të tillë, për sot s’kam asnjë konkluzion. Po shpresoj që ju te keni!

Argumenta të trajtuar: Hashim ThaçiKosovë
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Shpend Kursani
Intervista

Situata aktuale në Kosovë. Intervistë me Shpend Kursanin

Nga Albania News
4 Tetor 2019
Albert Prenkaj
Intervista

Drejt Europës me dinjitet. Intervistë me ambasadorin e Kosovës, Albert Prenkaj

Nga Ismail Ademi
18 Maj 2012
Albin Kurti
Kosovë

Nga kufijtë e mundësive te mundësitë për kufijtë

Nga Albania News
27 Korrik 2011
Thaci Berisha
Opinion

Pavarësia nga Shqipëria. Wikileaks, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Nga Albania News
13 Korrik 2011

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

Bugiardo Occidente

Bugiardo Occidente

Arbër Leba
23 Qershor 2021
Castelvecchi Editore
9788832901979
Scanderbeg. Pricipe d’Epiro

Scanderbeg. Pricipe d’Epiro

Demetrio Franco
11 Janar 2021
Youcanprint
9791220314947
La vedova innamorata

La vedova innamorata

Virgjil Muçi
23 Mars 2021
Besa Muci Editore
9788836291410
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}