Një histori shqiptaro-europiane

Së fundi nga një sondazh i bërë në Ballkan për të matur mbështetjen që popujt kanë për integrimin në strukturat e BE, rezultoi që shqiptarët ishin më lart në përqindje se cilido vend tjetër.

Aq i lartë është entuziazmi sa që mund të themi se në Shqipëri nuk bëhet më fjalë për mbështëtje, se kjo do të implikontë një lloj racionaliteti logjik. Mbështetje do të thotë që ti e ke të qartë projektin, e di se çfarë humb e çfarë fiton, e në fund vendos ta mbështesësh apo jo këtë projekt, që në rastin tonë është ai i Bashkimit Europian.

Në Shqipëri bëhet fjalë për dashuri pa kushte, për një lloj magjepsjeje e cila nëse do e dekonstruktontë në terma social-ekonomikë projektin Europian do ia prishtë magjinë dashurisë. Kështu që shqiptarët vendosin që Bashkimin Europian ta dashurojnë pa kushtë prej 20 vjetësh, pavarësisht se jo gjithmone kanë marrë shenja reciproke nga vetë Bashkimi.

Kjo sjellje politike në botën shqiptare nuk është e re, në fillim donim jugosllavët, madje dhe pse sot mund të duket e pamundur, në një intervistë për Nju Jork Tajms në vitin ‘45 Enver Hoxha i quantë jugosllavët vëllezër të një gjaku me shqiptarët. Më pas pasoi dashuria pa kushtë me Bashkimin e madh Sovjetik, e për ta mbyllur roamcë maoiste, nën tam-tamet e vëllazërisë mes popullit shqiptar dhe atij kinëz. Sheshi që qëndron në mes të Tiranës, e quhet “Skenderbej” ka pritur e percjellë turma të medha njerëzish e liderë popujsh që janë adhuruar me të njëjtën dashuri e janë sulmuar me të njëjtën urrejte, në po të njëjtin shesh. Gjithë kjo ka ndodhur në një hapësirë kohore jo më shumë se ‘60 vjeçare. Pra nëse përdorim një shëmbull simbolik, një shqiptar me jetëgjatësi mesatare është stacionuar në atë shesh sistematikisht për të urryer apo dashuruar popuj, kultura e politika që përfaqësoheshin nga vende të ndryshme, pa e kuptuar realisht as pse po i dashurontë e as pse po i urrente.

Pas viteve ’90 i vetmi diell që ndriçontë fytyrat e mendjet e shqiptarëve ishtë perëndimi. E ashtu si dhe me parë diskutimi politik u mbush me shprehje për dashurinë ndaj perëndimit, duke i konsideruar europianët e Brukselit si miqtë shekullore të Shqipërisë!!!Në diskursin politik shqiptar të këtyre 20 vjetëve pluralizëm jo vetëm që nuk ekziston ndonjë rrymë euroskepticizmi, jo vetëm që nuk ka një debat teknik mbi kushtet e integrimit në BE, por situata tashmë ka dalë nga kontrolli duke u zhvendosur nga rrafshi logjik në atë metafizik.

Liderët Shqiptarë akuzojnë sot njëri-tjetrin për mungesë dashurie për Europën e Amerikën. Socialistët deklarojnë që ishin ata që e nisën procesin e asocim-stabilizimit pra janë ata dashuria ontologjike e Perëndimit, ndërsa liderët e Partisë demokratike deklarojnë që janë ata që perëndimi do më shumë, sepse në mandatin e tyre po jepet liberalizimi i vizave.

Situata precipitoi aq shumë sa pati festa e gëzime edhe në kohën e pranimit të aderimit të Shqipërisë në NATO, një institucion i një sikleti të domosdoshëm edhe për vetë europianet, që në thelb promovojnë vlera të paqës dhe humanizmit, pra u gëzuam edhe kur u bëmë pjesë e institucionit më paradoksal perëndimor.

Pikërisht aderimi në këtë institucion në Tiranë u prit me festë e hare, koncertë që organizoheshin nga të katër anët e Shqipërisë. Një gosti gjigande për hyrjen në një koalicion ushtarak që eventualisht do të bëjë luftëra. Pra ne jo vetëm dashurojmë pa kushtë Perëndimin dhe vlerat që ai propogandon, por dhe paradokset e tij.

Kjo situatë orgjie ekzaltuese dashurie pro-perëndimore i shërben shumë lidershipit të sotëm politik në Shqipëri që nëpërmjet kartës së Bashkimit Europian krijon hegjemoninë e domosdoshme jo vetëm për të shtypur çdo lloj debati apo diskutimi për politikat që ata ndërmarrin (zakonisht justifikimi i politikave që nxjerrin në rrugë mijëra njerëz, mbyllin vendet e punës, apo shkatërrimin e pronës publike e quajnë kusht nga Bashkimi Europian). Shpeshherë kjo eurofili përdoret si mburojë e mirë për aferat jo shumë legjitime që zhvillon politika në pushtet, që nuk druhet të lakojë lehtazi direktivat e BE.

Një shëmbull klasik për këtë është rasti i Gërdecit. Në një nga direktivat e Natos, kërkohej që Shqipëria të shkatërrojë armatimet e saj të vjetra. Menjëherë ministri i mbrojtjes ia dha këtë të drejtë një kompanie shqiptare me bashkëpunëtorë amerikanë. Një prej fabrikave të demontimit shpërtheu duke vrare 26 njerëz e duke plagosur qindra të tjerë vetëm pak km. nga Tirana. Fabrika ishtë e ndërtuar në një vend të banuar, pa asnjë kusht sigurie, ndërsa demontimi bëhej nga fshatarët e zonës të cilet ishin të paspecializuar. Kjo silltë përfitime për politikanët në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre amerikanë. Ministri i mbrojtjes e justifikoi shpejtësinë me të cilën e dha këtë licencë me kushtet që sipas tij paskësh vendosur NATO, duke ia veshur kështu me një shpullë perëndimore fytyrës së atyre që vendosën të vinin në diskutim një iniciativë të tillë.

Fshati shqiptar sot është ne një degradim total, prodhimet bujqësore shqiptare nuk e arrijnë dot tregun. Që pas marrëveshjes së imponuar të heqjes së tarifave doganore fqinjët tanë, por dhe vende të tjera të BE zaptojnë çdo lloj tregu. Shqipërisë i ndalohet subvencionimi apo ndihma për fshatarët, gjë që nuk ndodh në vende të tjera. Në këto kushtë bujqësia shqiptare, një prej kolonave të pakta ende funksionale të ekonomisë tonë, është në një kolaps total. Gjendja po e shtyn fshatarin drejt një varfërimi ekstrem.

Megjithatë ajo që e rëndon situaten është perversiteti i imponimit të kësaj ideologjie në kushtë gati utopikë. Rregullat e BE nuk diskutohen, ata e kanë dashur këtë e ne nuk kemi rrugë tjetër veçse t’ua japim. Pra fshatari shqiptar jo vetëm që nuk ndërhyn dot përballë kësaj hegjemonie në mënyrë që të ndryshojë termat ekonomikë për të garantuar mbijetesen, por as që mundet t’i diskutojë ato në rrafsh publik.

Ditët e fundit nga Parlamenti Europian u hap drita jeshile për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Shpresa e fundit që po gatuhet në tryezat bosh të shqiptarëve është fakti që eventualisht në një të ardhme shqiptarët do të jenë pjesë e një tregu të madh pune e kjo do të mund ta amortizojë plagën 20 vjeçare të shqiptarëve, atë të papunësisë. Ky “plan” jo vetëm deklarohet nga politika zyrtare, por ka gjithashtu një mbështetje të madhe në popull. Në mendje mbahet ende Europa e pasur që do të pasurojë këdo që është në të.

Mirëpo ky plan për punësimin është i kotë, jo vetëm kur shkojnë shqiptarët jashtë, por edhe kur vijnë të huajt këtu, për të investuar. Një shëmbull është eksperienca e kompanisë Bechtel në Shqipëri, kompani e kontraktuar nga shteti për të ndërtuar veprën më të madhe që pas rënies së komunizmit. Një rrugë që lidh Tiranën me skajin verior të vendit, kufirin me Kosoven, dhe eventualisht me Prishtinën. Në ndërtimin e kësaj vepre kompania u detyrua të eksportontë forcë punëtore nga Turqia, edhe pse zona në të cilën po ndërtohej është më e varfra në Shqipëri, me nivelin më të lartë të papunësisë, 25 deri ne 30%. Por kompania nuk mund t’i punësontë vendasit, sepse rezulton që ata nuk kanë asnjë aftësi. Janë vetëm të papunë dhe kaq, totalisht të patrajnuar për t’u pershtatur me cilëndo industri moderne. Shqiptarët e papunë nuk dinë të përdorin asnjë mjet teknologjik e në shumicën e rasteve nuk kanë as patentë për drejtimin e makinës. Janë punëtorë krahu, si në mesjetë. Kështu që në tregun e modernizuar europian kjo klasë e lënë në mëshirë të fatit nga shteti shqiptar, pa asnjë aftësi, do të rezultontë sërish e papunë dhe pse kësaj here e integruar në një territor gjeografik më të madh.

Nuk ka asnjë dyshim nga ana tjetër, që perëndimi, me
vlerat e tij politike, sociale dhe kulturore, është sot rruga e vetme për tu ndjekur nga Shqiptarët. Nocioni modernist që propozon perëndimi dhe filozofia përfaqësuese e tij është në thelb emancipimi dhe progresi shoqëror. Por në kushtet e gjendura Shqipëria, siç do thoshtë Stiglitz, është një varkë letre që përpiqet të kalojë oqeanin. Mbytja është e sigurtë.

Ne këto kushte shteti shqiptar, por mbi të gjitha institucionet europiane që janë ndërtuar për zhvillimin e këtij projekti duhet domosdoshmerisht ta zhvendosin vëmendjen prej diskursit thjesht legjislativ e të shkojnë në propozimet konkrete në terren. Programe trajnimi që do të krijonin aftësi për klasën punëtore shqiptare që të pershtatet me tregun e ri në të cilin po futet. Duhet synuar zhvillimi i kesaj klase jo vetëm në aspektin teknik por dhe atë politik, nëpërmjet përfaqësimit sindikal. Kjo do të thotë që Europa duhet ta shohë urgjentisht përqasjen e saj neo-liberale të tregut të lirë, kur flitet për Shqipërinë. Kjo përqasje nëse me vende të zhvilluara ka sjellë probleme, me vendin tonë do të ishte tragjike. Integrimi i Ballkanit në këto kushte do të sillte një amplifikim të rastit rumun në shumë celula të tjera, të cilat eventualisht do të sillnin një atmosferë të pakëndshme ne Europë e do të shtynin drejt pushtetit parti të ekstremit të djathtë, një “luks” që Europa sot nuk ia lejon dot vetes.

Apasionimi ynë me tregun e lirë e me politikat neo-liberale mund të sjellë në afat-shkurtër një përfitim për ekonominë e shteteve të zhvilluara europiane por asgjë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Nëse Ballkani nuk trasformon ekonominë e tij, nga një ekonomi magazinimi dhe konsumi në një ekonomi prodhuese, atëherë do të krijohet një peshë që Europa nuk e mban dot, e Ballkani do jetë gjithmonë i paqëndrueshëm. Për këtë arsye më shumë sesa krijimi i një tregu të madh europian, do të duhej që vështrimi të hidhej ne krijimin e tregjeve të vogla Europiane të partikulariteteve për çdo vend. Shqipëria në Bashkimin Europian do të thotë një vend për njerëzit që punojnë dhe ndërtojnë këtu, e jo një mundësi arratisje nga vendi i tyre. E për fat të keq, ky proces nga mënyra se si trajtohet sot nga politikat neo-liberale europiane në raport me Ballkanin e posaçërisht Shqipërinë po e trasformon nga një problem lokal në një problem global, si në aspektin social, ashtu dhe në atë kulturor e politik.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version