Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Pra ti mendon të mos votosh?

Nga Darien Levani
14 Prill 2011
Në Opinion

Kur fuqia u hoq nga monarkët, kishte një problem serioz mbi shpërndarjen e kësaj fuqie. Shumë mendonin që duhet të qëndronte në dorën e borgjezisë, të pronarëve të mëdhenj e të fisnikërisë lokale, e në fakt kështu ka ndodhur për shumë kohe. Një sistem i tillë në fakt bie përfundimisht vetëm mbas luftës së dytë botërore.

Votimi, ashtu si shumë gjëra të tjera, nuk është një sistem perfekt për shpërndarjen e fuqisë, por mendoj se është i pranueshëm, sidomos duke parë që në horizont nuk ka alternativa reale.

Kush e di, ndoshta kishin të drejtë kur mendonin që e drejta e votës duhet të qëndronte vetëm në duart e pak njerëzve. Thonë shpesh: nëse unë jam një profesor universitar që lexoj ditë për ditë 3-4 gazeta, jam një votues i ndërgjegjshëm dhe i bëj mirë vendit tim. Por tragjedia qëndron të fakti që një person vlen një votë, kështu që vota ime psh është e barabartë më votën e një personi që gënjehet lehtë nga një premtim apo një tjetër. Ajo që shumë mendojnë, por që askush nuk thotë, është që do ishte e nevojshmë që të votonin vetëm njerëz që kanë një farë shkollimi. Mua më duket shumë e gabuar. Do ishte shumë zbavitëse e pse jo, e nevojshme, që të paktën kush voton të bënte edhe një provim të vogël. A e dini se për çfarë po votoni? A e dini që ky parlament zgjedh qeverinë? A e dini se si funksionon një Shtet?

Te L’esprit des lois, ndër veprat më të rëndësishme mbi shkencat politike i Charles-Louis de Secondat, baroni i Montesquieu kufizon fuqinë e votës. Thotë që e drejta e votës duhet të njihet vetëm për pronarët e mëdhenj, duke qenë se janë edhe ata që do pësojnë nga zgjidhjet ekonomike të qeverise. Natyrisht që nuk mund të bëhet, kryesisht sepse një zgjedhje e tillë do linte të papërfaqësuara klasat më të dobëta sociale edhe ekonomike. Por fakti është që këto klasa janë që janë të papërfaqësuara. E kthehemi në pikë nisje. De facto sot votimi është si të pyetësh një tifoz të Gramshit nëse voton për Realin apo për Barcelonën, dy realitete shumë larg prej tij. E duhet të përgjigjet.

Pas pak do shkojmë të votojmë, të paktën disa prej nesh. Demokracia njeh dy lloj votimesh: ato në të cilët është i nevojshëm një kuorum e ato për të cilët nuk është. Nëse për referendum duhet të paraqiten e të votojnë Po 50% + 1 të personave që kanë të drejtë referendumi kalon, nëse ju nuk kalon. Kjo ama, për fat të keq, nuk vlen për zgjedhjet politike ose lokale. Them për fat të keq sepse sikur për zgjedhjet politike të aplikohej i njëjti mekanizëm mund të kishte disa rezultate pozitive. Psh, nëse nuk paraqitën 50% + 1 duhen ribëre zgjedhjet, e partitë do jenë të detyruara të paraqesin kandidatë të tjerë që mund të shtyjnë njerëzit drejt kutive. Për fat të keq kjo nuk ndodh askund.

E drejtë apo detyrim, ky është problemi i vërtetë. Deri para pak vitesh në vende të ndryshme evropianë nëse nuk votoje për tre herë ta shënonin në çertifikatë penale, sikur të kishe bërë diçka të jashtëligjshme. Por, për fat të keq, votimi nuk është i detyruar, pra është vetëm një e drejtë që mund të përdoret ose jo. E statistikat na thonë që përdoret gjithmonë e më pak, aq saqë në mënyre absurde jemi kthyer në atë periudhe historike në të cilën pushteti është përqëndruar në duart e pak grupeve. Natyrisht që ky grup, ashtu si çdo pushtet, ka interes që të votojnë sa më pak njerëz, në mënyre që të mos prishen ekuilibrat. E kanë arritur të bëjnë një kryevepër komunikimi: tu mbushin mendjen shumë votuesve se vota është, në rastin më të mire, e kotë, duke qënë se nuk ekziston një mundësi për të ndryshuar sistemin më anë të votës.

Unë këtë nuk e kam besuar, nuk e besoj, nuk do e besoj kurrë. Ashtu si nuk besoj arsyet e atyre që sa herë që afrohen votimet deklarojnë që nuk do votojnë apo do e lënë fletën e votimin të bardhë.

Duhet kuptuar mirë që në këto zgjidhje numri i votuesve nuk është i rëndësishëm. Në zgjidhjet për bashki mund të votojnë edhe vetëm tre veta: 2 votojnë për A, 1 voton për B. A fiton më 50% më shumë. Fund. Pjesëmarrja, sado e ulet të jetë, nuk e paragjykon rezultatin përfundimtar.

Kush thotë se nuk do shkojë të votojë, thotë që nuk do shkojë të votojë. E kjo ide, e gabuar, lind nga një keqkuptim: shumë mendojnë se është e mundur të mos votosh. Por s’është e vërtetë, askush prej nesh nuk mund të mos votojë. Për të bërë një shembull shumë banal, nëse unë nuk shkoj të votoj ndërsa ti po, i bie që vota jote vlen dyfish. Të mos votosh = të votosh për fituesit. Mekanizmi i votimit nuk e pranon neutralitetin, thjesht nuk-e-pranon. E kush nuk paraqitët, apo nuk plotëson fletën, apo shkruan Lorik Cana si fitues, thjesht aprovon fitoren e kandidatit A apo B.

Por janë njësoj, thonë, e s’di për kë të votoj. Ama thonë që edhe dy vëllezër binjakë lindur e rritur në të njëjtat kushte, nuk janë e nuk mund të jenë njësoj. Ka gjithmonë një ndryshim, sado të vogël, e këtë ndryshim duhet të kërkojmë. Fushatat elektorale bëhen nga njerëz të ndryshëm, që financohen nga fuqi të ndryshme, e për të vendosur është e nevojshme të shikojmë edhe këto detaje. Këtu s’ka vend as për filozofi, as për citime e as për shprehje të bukura. Nuk janë pushtetarët që duhet të kenë frikë nga populli i tyre, është populli që duhet të ketë frikë nga pushtetaret e tij, e sidomos nga këta pushtetarë. Mund të flasim ditë e natë, por fakti është që vota ngelet instrumenti kryesor për pjesëmarrjen qytetare në jetën politike.

Argumenta të trajtuar: Edi RamaLulzim BashaZgjedhjet Lokale
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Corpo presente-Trup i pranishëm

Corpo presente-Trup i pranishëm

Shkurt 2021
Gëzim Hajdari
Besa Muci
9788836291656
Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Guida Albania: Itinerari, curiosità e attività in famiglia

Qershor 2022
Alban Ndoka
9798837455803
Il sapore di una rosa blu. L’amicizia

Il sapore di una rosa blu. L’amicizia

Shtator 2021
Aurora Hazizaj
9798478173081
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}