Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Franca nuk mban premtimin e dhënë Ballkanit për lëvizjen pa viza

Albania News
30 Shtator 2010
Në Opinion

Më 14 shtator Komisioni Evropian raportoi që Shqipëria dhe Bosnia kishin bërë gjithçka që duhet të bënin sipas Bashkimit Evropian, për t’u kualifikuar për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Kjo ishte njohja zyrtare e një pune të madhe dhe reformave të rëndësishme përgjatë më shumë se dy viteve.

Shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë kanë përfituar nga udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian që prej dhjetorit të shkuar. Ajo që tashmë i ndan shqiptarët dhe boshnjakët nga e njëjta liri, në fund të vitit 2010 janë votat nevojshme të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për të hequr pengesën e vizave.

Procesi i liberalizimit të vizave është një shembull i mirë i “fuqive të buta” të BE-së bazuar në kushtëzim të qartë. Në fillim të vitit 2008 pesë shteteve të Ballkanit iu dorëzua një udhërrëfyes i hollësishëm në të cilin ishin rreshtuar rreth 50 kushte. Kërkesat përfshinin nga lëshimi i pasaportave të sigurta biometrike tek mbrojtja e kufijve, nga mekanizmat e reja për të luftuar krimin e organizuar dhe emigrimin e paligjshëm tek përmirësimi i bashkëpunimit me agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit. Ky proces i ka kthyer shtetet e Ballkanit në partnerë të rëndësishëm për mbrojtjen e BE-së nga rreziqe të jashtme.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia i plotësuan kushtet e BE-së në 2009. Edhe pse Bosnja dhe Shqipëria ngelën pas, ato kanë arritur tashmë fqinjët e tyre. Ashtu siç u shpreh edhe Komisioni, “Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur standardet e hapura […] dhe si pasojë mund të transferohen nga lista negative e Rregullores 539/2001 (Shtojca I) në atë pozitive (Shtojca II).”Për këtë arsye, fakti që Franca kundërshtoi të mbante premtimin e BE-së, të enjten e shkuar, duke sfiduar gjetjet e Komisionit në një sërë fushash, erdhi si tronditje.

Thelbi i vërejtjeve të Francës është i lehtë për t’u kundërshtuar. Vlerësimet e Komisionit janë të bazuara në qindra kritere specifike. Komisioni ka kryer rreth 30 misione në terren në Shqipëri dhe Bosnjë gjatë dy viteve të fundit për të verifikuar përparimin e bërë. Me qëllim që të siguroheshin qeveritë kombëtare, misioni ka përfshirë ekspertë të propozuar nga vendet e BE-së. Hulumtimet dhe analizat e ESI-t kanë treguar se vlerësimet e Komisionit kanë qenë të drejta dhe me baza të shëndosha. Masat e marra nga Bosnja dhe Shqipëria tashmë po japin rezultatet e tyre. Në qershor 2010 Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit përgëzoi Bosnjën për punën e saj “në parandalimin e kriminelëve të rrezikshëm nga përdorimi i dokumenteve të rreme të udhëtimit dhe automjeteve të vjedhura të kalojnë kufijtë.” Në raportin më të fundit mbi “Trafikimin e Personave”, botuar këtë verë, Departamenti i Shtetit e ngjiti Bosnjën në krye të vendeve që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në mënyrë efektive. (Kroacia është i vetmi nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor përfshirë në këtë kategori, shtatë vende anëtare të BE-së janë të renditur më poshtë). Në Shqipëri, numri i të dënuarve nga gjykata të shkallës së parë për krim të organizuar u rrit nga 317 në 2008 në 446 në 2009. Po kështu, këtë vit, agjencia e prokurimit publik fitoi vendin e dytë të dhënë nga OKB-ja për përmirësimin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë në shërbimin publik.

Fakti që Franca po sfidon rezultatet e Komisionit dhe që argumenton se Bosnja dhe Shqipëria nuk duhet të marrin në 2010 atë që Serbia mori në vitin 2009, nuk bën gjë tjetër veçse dëmton besueshmërinë e dobësuar sakaq të BE-së në të gjithë rajonin – dhe sugjeron se kushtëzimi i BE-së është politik dhe nuk ka lidhje me reformat. Tashmë kanë filluar të qarkullojnë një numër arsyesh të mundshme për ndryshim e pozitës franceze. Disa besojnë se ky veprim është pjesë e një kryqëzate franceze kundër Komisionit, i cili kohët e fundit kritikoi qeverinë e Sarkozy mbi mbylljen e kampeve rome dhe dëbimin e banorëve të tyre në Rumani. Të tjerë argumentojnë se ajo është e bazuar në paragjykime populiste, anti-myslimane.Popullsitë e të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë janë kryesisht të krishtera. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina (dhe Kosova, së cilës ende nuk i është dhënë një proces të liberalizimit të vizave) kanë shumicë myslimane. Fakti që një perceptim i tillë do të përbëjnë një kërcënim të madh për interesat evropiane në Ballkan nuk i ka shpëtuar askujt e aq më pak Ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kushner. Në një koment të botuar disa muaj më parë, Kouchner ka shkruar:“Kushtet teknike natyrisht që duhet të plotësohen, por ne nuk duhet të lejojmë të fitojë terren ideja se myslimanët e Ballkanit janë të diskriminuar dhe të penguar për të përfituar nga masat, të cilat serbët apo malazezët kanë përfituar me të drejtë që nga fundi të vitit të kaluar. E drejta për të udhëtuar lirisht në Evropë është thelbësore për të lejuar popujt e Ballkanit Perëndimor të ndjehen si anëtarë të plotë të të gjithë familjes evropiane”.Ku e lë gjithë kjo BE-në? Rezultati më i mirë për shumicën dërrmuese të shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, i cili është fuqishëm në favor të heqjes së regjimit të viza sa më shpejt të jetë e mundur, do të ishte të bindnin Francën që ajo po gabon.

Ministria e jashtme franceze mund të ndihmojë duke paralajmëruar Pallatin Elysée mbi dëmin e madh që kjo pozitë kundërshtuese mund të ketë për imazhin e Francës në rajon.

Mundësia e dytë është se presidenca belge e BE-së mund ta hedhë këtë çështje në votim, pavarësisht nga kundërshtimet e Francës. Për sa kohë që Franca qëndron e vetme, kundërshtimet e saj mund të rrëzohen lehtë nga votat. Edhe në qoftë se një ose dy shtete anëtare i bashkohen kampit francez, mund të arrihet gjithsesi “shumica e cilësuar” (një shumicë prej tre të katërtave). Kjo do të tregojë në rajon se shumica e shteteve anëtare refuzojnë komprometojnë politikën e kushtëzimit të “rreptë por të drejtë” të BE-së.

Rezultati i tretë dhe më i keq do të jetë që Franca të “triumfojë” dhe me të, të bashkohen edhe anëtarët e tjerë të BE-së. Në këtë rast, Bashkimi Evropian do të thyejnë premtimin e vet të qartë në rajon. Kjo do ta rrezikonte seriozisht ndikimin e BE-së në një moment kritik. Në Bosnjë, do të diskreditonte të gjithë ata që në 2009 argumentuan se të gjithë grupet etnike në vend duhet të punojnë së bashku për të arritur kompromise të vështira në interes të integrimit në BE dhe të udhëtimit pa viza. Në Shqipëri, kjo do të minonte përpjekjet evropiane për të sjellë një dozë stabilitetit në një mjedis të brendshëm të polarizuar shumë. Mbi të gjitha, refuzimi për të shfuqizuar kërkesën për vizë do të dërgonte një sinjal të standardeve të dyfishta.

Pushteti i butë i BE-së shpesh konsiderohet si mjeti më i fuqishëm i politikës së jashtme. Megjithatë, ky pushtet varet nga besueshmëria dhe konsistenca e politikave të BE-së. Në qoftë se BE-ja do të tërhiqej pas në premtimin e saj për udhëtim pa viza, besueshmëria e përpjekjeve të saj të ardhshme në Bosnje dhe Shqipëri, por edhe në Kosovë, do të vuajë jashtëzakonisht.

Franca ka bërë shumë për rajonin e Ballkanit që nga Samiti Zagrebit në vitin 2000. Vetë samiti, i pari që i ofroi Ballkanit një perspektivë evropiane, ishte nismë e Presidentit të atëhershëm francez Zhak Shirak. Ministri i jashtëm dhe intelektualë francezë kanë paralajmëruar kundër paragjykimeve anti-myslimane në politikat e BE ndaj Ballkanit. Këtë javë, ambasadorët e BE-së do të diskutojnë çështjen e vizave në Bruksel. Takimi i tyre është një mundësi për Francën që të heqë dorë nga politika e saj çuditërish e papërgjegjshme ndaj Bosnjës dhe Shqipërisë.

Autoret e
ketij artikulli, Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer kanë themeluar dhe drejtojnë European Stability Initiative, një think-tank që ka ndjekur nga afër procesin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor. www.esiweb.org/whitelistproject

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Futuro in Arbëria: visioni di donne

Futuro in Arbëria: visioni di donne

Prill 2023
Lorenzo Fortunati
C&P Adver Effigi
9788855244763
Persi tra i colori

Persi tra i colori

Dhjetor 2022
Irma Kurti
Youcanprint
9791221447941
Milena insegnami la felicità

Milena insegnami la felicità

Tetor 2023
Megi Bulla
Fabbri Editori
9788891589613
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali