• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Mos pyesni veten se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj, por çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju

Ndoshta vetëm kush nuk e njeh aspak botën e emigrimit apo botën në përgjithësi, mund të habitet për faktin që fëmijët e refugjatëve flasin anglisht, italisht apo greqisht e jo shqip.

Nga Darien Levani
22 Shtator 2010
Në Opinion
0
ALBANIA
80
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Ndoshta vetëm kush nuk e njeh aspak botën e emigrimit apo botën në përgjithësi, mund të habitet për faktin që fëmijët e refugjatëve flasin anglisht, italisht apo greqisht e jo shqip. Kjo habitje zakonisht përkon me periudhën e pushimit kur nëpër gazeta e televizione fillojnë të hidhen dy pyetje: një, sa lek kanë pru këta emigrantët këtë verë e dy, pse fëmijët nuk flasin shqip?

Mbijnë si kërpudhat mbas shiut lloj lloj aventurieresh, opinionistësh e intelektualë që flasin për këtë problem të rëndë ( gjuhen, jo prurjet ekonomike ) e që janë fotokopje të njëri tjetrit duke qenë se rrallë arrijnë të bëjnë një analizë ( po kërkoj shumë ) apo një studim të thjeshtë mbi arsyet-efektet. Zakonisht preferojnë të shtrojnë ndonjë argumentin nacionalist, një citim nga Fishta, dy statistika, një citim nga Nietzche,pjesa “si e mendoj unë që ju emigrantët duhet të edukoni fëmijët” konkluzione e fund. Me shtatorinedhe vala e këtij problemi bje, për tu ripërsëritur në Qershor-Korrikun e ardhshëm, e kështu me radhe, viti mbas viti.Megjithatë, s’ka asgjë të habitshme te fakti që fëmijët flasin gjuhë të huaja, nëse mbahen parasysh dy fenomenë të thjeshtë: edukata e familjes së tyre dhe ndikimi i shtetit shqiptar përtej kufijve të tij. Na pëlqen a s’na pëlqen, emigrimi shqiptar në thelb është emigrim ekonomik. Pjesa më e madhe e atyre që jetojnë jashtë janë punëtorë të rëndomtë, zakonisht me arsim të mesëm e në raste të shumta u mungon emancipimi i nevojshëm për të kuptuar rëndësinë e mbajtjes dhe të transmetimit të gjuhës. Në këto familje gjuha shqipe kalon si pasoje e përvetësimit pasiv duke qenë se prindërit mes tyre flasin shqip,kështu krijon fenomenin e zakonshëm në të cilin edhe pse fëmijët e kuptojnë gjuhen e nënës nuk janë të aftë ta flasin. Edhe atë pak që mësojnë, e mësojnë duke “vjedhur”. Nga ana tjetër, shpesh here janë vetë prindërit ata të cilët ngulmojnë që fëmija të mësojënë radhë të parë gjuhën e vendit që e mirëpret, në mënyrë për të mos pasur vështirësi në shkollë e më vonë në punë. E si mund ti qortosh?Ka edhe përjashtime, natyrisht, por siç e thotë vetë fjala, janë përjashtime.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe fakti që ura që emigrantët mbartin drejt Shqipërisë po dobësohet ditë për ditë. Emigrimi që ka ndërtuar familje jashtë atdheut, ka vendosur që të bëjë këtë sakrificë më se shumti për të ardhmen e fëmijëve të tij. Janë njerëz qe rropaten gjithë ditën nëpër kantiere, bahçe, fabrika apo stane e që nuk pyesin veten se çfarë mund të bëjnë për vendin e tyre, por çfarë mund të beje vendi i tyre për ta. Në të dyja rastet, e vërteta e hidhur është që askush s’mund të bëjë asgjë për tjetrin.Shteti shqiptar e ndjen që emigranti ekziston kur i leverdis ta paraqisi si numër në këtë apo atë statistikë. Për emigrantin shteti shqiptar jashtë Shqipërisë është një godinë që mban emrin e padenjë “ambasadë”, vendi më i përshtatshëm në do të humbësesh ca ditë punë e të provosh stresin njësoj sikur të ishe në vendin tënd. Në këtë kuptim, e vetëm në këtë kuptim, ambasadat shqiptare përfaqsojnë denjësisht shtetin shqiptar.Natyrisht, e gjithë kjo hapësirë mund të mbushet me ndihmën e një patriotizmi të sëmurë tipik shqiptar, atij “ Në shqiptaret ja shkërdhejmë motrën më të bukurit…!” por ky patriotizëm është luks, e është një luks që shumë prej emigrantëve nuk arrijnë ta perfeksionojnë. E sidoqoftë, patriotizmi nuk është i trashëgueshëm, kështu që edhe këtu dy më hiç.

Me kalimin e kohës edhe lidhjet farefisnore humbasin forcën, e me këtë edhe arsyet për tu kthyer në atdhe, përjashto këtu ndonjë dasëm a varrim, e pushimet karakteristike. Në këto raste ndodh edhe që fëmijët e gjorë lindur e edukuar me një kulture tjetër pësojnë një tronditje të vërtetë kur kthehen në tokën e prindërve, rrethuar nga individë të çuditshëm që i pyesin në duan më shumë nënën apo babin e që i qortojnë se pse flasin një gjuhë të huaj.Influenca e shtetit shqiptar përtej kufijve të tij, promovimi i kulturës shqiptare nëpër botë, punë intensive e ambasadave, aktivitete të ndryshme mund të kishin qënë një mënyrë e mirë për të ndihmuarndërtimin e mbajtjen e një komuniteti të vlefshëm qoftë për vendet mikpritës qoftë për atë shqiptar. Por këto janë kodra mbas bregut.Përderisa ambasadat të jenë vetëm një parking për të dërguar ndonjë mik a armik të përkohshëm, pa u vënë në dispozicion as fuqinë politike e as strukturën ekonomike për të qenë faktor i rëndësishëm në jetën e komunitetit shqiptar, ambasadat do vazhdojnë të jenë vetëm burim problemesh e certifikatash.Ndonjëherë balerina, futbollist a shkrimtare shqiptare bëjnë në një ore më shumë punë se sa bën ambasada në një vit. Opinionistët jo.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Ambasada RomëDiaspora ShqiptareGjuha shqipeKombi ShqiptarShqipëria
Shpërnda80CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version