Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Mbi unitetin e natyrës njerëzore, dhe prishjes së kompromisit fillestar

Nga Alfred Bushi
21 Tetor 2010
Në Opinion

Fati tragjik i njerëzimit, tashmë qesharak dhe shumë i dukshëm, duket si diçka të cilën teologjitë e deritanishme e kanë profetizuar por pa hasur atë tokë pjellore ku fara e hedhur prej tyre do lindte frytet e para me të cilat do ushqehej njeriu.

E gjithë historia e ideve, mendimi i atyre që krijuan apo i dhanë impulset e para zhvillimit të shkencave dhe arteve, teodicete mbi të gjithëfuqishmin dhe të mirin, traktatet e ndryshme mbi natyrën (pra filozofia) janë përpjekur të tregojnë që me njohuritë e tyre njeriu mund të krijojë në vetvete një botkuptim mbi të qenurit i vetdijshëm si për vendin e tij në natyrë ashtu mbi unitet e pa ndryshueshëm me të.

Njeriu asnjëherë nuk ka arritur të kapë thelbin e vërtetë të gjërave e asnjëherë nuk ka arritur të krijojë diçka të cilën vetë koshienca e tij ta vlerësoje si pohim i të qenurit pa e gjykuar si te mirë apo të keqe. Asnjëherë nuk ka arritur të vlerësojë unitetin e të qenurit dhe qenies së tij, të shkatërrimit dhe krijimit, të luftës dhe paqes, së keqes dhe së mirës, dhe të gjithe proçesit intim e të pavetëdijshëm që iu paraprin atyre.

Nëse bota e civilizuar – siç thoshte Frojdi – e ka gjenezën në shtypjen e vazhdueshme të instikteve, atëherë fillesa e këtij proçesi duhet të ketë qenë kompromisi thelbësor mes Eros-it (dëshira për të jetuar) dhe Thanatos-it( dëshira për të vdekur), mes instikteve seksuale dhe kulturës deseksualizuese që po lindte filizat e para.

Kjo nuk do të thotë se pohimi i njërës sjell mohimin e plotë të tjetrës, por është fakti i të qenurit të vetëdijshëm se të luftuarit në emër të njërës sjell pohimin e vazhdueshëm të së kundërtës së saj në mënyrë agresive dhe te dëmshme. Fakti që shumë gjëra vazhdojnë të egzistojnë akoma në thellësi të koshiencës së njeriut, në formë të pavetëdijshme, do të thotë se uniteti i qenies me të qenurit është i pakundërshtueshëm dhe i nevojshëm. Luftrat për arsye të ndryshme; dhuna, sadismi, egoismi, ideologjitë rraciste, janë shenja që tregojnë për një natyrë jo të dyfishtë të njeriut po për një unitet të brendshëm që është shkrirje e Eros-it dhe Thanatos-it.Po të mos kishte asgjë për të mohuar përse do të na duhej pohimi!Dhe për Natyralistët e 700’–ës, konceptet e ekuilibrit dhe unitetit përbëjnë bërthamën e të gjithë vazhdimësisë dhe varietetit të natyrës. Uniteti i të gjitha qenieve të gjalla përbën bazën e këtij varieteti pasi krijon kushtet e përshtatshme për vazhdimsinë e specieve të ndryshme. Lufta për egzistencë është ligji intim i natyrës pa të cilin natyra vetë do të gjendej në një çekuilibër që do të sillte vetshkatërrimin e të gjitha qenieve të gjalla, përfshirë dhe njeriun. Në natyrë nuk egziston ligji i më të fortit por ai i të mbijetuarit të species që është thjesht nevojë e qenieve të gjalla për të vazhduar më tej egzistencën e tyre; është një unitet sublim që qeveris çdo pjesë të natyrës. Vetëm nëpërmjet unitetit gjendet ekuilibri dhe nëse një nga pjesët që përbën unitetin devijon apo krijohet ndonjë mutacion i cili ka prejardhje të jashtme atëherë ky uniformitet mund të shprishet deri sa të degradohet i gjithi duke shënuar fundin e ciklit jetësor.

Ky kompromis fillestar mes vazhdimsisë së specieve dhe luftës për egzistencë në natyrë ka ngelur i pa ndryshuar deri kur ndërhyrja e njeriut të teknikës bëri të mundur prishjen e këtij ekuilibri.

Njerezimi dhe Teknologjia – Uniteti vs Shkatërrimi teknologjikNëse deri tani po flitej për unitetin e qenies njerëzore atëherë lind pyetja: si ndodh që lindja dhe zhvillimi teknologjik kanë marrë një vrull të pandalshëm i cili po vë në rrezik dhe egzistencën e tij mbi tokë. Po flisnim për një ekuilibër, i cili fatkeqsisht tashmë është thyer; për një unitet që është shprishur pasi dominimi i instikteve, si ai agresiv po ashtu dhe shkatërrues, kanë fituar një përparësi të konsiderueshme në krahasim me pjesët e tjera të natyrës dhe të kulturës tonë. Instikti i vdekjes ka dalë fitimtar përballë instiktit për jetë dhe kulturës sonë të bazuar në ndalimin e tij.

Frojdi thoshte se me anë të punës njeriu ka mësuar të shfryj dhe të transferoj fuqinë shkatërruese të disa instikteve në energji të dobishme për të dhe në plotësimin e nevojave te tij. Zhvillimi teknologjik ka bërë të mundur transferimin e instiktit agresiv të njeriut drejt një objekti siç janë pjesët mekanike apo makineritë e ndryshme. Personalisht jam i idesë që makina është një nga produktet teknologjike që njeriu në mënyrë të pavetdijshme ka krijuar për të shfryrë instiktin e tij agresiv, gjithashtu dhe për të lehtësuar lodhjen fizike që duhet për t’u zhvendosur nga një vend në një tjetër. Kënaqësia që ndjen njeriu kur plotëson nevojat e tij instiktive nuk marrin parasysh efektet që mund të ndodhin në të ardhmen. Është siç ndodh me instiktin seksual që nuk është i ndaluar në mënyrë të plotë prej kulturës njerëzore, i cili mendon të kënaq një pjesë të trupit.

Nëse deri vonë objekti ku fokusohej të plotësuarit e nevojës instiktive ka qenë njeriu, tashmë atë objekt e përbëjnë makineritë.

Nëse për Marksin makineritë përbënin alienimin e njeriut si forcë punëtore, në rastin tonë përbëjnë alienimin e instikteve si atij shkatërrues dhe atij agresiv. Ky alienim kryhet drejt një objekti (gjëja drejt së cilës drejtohet plotësimi i një dëshire instiktive) i cili mund të jetë njeriu, dhe në këtë rast nuk ka asnjë anomali, por problemi qëndron në rastin kur objekti përbën një krijesë artificiale të krijuar dhe të pranuar prej botës së civilizuar e që është produkt i kulturës shoqërore.

Makineritë marrin statusin e objektit që plotëson nevojat instiktive e janë pasqyrimi i objektit që plotëson dëshirat i pranuar prej shoqerise, në ndryshim me rastin ku instikti i agresivitetit përbën devijim dhe dënohet prej shoqërisë.

Si përfundim, kemi arritur në një pikë ku dialektika e jetës ( Eros-i vs Thanatos) nuk përbën më unitet pasi shoqëria dhe individi kanë arritur alienimin e plotë nga krijesat artificiale që ka sjellë zhvillimi teknologjik. Pranimi i tyre si diçka e ligjshme përbën njëanësimin dhe prishjen e ekuilibrit që mban giallë natyrën tonë kontradiktore e cila përbën bazën e unitetit dialektik. Njeriu i civilizuar asnjëherë nuk ka ditur të mbaj barazpeshë në proçesin jetësor pasi kultura e tij ka qenë gjithmonë në luftë me instiktet e tij. Tashmë njëanësimi po sjell vetshkaterrimin e tij. Kompromisi fillestar mes instikteve dhe kulturës, ajo vija ndarëse që bashkon dy anët e kundërta, tashmë është holluar e stërholluar… derisa të këputet vetvetiu.

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Amati!

Amati!

Shkurt 2022
Leonida Tanushi Hoxhaj
Bertoni Editore
9788855354448
Vena: Glossario italiano-albanese

Vena: Glossario italiano-albanese

Tetor 2022
Gino Luka
9798849707907
La stella della solitudine

La stella della solitudine

Qershor 2022
Bletana Hamzaj
Porto Seguro
9791254922569
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}